-
'Rrugorja' shton masat për fundvit, qytetarët nuk i binden rregullave të qarkullimit
Në ditët e fundit të festave të fundvitit Policia Rrugore ka shtuar kontrollet e saj, për shkak edhe të trafikut të ngjeshur që krijohet me ardhjen e emigrantëve. Edhe pse masat administrative të vendosura Për shkelje të ndryshme janë të shumta, duket se qytetarët nuk i binden Kodit Rrugor, ndërsa shkeljet më të shumta të tyre janë përdorimi i celularit. Gjoba për këtë shkelje shkon deri në 150 mijë lekë të vjetra.
25 Dhjetor 2019, 16:30 -
Shkelja e rregullave të qarkullimit në kryeqytet, Policia: Masat, për të parandaluar aksidentet (VIDEO)
Në videon e shpërndarë nga Policia tregohen automjete të cilat thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimet në gjoba të cilat i vihen këtyre automjeteve duke mos toleruar shkeljet nga ana e tyre
15 Shkurt 2019, 17:07 -
Automjete që bllokojnë korsinë e shpejtësisë, trendi i ri i shkelësve në rrugë që po bëhet burim aksidentesh (VIDEO)
Një fenomen tjetër që haset në këtë rrugë janë dhe shoferët që ecin me shpejtësi të ulët në korsinë parësore, atë të shpejtësisë, duke u bërë shqetësim për një pjesë tjetër të cilët janë të detyruar të bëjnë parakalime në kundravajtje të Kodit Rrugor.
15 Nëntor 2018, 11:41 -
Sesioni parlamentar mbyllet pa konsensus, ligjet me 84 vota shtyhen në shtator
Këtë të hënë zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ndërsa janë disa projekligje që nuk kanë marrë votën e parlamentarëve. Ndër më të diskutuarit është ligji për Magjistratët dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.
22 Korrik 2018, 13:56 -
Magjistratët dhe Kodi Rrugor/ Hysi thirrje opozitës për 84 votat: Tregoni përgjegjshmëri, të mos shkojmë në kolaps
Socialistët ju bëjnë thirrje sërish opozitarëve të rikthehen në Kuvend të hënën për të votuar ligjin për emërimet dhe pranimet e magjistratëve si dhe Kodin Rrugor. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se opozita duhet të tregojë përgjegjshmëri.
21 Korrik 2018, 10:21 -
Kodi Rrugor sërish drejt ndryshimit, jo bllokim patente për drejtuesit e automjeteve, dyfish gjobë
Shoferët nga Kosova, Maqedonia si dhe të huajt e tjerë që vizitojnë Shqipërinë, por penalizohen për shkelje rrugore nga policia rrugore, s'do të sorrollaten më me bllokime të patentave. Report Tv zbardh draftin e ndryshimeve në Kodin Rrugor.
1 Korrik 2018, 17:21