-
Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donte ta vriste
Gazetari i Report TV Armand Braho ka zhvilluar një bisedë telefonike me një prej fëmijëve të Mandarina Çelës, e cila mbeti e plagosur një ditë më parë në qytetin e Korçës, nga shtetasi 41-vjeçar Ilia Cani. Sipas vajzës së Mandarina Çelës, nëna e saj nuk ka pasur raporte intime me autorin e ngjarjes, por ai e përndiqte prej tre vitesh dhe kishte qëllim për të vrarë atë.
7 Nëntor, 19:34