- Politikë
-
Politikë
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ministrja raporton projekt-buxhetin 2022: 637 miliardë lekë, ja ku do të shpenzohen! 7 koncesione të reja
Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 530 miliardë lekë, ose rreth 47 miliardë lekëmë shumë se këtë vit. Ministrja e Ekonomisë ka detajuar zërat, duke folur që nga rritja e pagave 6% për mësuesit, mjekët e infermierët, e deri tek rritja me 10% e ndihmës ekonomike. Ndërkohë investimet do të rriten me 6.4% dhe fokusi do të jetë tek kapërcimi i pandemisë dhe përfundimi i rindërtimit.
26 Tetor 2021, 12:19 - Opinion
-
Ekonomi
Banka Botërore: Rimëkëmbje e fortë, ekonomia e Shqipërisë po rritet më shumë seç pritej! Do të ulet varfëria! Mundësi të ndërtojë model më të qëndrueshëm rritjeje
Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen ekonomike shqiptare. Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.
21 Tetor 2021, 11:04 -
Ekonomi
Transaksionet e pasurive të paluajtshme nuk ndalen, arrijnë rekord në tremujorin e dytë, …por popullsia po bie
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, ky aktivitet u zgjerua sërish me shpejtësi në periudhën prill-qershor, kur transaksionet arritën në 230 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
19 Tetor 2021, 09:54 -
Ekonomi
Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020
Bashkitë kapërcejnë pasojat negative të pandemisë duke tejkaluar shifrat e para-krizës. Sipas ministrisë së Financave deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi rreth 35 milionë euro më shumë se në 2020.
16 Tetor 2021, 16:54 -
Ekonomi
Informaliteti dhe korrupsioni pengesë për të huajt! Investitorët: Të punohet për të përmirësuar klimën e biznesit
Investitorët e huaj kërkojnë nga qeveria që të punohet më shumë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, si dhe për të zgjidhur disa probleme të mbartura, si korrupsioni në gjyqësor e ekonominë informale dhe mungesën e transparencës në tendera.
15 Tetor 2021, 13:25 -
Ekonomi
FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot
Shqipëria ka dy sfida thelbësore përpara sipas FMN, pasi duhet më shumë investim tek qytetarët. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, tha në konferencë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave se duhet një strategji për të rritur të ardhurat.
12 Tetor 2021, 18:32 - Bota
-
Ekonomi
Niveli më i ulët historik, Banka e Shqipërisë: Kredia e keqe zbret në 6.9%! Është përmirësuar gjendja financiare e bizneseve dhe rritur fuqia paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin gusht kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.9%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
11 Tetor 2021, 14:06 - Kosova & Rajoni
-
Ekonomi
Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin shtator arriti në 2.5%
Çmimet e ushqimeve në shtator të këtij viti vijuan të rriten. INSTAT thotë se në muajin e kaluar inflacioni ishte 2.5% dhe ndikimin më të madh e kishte shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i zarzavateve është rritur me mbi 13%.
8 Tetor 2021, 20:27 -
Ekonomi
Raporti i Bankës Botërore: 1/3 e popullsisë në Shqipëri jeton me 5.5 dollarë dita, varfëria këtë vit do të jetë 30.8%
Më shumë se 30% e popullsisë së vendit është në nivelin e varfërisë pasi sipas Bankës Botërore ata jetojnë me 5.5 dollar dita. Sipas raportit të fundit thuhet se varfëria pritet të bjerë këtë vit, por që rrezikohet nga rritja e çmimeve si dhe nga papunësia e lartë.
7 Tetor 2021, 12:28 -
Ekonomi
Debati në Report Tv/ Ekspertët për rritjen e çmimit: Nuk është krizë energjie por keqmenaxhimi! Qeveria të marrë masa urgjente për të reformuar sistemin energjetik
Në konferencën e djeshme Kryeministri Rama tronditi opinionin publik kur paralajmëroi hapur për krizë energjetike, e cila sipas tij ka filluar. Ramë tha se 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike.
4 Tetor 2021, 13:17 -
Opinion
Beqaj: Pse kjo rritje e lartë ekonomike gjatë vitit 2021?!
