-
Tragjedia e mësuesit amerikan, asnjë familjar nuk ka tërhequr trupat nga morgu
Ende nuk ka një shkak hetimor zyrtar, për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin dy ditë më parë, ku një mësues amerikan vrau bashkëshorten indoneziane, mbyti dy qentë dhe më pas vari veten. Policia dhe prokuroria janë duke hetuar, por deri tani ka shumë pak të dhëna, që më tepër lidhen me gjendjen emocionale të mësuesit. Ndërkohë deri tani nga familjet e dy viktimave nuk ka kërkesë për tërheqjen e trupave te tyre
21 Gusht, 15:58 -
Kush ishte gruaja që u vra nga amerikani në Tiranë, në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty
Vrasja e indonezianes Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan të hënën në Tiranë, është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Saragih njihej si person mjaft asocial. Media shkruan se “në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur i shoqi nuk ishte prezent”.
21 Gusht, 09:32 -
Thriller në Tiranë! Veset që mësuesi amerikan mori me vete, flasin fqinjët dhe kolegët: Me gruan si 2 miq, blinin 2-3 birra çdo ditë
Një letër lamtumire, drejtuar babait, shkruar nga vetë mësuesi amerikan, ka hedhur pak dritë mbi ngjarjen, edhe pse hetuesit thonë se është shpejt për të dalë në konkluzione. Në atë çfarë ai ka lënë pasi mbyti gruan, dy qentë dhe veten, flet për një jetë të trazuar, dikur me vese, dhe me borxhe. Kohët e fundit, kolegët kanë dëshmuar se mësuesi ishte mbyllur në vetvete, kohë gjatë së cilës ka bërë dhe planin për të shfarosur familjen
20 Gusht, 16:34 -
Mbyti gruan dhe dy qentë, më pas vari veten, ja banesa në Laprakë ku mësuesi amerikan kreu krimin! E kishte marrë me qira 1 muaj më parë
Report Tv shkoi në banesën ku shtetasi amerikan Matthew James Wertz jetonte me bashkëshorten e tij në Laprakë, aty dhe ku i dha fund jetës duke e vrarë atë dhe veten.
20 Gusht, 12:32 -
Tiranë/ Zbardhet letra për prindërit e amerikanit që vrau gruan, 2 qentë e veten: Më falni, s'hoqa dorë nga veset! Njerëzit e dashur do i marr me vete
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme në Laprakë, ku u gjet i varur profesori amerikan 53 vjeçar në Albanian College Tirana, që më parë kishte vrarë dhe gruan së bashku me dy qentë para se të vriste veten. Në letrën e lënë ndaj prindërve ai kërkon falje që nuk hoqi dorë nga veset, ndërkohë kishte lënë dhe para për të shlyer borxhet.
20 Gusht, 10:02