-
Mirditë/ Me pistoletë me fishek në fole, kapet 29-vjeçari nga Nikla me dy emra, po arratisej drejt Italisë! Në kërkim për dhunimin e gjobitjen e pronarit të një karburanti (VIDEO+EMRI)
Policia lokalizoi dhe prangosi të kërkuarin me dy identitete, i dënuar më parë në Itali për grabitje. 29-vjeçari akuzohet për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe kanosje për dhënie pasurie. bashkë me një shok rrahu dhe gjobiti pronarin e një karburanti në "Rrugën e Kombit" më 15 Tetor, kurse në muajin Gusht qëlloi me armë makinën e një turisteve rumune në fshatin Dukagjin i ri, në Fushë-Krujë
3 Nëntor, 10:27