-
Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Sa i takon besimit fetar, 1.1 milionë janë deklaruar myslimanë, 384 mijë të krishterë, 85 mijë ateistë e 332 mijë të pacilësuar.
28 Qershor, 10:37 -
Shtyhet me 9 ditë publikimi i të dhënave të Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë
Rezultatet e Censit të Popullsisë dhe banesave do të publikohen më 28 qershor nga data 19 që ishte parashikuar. Opozita tha se të dhënat duhej të dilnin shpejt pasi u morën online, ndërsa akuzuan qeverinë se ka frikë nga realiteti dhe se po ndërhyn për të shtuar numrin e popullsisë.
27 Maj, 11:15 -
Hakerat iranianë sulmuan sistemin, INSTAT për Report TV: Të dhënat e Censit s'u prekën, nuk ishin hedhur në servera
Pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT më 1 shkurt, autoritetet thonë se fshihet grupi Homeland Justive, i sponsorizuar nga shteti iranian.Për Report Tv INSTAT thotë se nuk janë prekur të dhënat e CENSIT pasi nuk janë të hedhura në servera.
13 Shkurt, 14:02 -
Sulmi kibernetik, reagon sërish INSTAT: Të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i sulmit
Instituti i Statistikave ka reaguar sërish pas sulmit kibernetik që preku sistemin më 31 janar 2024. Në një postim në rrjetet sociale, INSTAT bën të ditur se do të shtyhet publikimi i statistikave zyrtare deri në një njoftim të dyt&
2 Shkurt, 15:52 -
Hakerat iranianë sulmuan faqen e webit: Kemi vjedhur të dhënat e Censit 2023! Reagon INSTAT: Nuk ishin objekt i sulmit
Hakerat e “Homeland Justice”, të cilët një ditë më parë sulmuan faqen e Instituti të Statistikave, reaguar duke njoftuar se kanë akses në të gjitha të dhënat e INSTAT, përfshirë dhe ato të censit.
2 Shkurt, 14:25 -
Censi 2023, Dhuli: Po përpunojmë të dhënat, gati për publikim në qershor! Ka edhe qytetarë që refuzuan të përgjigjen
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka dhënë një konferencë për mediat lidhur me procesin e Censit. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor, të cilat do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë.
16 Janar, 12:45 -
Mbyllet Censi 2023/ A u bë regjistrimi i plotë popullsisë? Qytetarët në Durrës: Nuk erdhën anketuesit në banesa
INSTAT nuk ka trokitur në çdo derë për të kryer regjistrimin e plotë të popullsisë. Dy ditë pas mbylljes së “CENS 2023”, disa qytetarë në Durrës thanë se kanë mbetur pa regjistruar, pasi anketuesit nuk janë paraqitur për mbledhjen e të dhënave.
17 Nëntor 2023, 16:04 -
Zaloshnja: Beteja për 20-përqindëshin grek – nga libri në terren
Përqindjet e mësipërme reflektojnë identitetin fluid – identitetin që ka ndryshuar në shekuj e dekada – se po t’i referohemi identitetit origjinar, thekson Bido, jo më shumë se 3.5% janë vërtet grekë në këto dy bashki rurale të vogla
2 Nëntor 2023, 09:33 -
Ambasadori i Bullgarisë vizitë në Kukës: Censi, parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE
Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Ivaylo Kirov zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kukës. Gjatë takimit me drejtuesit vendor, ambasadori Kirov vuri theksin në bashkëpunim të ndërsjelltë për projekte të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Bashkisë së Kukësit dhe zonës së Gorës
23 Tetor 2023, 16:14 -
Eduard Zaloshnja: Rreth 1.25 milionë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në xhami
Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se 61% e të anketuarve vetëdeklaruan që i përkasin besimit mysliman sunit.
