-
Fermerët e Rrogozhinës bllokojnë rrugën me autokombanja: Tregun e “mbyt” gruri serb, prodhimi vendas me 20 lek/kg. Të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë!
Rreth 2400 ton grurë në Rrogozhinë ka mbetur stok për shkak të çmimit të ulët. Aktualisht terhiqet nga fabrikat e miellit dhe grumbulluesit me 20 lek për kg. Fermerët të cilët kanë shpenzuar miliona lek për kultivimin e grurit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ushtrojë kontrolle pasi po abuzohet me çmimin! Po kështu kërkojnë të ndalohet importi i grurit serb derisa të shitet prodhimi vendas.
26 Qershor, 17:16