-
Për urrejtjen ndaj objekteve dhe dashurinë për njerëzit...Një profesor dhe një murg
Shumë psikologë dinë t’i japin emrin e duhur dhunës ndaj objekteve dhe dhunës verbale mes njerëzish që nuk e mendojnë njësoj. Edhe murgj, priftërinj e hoxhallarë, me siguri e kanë një shpjegim që në Shqipëri e anashkalojmë. Por bota ka kohë që punon për të kanalizuar energjinë shkatërruese te çdo njeri, herë me rezultat e herë jo. Po ne?
6 Mars, 16:38 -
-
Molotovët te vila e Enver Hoxhës, Beqiri: Berisha donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Saliu ka Hamasin e tij, të dënohet me burg të përjetshëm për kryengritje të armatosur
Avokati Beqiri është shprehur se Berisha dhe ithtarët e tij i vendosën flakën vilës së Enver Hoxhës, me qëllim që ta privatizonte për Shkëlzen Berishën. Të njëjtën gjë sipas Beqirit bëri edhe me pyllin e Pish Poros në Vlorë, të cilit i vuri flakën me qëllim që Argita Berisha të ndërtonte një fshat turistik.
4 Mars, 17:51 -
Protestat e Berishës e sulmi me molotovë ndaj vilës me artistë, Ambasada e SHBA për Report Tv: Të refuzohet dhuna politike! Çështjet të zgjidhen me mjete të ligjshme
Ambasada e SHBA në Tiranë dënon protestat e dhunshme të Sali Berishës me molotovë, përfshirë këtu edhe sulmin ndal vilës së Enver Hoxhës, ku u rrezikua jeta e artistëve të huaj. Një zyrtar i ambasadës përmendi termin “dhunë politike” kur i tha Report Tv se SHBA-të nxitin aktorët politikë ta refuzojnë atë dhe përplasjet t’i zgjidhin përmes veprimeve të ligjshme.
4 Mars, 12:34 -
Dhuna në protestat e PD/ Rexhepi: Policët janë njerëz, nuk duhen sulmuar barbarisht! Të shmangen dëmet njerëzore
Lidhur me hedhjen e molotovëve te vila e Enver Hoxhës, Rexhepi tha se nëse ky veprim ka qenë i organizuar duke ditur që brenda kishte artistë, është diçka jo-pozitive nga ana e organizatorëve të protestave të PD-së.
3 Mars, 20:06 -
Berisha ndjesë me gënjeshtra për sulmin me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës: Nuk e dija që brenda ishin artistët (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se nuk e dinte se në vilën 31, ku të shtunën u hodhën dhjetëra bomba molotovë nga militantët e tij, kishte artistë të huaj. Në përpjekje për të shprehur keqardhje pas deklaratave të ashpra të BE-së dhe Francës, Berisha gjithashtu nuk thotë të vërtetën kur pretendon se në godinë ishin vetëm 2 artistë të pranishëm.
2 Mars, 11:09 -
‘Terrorizëm’- Braçe reagon ashpër për sulmin e Berishës në vilën e Enver Hoxhës: Artistëve iu rrezikua jeta! Urrejtje vrasëse nga PD për Tiranën
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për dhunën e ushtruar ditën e sotme në protestën e PD-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka shkruar se në momentin e sulmit n&
28 Shkurt, 23:03 -
Protesta e dhunshme e PD, reagon sërish Koçiu: Sali Berisha po merr peng Shqipërinë, sulm drejt artit dhe turizmit në vend
Ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu, ka reaguar sërish pas akteve të dhunës në protestën e sotme të Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar protestën
28 Shkurt, 22:39 -
Të terrorizuar nga sulmet me molotovë të militantëve të PD në vilën e Enver Hoxhës, artistët për Report Tv: Kishim një ditë të bukur, tani jemi të tronditur
Gazetarja e Report Tv Blerina Goce, pas një komunikimi me 7 artistët e ndodhur brenda në vilën e Enver Hoxhës, sot e kthyer në qendër kulturore, tregon se ata ndihen të terrorizuar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.Gazetarja Goce sqaron se është dashur ndërhyrja e efektivëve të policis&
28 Shkurt, 22:30 -
Sulmi me molotovë drejt vilës me artistë, Gonxhja: Akt terrorist ndaj imazhit të Shqipërisë, nuk mund ta digjni dot frymën e lirisë
Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar për sulmin drejt vilës së Enver Hoxhës, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhune dhe agresioni ndaj artit, lirisë dhe imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.
28 Shkurt, 22:22 -
U sulmua me breshëri molotovësh/ Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga brenda vilës me artistë, xhama të thyer e objekte të dëmtuara
Report Tv ka siguruar pamje nga brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha pas sulmit të militantëve të PD-së, të cilët hodhën breshëri molotovësh e mjetesh piroteknike.
28 Shkurt, 22:08 -
Sulmi i paprecedentë drejt vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture e Art Explora! Artistët e huaj publikojnë momentet kur u hidhen molotovë nga militantët e Berishës (FOTO+VIDEO)
Militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Sot ajo ndërtesë funksionon si shtëpi kulture për artistë nga e gjithë bota, të cilët ishin brenda në vilë. Një artiste nga Greqia ka publikuar video nga momenti kur ndërtesa sulmohet me molotovë.
28 Shkurt, 21:40