Me të drejtë ju i referoheni raportimit zyrtar të INSTAT. Besoj se të gjithë bashkë duhet të ndikojmë të konsolidojmë kulturën e përgjithshme se shifrat zyrtare nuk mund të vihen në dyshim. Kushdo është i lirë të komentojë, madje të “lexojë” sipas optikës së vet, por nuk duhet të debatohet rreth shifrës.
3 Tetor 2021, 11:13 -
Ekonomi
Vrojtimi për gjendjen financiare, BSH: 19% e familjeve shqiptare blejnë ushqime me listë, 9% janë me të ardhura 17 mijë lekë në muaj
Rreth 19 për qind e familjeve shqiptare marrin ushqime me lista, ndërsa 34 për qind të tjera, u kërkojnë të afërmeve borxh për bukën e përditshme. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë nxjerr në pah edhe një tjetër element që lidhet me të ardhurat mujore deri në 17 mijë lekë në muaj, për 9% të familjeve.
2 Tetor 2021, 22:12 -
Ekonomi
Propozimet e PD për uljen e TVSH për çmimet e shportës, ekspertët skeptikë: Prek buxhetin, mund të rritet evazioni fiskal! Efektet i jep pas 1 viti
Ekspertët e ekonomisë janë skeptik për uljen e TVSH-së për produktet e shportës, propozim i ardhur nga Partia Demokratike. Sipas tyre ky duhet të jetë vendimi i fundit që ndërmerret për të ulur çmimet e ushqimeve, pasi do të nxiste informaliteti dhe do rriste importin. Ekspertët sugjerojnë të merren masa stimuluese për të rritur prodhimin e grurit dhe produkteve të tjera në vend.
2 Tetor 2021, 18:45 -
Ekonomi
Raporti/ Organizata e OKB, ILO: 12% e shqiptarëve të punësuar marrin pagë nën 5 dollarë në ditë, nën kufirin e varfërisë
Rreth 12 për qind e të punësuarve në Shqipëri, gjatë vitit 2020, morën paga nën kufirin e varfërisë, pra nën 5 dollarë dita. Statistikat janë publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, sipas përllogaritjeve të së cilës, mesatarisht në muaj, ata kanë marrë 18 mijë lekë.
29 Shtator 2021, 13:43 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve, 45% e buxhetit të familjeve shqiptare shpenzohet për ushqime, eksperti: Shqetësuese, shumë më lartë se në BE! Të caktohet minimumi jetik
Sipas Institutit të Statistikave shumicën e të ardhurave shqiptarët e harxhojnë për ushqime e produkte bazike. Për ekspertët kjo është shqetësuese dhe apelojnë që të përcaktohet sa më parë minimumi jetik.
25 Shtator 2021, 15:20 -
Ekonomi
Shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit rrit çmimin e apartamenteve, sipërmarrësi: Familjeve të reja i duhen 30 vite për të shlyer kredinë! Qytetarët: Të papërballueshme
Me shtrenjtimin e vazhdueshëm që po pësojnë apartamentet, blerja e një banese bëhet e pamundur me kursime. Qytetarët dhe ekspertët thonë se edhe në rast se merr kredi, duhen 30 vite për ta shlyer atë. Shkak për këtë rritje të çmimeve sipas sipërmarrësit Zef Shtjefni është bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit që importohen.
24 Shtator 2021, 15:56 - Ekonomi
-
Ekonomi
Investimet e huaja patën një rritje në gjysmën e parë të këtij viti në Shqipëri
Investimet e Huaja Direkte shënuan një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ato arritën në 234 milionë euro, 3 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
12 Shtator 2021, 08:25 -
Ekonomi
Alban Zusi: Rritja e çmimeve si pasojë e ndikimit nga tregu ndërkombëtar! Brenda muajit njerëzit do të kenë 20% më shumë shpenzime, të merren masa! Të hetohen abuzimet
Alban Zusi shprehet se çmimet janë rritur dhe kjo do të pasohet edhe me rritjen e të ardhurave por do të kalojë kohë dhe për këtë arsye shtresa në nevojë do të kenë probleme.
