-
-
Naftë pa taksë/ Kreu i shoqatës së agro-biznesit: Në 2021 do përfitojnë 80 mijë fermerë! Do jepet me kartë elektronike, s'do ketë abuzime
Kostot e fermerëve vitin që vjen do të përgjysmohen për shkak të heqjes së taksave për karburantin, por kryetari i shoqatës së agro-biznesit, Agim Rrapaj thotë se ata ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit.
9 Dhjetor 2020, 13:39 -
Prodhim i bollshëm i vajit të ullirit në Dumre/ Fermerët për Report Tv: Nuk ka treg, ka rënë edhe çmimi (VIDEO)
Zona e Dumresë njihet për prodhimin e ullirit. Këtë vit për shkak të prodhimit të lartë, ka rënë çmimi. Nga ana tjetër fermerë dhe prodhues kërkojnë një pikë grumbullimi për tregtimin e vajit të ullirit.
8 Dhjetor 2020, 17:47 -
Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi
Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishme për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit.
8 Dhjetor 2020, 13:49 -
Basha me fermerët në Novosejë dhe Shistavec në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, do të keni mbështetje nga Qeveria e ardhshme
Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me fermerë në dy fshatra të Bashkisë Kukës, Novosej dhe Shishtavec. Sipas njoftimit të PD fermerët i thanë zotit Basha se jetojnë me shumë vështirësi, rinia ka ikur e gjitha në emigracion, ndërsa prodhimet e patates, për të cilën këto dy zona janë shumë të njohura, janë detyruar t'i groposin se s'ka treg shitje mjaftueshëm për prodhimet e tyre.
5 Dhjetor 2020, 11:39 -
Naftë pa taksa për bujqësinë/ Rama jep lajmin për të gjithë: Nis procedura ligjore, nxitje për fermerët për t'u pajisur me NIPT (VIDEO)
Kanë nisur tashmë procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili nënvizon se tashmë është shpallur gara nga Ministria e Bujqësisë.
1 Dhjetor 2020, 10:39 -
Balla nga Cërriku: Në Buxhetin e Shtetit 2021 u miratuan 9.5 milionë dollarë shtesë për bujqësinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektuan nga afër punimet që po kryhen në Njësit Administrative Gostimë, Shalës dhe zonën Fermë të Bashkisë Cërrik ku po punohet intensivisht për ndërtimin dhe rehabilitimin e kanaleve vaditëse të kësaj zone.
24 Nëntor 2020, 12:47 -
Pr/Buxheti 2021, Denaj: 120.6 mld lekë investime publike, 6 mld për pandeminë! Angjeli: Më shumë vëmendje për turizmin e bujqësinë
Pandemia dhe investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm do të rrisin shpenzimet me 8.1 miliardë lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Komisionin e Ekonomisë se për pandeminë shkojnë 6 miliardë lekë por që në shpenzime nuk parashikohet një situatë emergjente. Ndërkohë Anastas Angjeli ka kërkuar më shumë vëmendje për turizmin.
30 Tetor 2020, 18:37 -
'Në 9 muaj eksportet u rritën me 18%', Çuçi: Në 2021 përgjysmojmë kostot për fermerët, nafta me 80 lekë (VIDEO)
Pandemia nuk i ka ndalur eksportet e produkteve bujqësore dhe kryesisht perimet. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se në 9 muaj eksportet janë rritur me 18%. Ministri tha nga Lushnja se vitin që vjen fermerët do të prodhojnë me kosto të naftës së përgjysmuar.
30 Tetor 2020, 17:07 -
Çuçi 'mburret' me buxhetin për bujqësinë në 2021: Më i miri ndër vite, u rrit me 20%, mbështet fermerët e financon prioritetet
Çuçi tha se për vitin që vjen janë parashikuar më shumë fonde për skemat mbështetëse të fermerëve dhe nuk la jashtë vëmendjes, vendimin e fundit të qeverisë për të hequr 3 taksat e karburantit.
28 Tetor 2020, 17:50 -
'Heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit', Panariti pas vendimit të Ramës: Skema absurde s'do të funksionojë (VIDEO)
Ish-ministri i Buqjësisë Edmond Panariti ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.