20 Tetor 2023, 16:30 -
Zaloshnja: 6 mijë banorë të rritur në Bashkinë Himarë e 4.2 mijë në Bashkinë Konispol
Pandemia Covid-19 solli miliona vdekje në botë dhe mijëra në Shqipëri, por rastësisht u bë sebep që të matet ekzaktësisht sa banorë të rritur votojnë në Shqipëri. Meqë kufijtë e vendit ishin mbyllur prej pandemisë, vetëm zgjedhësit me banim këtu mund të votonin. Rreth 1.65 milionë votuan në total më 25 prill 2021, e nga këta, rreth 6 mijë në territorin e Bashkisë Himarë (23 fshatra gjithsej) dhe 4.2 mijë në atë të Bashkisë Konispol (17 fshatra gjithsej)
11 Tetor 2023, 16:24 -
Ardit Bido prezanton librin e tij, dyshime për të dhënat e censit! Studiuesi: Vetëdeklarimi i rremë deformon etninë
Përmes një studimi të përmbledhur në një libër, studiuesi Ardit Bido ka hedhur dyshime se vetëidentifikimi apo vetëdeklarimi rremë etnik rrezikon të shtrembërojë statistikat e censusit të popullsisë dhe banesave. Bido debatoi gjatë prezantimit të librit Fluiditeti etnik, statistikat demografike dhe implikimet politike në Himarë dhe Konispol” me studiues të ndryshëm
10 Tetor 2023, 22:48 -
Censi në Kukës, vetëdeklarohet 30% e popullsisë! Anketuesi: S’ka refuzime, deklarojnë besimin dhe etninë
Censi në Kukës nisi me vonesë për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Por në javën e parë procesi ka shkuar normalisht ku kanë dhënë deklarimet 30 për qind e popullsisë. Me rëndësi është evidentimi në Shishtavec, pasi ky fshat banohet nga pakica bullgare
3 Tetor 2023, 12:12 -
Censi/ Vangjel Dule: Ka shkelje, nuk respektohen procedurat! Anketuesit nuk bëjnë pyetjet për etninë, gjuhën dhe fenë
Kreu i PDBDNJ-së Vangjel Dule në një delje për mediat nga Kuvendi ngriti shqetësimin sipas tij se po kryhen shkelje në regjistrimin e minoritetit grek në Censin 2023. Sipas Dules anketuesit nuk po bëjnë regjistrimin në tablet, por mbajnë shënimi anash. Dule tha se regjistruesit nuk i pyesin qytetarët për etninë, gjuhën amtare dhe për fenë
27 Shtator 2023, 11:13 -
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
Prej një jave Censi i popullsisë ka nisur edhe në Himarë. Banorët e intervistuar nga Report TV thanë se ende nuk kanë mbërritur anketuesit, por drejtoresha e INSTAT për qarkun e Vlorës thekson se java e parë ka shërbyer për njohjen e terrenit. Ajo thekson se në ndihmë te anketuesve janë vendosur përkthyes të gjuhës greke.
26 Shtator 2023, 16:19 -
Zv. ministri i Drejtësisë, Karameta: Java e parë e Censit, brenda pritshmërive të INSTAT! Gjobë për të dhëna të rreme dhe refuzim për t’u përgjigjur
Zv. ministri i Drejtësisë Klajd Karameta tha se java e parë e Censit ka qenë brenda pritshmërive të INSTAT. Ai u shpreh se gjoba parashikohet vetëm në rastet kur qytetarët refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve ose kur japin të dhëna të rreme qëllimisht.
22 Shtator 2023, 18:43 -
Krerët e besimeve fetare në Fier të shqetësuar për censin! At Nikolla: Pyetja për besimin e ndërtuar gabim! Myftiu: Formularin s’mund ta plotësojë anketuesi
Krerët e dy besimeve në Fier kanë shprehur shqetësim për pyetjet e censit. Kreu i kishës ortodokse, Hiresi Nikolla tha se pyetja “nëse jeni praktikant i fesë po ngatërron qytetarët”
21 Shtator 2023, 17:05 -
Praktikant apo besimtar? Pyetja e Censit 2023 që ka shkaktuar shqetësim tek krerët e besimeve fetare
Praktikant apo besimtar? Pyetja e cila ndodhet në pyetësorin e Censit 2023 ka shkaktuar rezerva tek drejtuesit e komuniteteve fetare të cilët thonë se kjo pyetje i ngatërron qytetarët.
21 Shtator 2023, 16:16 -
'Vorio Epiri' Zhvendosja e shtetit grek drejt tezave të qarqeve nacionaliste
STUDIMI PJESA 4/ Si ka ndodhur zgjerimi i pretendimit të shtetit grek nga vitit 1990 që njihte vetëm minoritetin e njohur nga shteti shqiptar, drejt greqishtfolësve e vllahishtfolësve, e prej vitit 2012 të ortodoksëve shqiptarë të zonës nga Qafë Bota në Llogara. Për herë të parë dalin statistikat e plota nga regjistri i gjendjes civile për çdo fshat dhe diapazoni i atyre që vetëidentifikohen grekë dhe i popullsive me fluiditet etnik.
