-
Velipojë, futet për t’u larë, mbytet 71-vjeçari nga Prishtina/ Emri
Një pushues nga Kosova është mbytur pasditen e sotme. Viktima është Qamil Bajrami 71-vjeç nga Prishtina. Ai kishte ardhur me familjen për fundjavë në Velipojë, por pasi ka hyrë për t’u larë në det, nuk ka dalë më i gjallë.
16 Qershor 2018, 21:03