9 Shtator 2021, 12:45 -
Ekonomi
Ekonomia dhe qeveria e re, sfidat e ministreve Kumbaro, Ibrahimaj e Krifca! Rritje ekonomike e amnisti, menaxhim i mbetjeve dhe plazheve deri te objektivi për eksportet 1 mld $
Tre ministret e reja të kabinetit të qeverisë Rama 3, Delina Ibrahimaj, Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca kanë një sërë sfidash përpara në situatën në të cilën ndodhet ekonomia, turizmi apo bujqësia. Ministret duhet të gjejnë zgjidhje që nga mbetjet dhe plazhet e pandara deri tek mekanika bujqësore dhe amnistia fiskale.
5 Shtator 2021, 14:04 -
Ekonomi
Përmirësohet ekonomia, por rrezikohet nga pandemia! BSH: Do mbështesim rritjen e pagave, rrit inflacionin
Rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë së vendit kërcënohet nga variantet e reja të covid-it. Në këtë përfundim ka dalë Banka e Shqipërisë që thotë se do të mbështesë rritjen e pagave në sektorin privat pasi rrit inflacionin
12 Gusht 2021, 21:28 -
Ekonomi
Niveli më i ulët historik i kredisë së keqe në vend, zbret në 7.1%! Banka e Shqipërisë: Rritet aktiviteti i bizneseve, po kthejnë kreditë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin qershor kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik që prej vitit 2008, në 7.12% dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Gusht 2021, 19:13 -
Ekonomi
Shtrenjtimi i karburantit dhe ushqimeve rritën inflacionin! Inflacioni drejt normalizimit, 2.2% në korrik, objektivi 3%
Pavarësisht se shtrenjtimi i karburantit dhe i ushqimeve nuk pritet mirë tek konsumatorët, rritja e çmimeve ka ndikuar në normalizimin e inflacionit, i cili sipas INSTAT është 2.2 përqind dhe deri në vitin 2022 pritet të arrijë në 3 përqind.
9 Gusht 2021, 16:32 -
Ekonomi
Standard & Poor’s vlerëson ekonominë shqiptare me B+: OK për reformat, rritje ekonomike prej 5% deri në fund të 2021
Agjencia prestigjioze financiare Standard & Poors konfirmon vlerësim në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” të ekonomisë për Shqipërinë. Agjencia parashikon që ekonomia deri në fund të këtij viti të rritet me 5 % ndërsa gjatë 2022 prodhimi i brendshme bruto të arrij në nivelet e 2019 para pandemisë
3 Gusht 2021, 14:40 -
Ekonomi
Recesioni ekonomik në 2020 ishte 3.9% dhe jo 3.3%, 'Financat': 2022-2024 ekonomia do rritet me 4.4%, në 3 vitet e ardhshme investimet rriten me 6.4%
Ekonomia e vendit në vitin e kaluar ka pësuar një rënie prej 3.96% dhe jo 3.3% sa u parashikua në fillim. Rishikimi i recesionit është bërë nga Ministria e Financave në programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2022–2024. Ndërkohë në 3 vitet e ardhshme pritet rritje ekonomike prej 4.4% dhe rimëkëmbje e investimeve me 6.4%.
1 Gusht 2021, 16:45 -
Ekonomi
Bizneset në krizë për punonjës, eksperti: I shfrytëzojnë dhe nuk i paguajnë! Problem edhe arsimimi që është larg nevojave të tregut të punës
Shumë sektorë të ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve, ndërsa për ekspertin për punësimin dhe këshillimin e karrierës, Erion Muça, faktorët janë
29 Korrik 2021, 14:40 -
Ekonomi
Mbi 46 mijë biznese kërkojnë punonjës! Industria përpunuese vuan më shumë për krah pune
Mbi 46 mijë biznese në vend po kërkojnë punonjës aktualisht. Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e punësimit, sektori që po vuan më shumë mungesën e punonjësve është industria përpunuese. Ndërsa në treg po kërkojnë më shumë profesione elementare.