13 Tetor 2020, 15:12 -
Rama përball Bashën me fakte: Investimet në bujqësi e blegtori rritje 165% në financime direkte
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite. Dje, kryedemokrati Basha ishte në një takim me fermerët në Fier dhe Lushnje ku hodhi akuza mbi qeverinë se ka lënë pas dore sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai u premtoi se me ardhjen në pushtet do të vendosë 100 mln euro subvencione në vit për fermerët ndërkohë 50 mln euro në vit për infrastrukturën e zhvillimit rural.
10 Tetor 2020, 08:24 -
Bujqësia nuk ra në recesion, por do mbështetje/ KASH: Nëse hiqet akciza fermerët përfitojnë 18.5 mln USD
Sektori i bujqësisë kërkon mbështetje nga qeveria edhe pse i rezistoi pandemisë dhe nuk hyri në recesion. Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se bujqësia nuk u rrëzua për shkak të resurseve të mëdha, por që kërkon mbështetje pasi prodhimi ka rënë. Ministria e Bujqësisë sipas burimeve do të plotësojë një kërkesë të vazhdueshme të fermerëve, heqjen e akcizës për naftën
5 Tetor 2020, 21:48 -
-
Meta i merr 'kauzat' opozitës, sulmon qeverinë: Keni braktisur blegtorinë, harxhoni miliarda euro për tenderë 'sekrete'
Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka braktisur investimet në blegtori e bujqësi duke shënuar ulje të ndjeshme të prodhimeve të tyre. Kreu i shteti ka publikuar të dhënat e INSTAT duke shtuar se treguesit tregojnë rënie të sektorit të blegtorisë që prej 2017.
26 Shtator 2020, 13:35 -
Subvencionet për blegtorinë, Çuçi: Përfituan 5 mijë fermerë, skema mbështetëse do shtrihet në 3 vite
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka deklaruar se skema e mbështetjes së sektorit të blegtorisë me subvencione nga buxheti i shtetit do të shtrihet në 3 vite.
4 Shtator 2020, 13:21 -
-
-
Breshëri në Korçë shkatërron kulturat bujqësore, fermerët: U prish gruri, rrushi e molla, duam dëmshpërblim
Grupi xhirimit të Report TV ishte në fshatin Zvezde të Korçës ku banorët shprehen se mundi i gjithë vitit ka shkuar dëm për 15 minuta. Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga Bashkia e Korçës.
11 Qershor 2020, 20:16 -
-
4 mijë fermerë përfitojnë nga skema kombëtare, janë parashikuar 743,9 milionë lekë
4 mijë fermerë do të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, në të cilën janë parashikuar 743,9 milionë lekë. Sipas ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, ata që do të përfitojnë më shumë do të jenë fermerët që merren me blegtori. Ndërsa regjistrimi i cili mund të kryhet në e-Albania do të zgjasë deri me 19 qershor.
30 Maj 2020, 11:04 -
-
Hapen aplikimet për skemën kombëtare, Rama: Bujqësia po ndryshon falë rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në një postim në 'Facebook' e rendit Shqipërinë të parën këtë vit sa i përket financimeve në bujqësi, kjo falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të BE.
28 Maj 2020, 07:41 -
-
-
-
Pas Greqisë, Italia planifikon të pajisë me dokumente emigrantët që punojnë në bujqësi, përfitojnë mijëra shqiptarë
Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri njofton disa nga masat që qeveria do të fillojë në favor të bizneseve gjatë javës me dekretin "Relaunch Italia" ose “Rilancia Italia”.
12 Maj 2020, 18:04 -
-
Basha rikthehet me propozimet: Tre masa urgjente që duhet të merren për shpëtuar bujqësinë nga COVID-i
Lideri demokrat shprehet se ekonomia shqiptare është në kolaps, masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.
7 Maj 2020, 16:44 -
Çështja Dvorani-Meta, Braçe: Politika t'i mbajë duart larg nga drejtësia
Zëvendëskryeministri Braçe bëri një thirrje të qartë për të gjithë politikanët se me drejtësinë e re politika duhet t'i mbajë duart larg përfshirë dhe të vetë, ndërsa për çështjen Dvorani-Meta u shpreh se nuk ka detaje për këtë.
