-
Golda Meir: Izraeli im (2)! Më interesonte shumë plani i shtetit nacional të hebrenjve
Me 14 vjet mbarova shkollën fillore. Notat i kisha të mira. U zgjodha kryetare e klasës, prandaj duhej të mbaja fjalimin lamtumirës. Ardhmëria më bëhej e ndritshme dhe e qartë. Isha e sigurt se do të vazhdoja High School dhe se pastaj do të bëhesha mësuese. Kjo ishte dëshira ime e flaktë. Mendoja, por edhe sot mendoj, se thirrja e mësuesit është më fisnikja dhe më e plota. Mësuesi i mirë ua hap fëmijëve gjithë botën.
12 Tetor 2023, 18:42