-
Ngacmimi seksual, prindërit të alarmuar: Kush mban përgjegjësi për emërimin e mësuesve? S'kemi siguri! Drejtoresha e Arsimit refuzon të përgjigjet: Shkoni në Ministri
Një ditë pas arrestimit të mësuesit për ngacmim seksual, prindërit e shkollës 9-vjecare në Korçë bëjnë përgjegjëse Drejtorinë Arsimore dhe Ministrinë e Arsimit për punësimin pa kritere dhe mungesën e kontrollit ndaj mësuesve. Përballë shqetësimit të tyre të drejtë vjen arroganca e Drejtoreshës së Arsimit, e cila refuzon median, duke e adresuar tek Ministria e Arsimit.
14 Nëntor, 12:23