29 Prill 2020, 19:46 -
'Nuk jam dakord me propozimet e Beqaj', Braçe: S'prekim paga e pensione, rezerva në buxhet nëse lind nevoja
Erion Braçe komentoi edhe propozimet e Ilir Beqaj për reduktimin e pagave dhe pensioneve duke thënë se qeveria është shprehur qartë se nuk do të preken dhe se të dy paketat financiare deri tani janë mbyllura nga buxheti i shtetit, duke rritur defiçitin buxhetor dhe reduktimin e shpenzimeve publike me prekjen e disa koncesioneve. Braçe shtoi se në
29 Prill 2020, 19:34 -
Braçe: Nuk kompletoj gënjeshtrat e FSHF! Kemi një futboll që nuk prodhon ekonomi
Zëvendëskryeministri Braçe komentoi edhe deklaratat e Federatës Shqiptare të Futbollit se qeveria nuk po e ndihmon me humbjet që ka pësuar si pasojë e pandemisë, duke i cilësuar deklarata e saj gënjeshtra që saj vlen të komentohen. Braçe tha se Futbolli nuk prodhon fare ekonomi dhe se qeveria nuk është përgjegjëse
29 Prill 2020, 19:20 -
Shkarkimi i Metës? Braçe: S'më surprizon asgjë! Opozita nuk më zhgënjeu! Bujqësia po mban veten dhe ekonominë
Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një lidhje skype për "Report Tv" komentoi marrëdhëniet e reja me Presidentin Meta dhe goditjen më të fortë që pandemia i ka dhënë ekonomisë.
29 Prill 2020, 19:10 -
-
Bledi Çuçi: Jemi të sigurt, magazinat janë plot me rezerva ushqimore (VIDEO)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha në Report Tv se rezervat ushqimore janë të sigurta. "Besoj kjo ka qenë një nga vendimet e para që kemi marrë, edhe në një lloj paniku ndërkombëtar, dhe mendoj që çdo gjë ka rrjedhur sipas parashikimit, shumë magazina kanë krijua
21 Prill 2020, 13:56 -
Ministri Bledi Çuçi: Nuk mund të bllokojmë importet, jemi pjesë e marrëveshjes CEFTA (VIDEO)
Ministri Bledi Çuçi gjatë një interviste me Skype për gazetaren Aida Tancica tha se nuk mund të mendohet bllokimi i importeve, nuk mund të ndodhë pasi Shqipëria është pjesë e marrëveshjes me CEFTA-n. "Nuk mundet ta bllokojmë. Nëse do silleshimin kështu, ne nuk do shisnim domate as në Ballkan as në Evropë,
21 Prill 2020, 13:47 -
Çuçi në Report Tv: Duhet të hapim edhe agroturizmin gjatë periudhës tranzitore...me protokolle strike (VIDEO)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se agroturizmi është një nga pjesë e sektorit që është prekur, por se veç pagës së luftës, qeveria - tha ai - duhet të mendojë hapjen e tyre me protokolle të larta sigurieMinistri tha se agrobiznesi është mbështetur nga
21 Prill 2020, 13:43 -
Çuçi: Fondet e IPARD-it, nuk janë prekur! Vijojnë aplikimet (VIDEO)
Projektet për mbështetjen nga IPARD-i vijojnë pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-i. "Fondet e IPARD, nuk janë prekur! Vijojnë me të dyja fronte, edhe me monitorimin e kontratave që lidhen me thirrjen e parë të IPARD-it dhe me gjykimin e dosjeve aplikimeve që kanë dorëzuar në thirrjen e dytë.
21 Prill 2020, 13:42 -
-
Karantina nga COVID-i/ Bledi Çuçi: Bujqësia s'e ka ndërprerë asnjë ditë punën (VIDEO)
Ministri i Bujqësisë tha se ky sektor nuk e ka ndërprerë asnjë ditë punën nga situata e krijuar nga koronavirusi. "Bujqësia ka ecur shumë mirë, nuk e kemi ndërprerë asnjë ditë punën. Ka pasur probleme nga mos kuptimi i rregullave, gjëra normale, por jo të kthyera në probleme. Sektori ka ecur normalisht, bujq&
21 Prill 2020, 13:23