29 Korrik 2021, 13:02 -
Ekonomi
Alarmi 'SOS' për punëtorë nga disa sektorë të ekonomisë! Sekretari i shoqatës së prodhuesve: Kërkojmë punonjës të huaj, tregu drejt kolapsit! 'Vuajmë' gabimet e bëra 30 vite në arsim
I gjithë sektori i prodhimit në vend po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Sekretari i shoqatës së prodhuesve Arben Shkodra në një intervistë për Report TV është shprehur se ka mungesë punonjësish të kualifikuar më treg, dhe shkak për këtë është edhe arsimi
27 Korrik 2021, 17:23 -
Opinion
Edi Ramën e rrëzon vetëm Edi Rama
Në kushtet kur opozita është në gjendje knock doën-i politik. Kur kjo opozitë ndodhet në situatën më të vështirë që nga vitit 1990 kur u rrëzua komunizmi. Kur kjo opozitë nuk jep shpresë, por forcon pozitat e kryetarit në vend të forcojë vetë opozitën. Kur mazhoranca ka fituar ma
26 Korrik 2021, 13:56 -
Ekonomi
Raporti i agjencisë ndërkombëtar, “Fitch solutions” për Shqipërinë: Ekonomia rritet me 5.7%! Varianti delta, rrezik për ringritjen e turizmit
Ecuria pozitive e ekonomisë së vendit në 6-mujorin e parë të vitit, ka bërë që edhe institucionet ndërkombëtare të rishikojnë parashikimet për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit thotë se ekonomia do rritet me 5.7% në rast se s’do ketë një valë infektimesh nga varianti Delta.
22 Korrik 2021, 17:32 -
Ekonomi
Bankat lehtësojnë kushtet e dhënies së kredisë, bizneset po marrin hua për likuiditet e investime pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi për bizneset që duan të investojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë për herë të parë pas 15 muajsh, kërkesat e bankave për klientët janë reduktuar. Ndërkohë bizneset kanë rritur kërkesat për kredi për shkak të pasojave që u ka shkaktuar pandemia.
21 Korrik 2021, 16:15 -
Ekonomi
Fermerët humbin 25% të prodhimit për shkak të makinerive! Kreu i 'Agrobiznesit': Bujqësia po përballet me mungesë punëtorësh
Mungesa e fuqisë punëtore dhe infrastrukturës, janë dy shqetësimet kryesore me të cilat po përballen fermerët. Kreu i Shoqatës së Agrobiznesit Agim Rrapaj në një intervistë për Report TV thotëse 25 për qind e prodhimit shkon dëm vetëm nga makineritë e vjetra që përdoren në vjelje.
20 Korrik 2021, 20:23 -
Bota
A po i bën presion varianti Delta rimëkëmbjes ekonomike të Europës?
Pikërisht kur qeveritë e Europës dhe vendet e tjera të botës po hapeshin pas disa muajsh kufizime të Covid-19, Delta, një variant vdekjeprurës i Covid-19, po përhapet në të gjithë bllokun dhe në botë, duke i lënë shumë plane të rihapjes të paqarta.
14 Korrik 2021, 13:48 -
Ekonomi
Eurobondi i ri, ekspertja Elona Shehu për Report Tv: I nevojshëm në këtë situatë, fondet të shkojnë edhe për investime
Vitin e ardhshëm ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë të nevojshme marrjen e eurobondit për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara prej pandemisë. Ekspertja Elona Shehu thotë se marrja e borxhit në tregun e huaj është pozitive për situatën që ndodhemi, pasi nëse do merrej në tregun vendas do të rrezikonte kreditimin e bizneseve.
11 Korrik 2021, 10:58 -
Ekonomi
Ibrahimaj: Deri tani 33 mijë biznese kanë marrë certifikatën elektronike për fiskalizim, deri në shtator përfundon për 34 mijë bizneset
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Ibrahimaj tha sot në Report Tv se se procesi aktualisht po ecën normalisht pasi nga 34 mijë bizbese që e kishin detyrim nisjen e zbatimit të fiskalizimit në 1 korrik 2021janë rreth 33 mijë biznese që kanë marrë certifikatën elektronike pranë AKSHI-t për fiskalizimin. Madje ibrahimaj u shpreh e
9 Korrik 2021, 12:51 -
Ekonomi
Ibrahimaj: S'do të ketë më asnjë shtyrje të afatit për vendosjen e gjobave për fiskalizimin! Mirëkuptim deri në 1 janar 2022
Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report Tv se nuk do të ketë shtyrje afateve per të nisur fiskalizimin, por vetëm shtyrje të afatit për të vendosur gjoba. "Fiskalizimi nuk është gjë tjetër veçse lëshimi elektronike, pra nëse më parë fatu
9 Korrik 2021, 12:48