-
Kosovë: BEI përshpejton tranzicionin e gjelbër me 33 milionë euro të investuara në centralin e ri diellor fotovoltaik
BEI po vë në dispozicion 33 milionë euro për ndërtimin e një prej centraleve më të mëdha diellore fotovoltaike në Kosovë. Në përputhje me nismën Global Gateway të BE-së, projekti përfiton gjithashtu nga një kredi prej 29 milionë eurosh nga Banka për Zhvillim KfW dhe një grant prej 32 milionë eurosh të BE-së të kanalizuar përmes Bankës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Centrali i ri do të kontribuojë drejt sigurisë më të lartë të energjisë dhe largimit gradual nga prodhimi i energjisë me bazë qymyri
19 Mars, 08:54