-
U largua në ’97, familja e saj e persekutuar nga regjimi komunist! Njihuni me shqiptaro-amerikanen e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit
Emiljana Ulaj, para disa ditësh bëri betimin si anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork. Siç njofton gazetari Burim Goxhuli, zonja Ulaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 10 vjeçare. Familja e saj ishte persekutuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa u largua nga vendi më 1997, pas krizës së shkaktuar nga skemat piramidale.
27 Janar 2024, 18:59