21 Shtator 2023, 14:30 -
Zaloshnja: Himara dhe Konispoli, bashkitë e betejës rreth Censit
Teksa Edi Rama bën beteja diplomatike në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth konfliktit vdekjeprurës Rusi-Ukrainë, në truallin tonë të vogël arbnor po bubron një betejë e nëndheshme për etnicitetin e dy bashkive të vockla – Himarës dhe Konispolit.
21 Shtator 2023, 10:47 -
Shkupi e Sofja përplasen në Pustec për Censin 2023! Ambasadori bullgar ‘dhurata’ në bashkinë minoritare! Përfaqësuesi i maqedonasve: Provokim i rëndë
Censi i popullsisë në Bashkinë minoritare të Pustecit prodhoi përplasjen e parë diplomatike. Këtë të mërkurë në qytezën e Pustecit mbërriti ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov. Diplomati dhuroi barna e medikamente në dy qendrat shëndetësore të Pustecit.
20 Shtator 2023, 14:12 -
Censusi 2023/ Plani për greqizimin nga Qafë Bota në Llogara (Studimi pjesa 3)
STUDIMI PJESA 3/ Flamuj grekë në institucionet shtetërore shqiptare, tabela dhe shkolla dygjuhëshe dhe greqishtja gjuhë zyrtare nëse vetëdeklarohen më shumë se 20% grekë. Historia e 32 viteve e përpjekjes greke për shtimin e minoritetit me shqiptarë dhe vllehë. Ligjet dhe neni i imponuar në Kushtetutën shqiptare. Si hoqi dorë Greqia nga Korça dhe u përqendrua në zonën Çamëri-Sarandë-Delvinë-Himarë? Cili është roli i Fredi Belerit dhe Anastas Janullatosit në projektin politik grek?
20 Shtator 2023, 12:33 -
“Censi 2023”, Report Tv në Pustec, bashkinë minoritare: Maqedonas apo bullgar? Si do deklarohen banorët? Anketuesi: Nuk i gjejmë në banesë
Në Bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit jeton komuniteti maqedonas. Atje ka nisur censi i popullsisë, i cili pritet të përftojë të dhëna interesante, pasi vitet e fundit disa banorë janë pajisur me pasaporta bullgare. Anketuesi i INSTAT tha për Report TV se banorët e intervistuar deri më tani e kanë deklaruar etninë.
19 Shtator 2023, 13:51 -
STATISTIKAT/ Sa grekë ka Himara dhe Konispoli dhe si i “shton” Greqia
Sa grekë pretendon pala shqiptare dhe pala greke dhe sa vetëidentifikohen grekë në Himarë dhe Konispol? Rezulton statistikisht e pamundur të vetëidentifikohen si grekë më shumë se 14.5% në Himarë dhe 13% në Konispol nga 2.36% dhe 7.44% që njihen si minoritarë. Vetëdeklarimi i rremë në Xarrë në censusin 2011, si nisje e tentativës për tejkalimin e 20% grekë përmes presioneve, pensioneve dhe shtetësive, që të shpallet Himara dhe Konispoli bashki minoritare
19 Shtator 2023, 12:29 -
Censi/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB
Numërimi i popullsisë dhe banesave ka nisur në Shqipëri dhe komunitetet fetare në vend kanë kërkuar nga qytetarët që të plotësojnë edhe pyetjet që lidhen me fenë, ndonëse nuk janë të detyrueshme. Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi shpreh shqetësimin se formulimi i pyetjeve është i paqartë për qytetarët e thjeshtë
18 Shtator 2023, 20:50 -
Censi, zv.ministri Civici: Detyrim ndaj rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE! Anketuesit shenja dalluese, si të veprojnë qytetarët kur s'u shkon në shtëpi
Zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka deklaruar se realizimi i Censit është një detyrim ndaj rrugëtimit të vendit tonë në BE.
18 Shtator 2023, 20:27 -
‘Censi 2023’, procesi nuk nis në Kukës, shkak zgjedhjet! Report Tv ndjek në terren anketuesit e INSTAT në disa qarqe! Regjistrimi elektronik me tabletë dhe hartë digjitale
Bashkia e Kukësit është e vetmja në vend që nuk ka nisur regjistrimin e popullsisë dhe banesave, për shkak te zgjedhjeve te pjesshme qe do te mbahen më 24 shtator. Ndërkohë “Censi 2023” ka filluar ne dy bashkitë e tjera te qarkut, Has dhe Tropojë, me 41 anketues në terren.
18 Shtator 2023, 17:28