-
Kosovë/ Kush janë 2 kushërinjtë e vrarë në Klinë mbrëmjen e djeshme! Autori, djali i politikanit të njohur të LDK, shkak dyshohen konfliktet
Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Jon Hoti. Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave. Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.
14 Nëntor, 11:13