-
Ishte në kërkim se shiti fileto pule me salmonelë, ndalohet pronari i ‘AMG Food’! Do hetohet në gjendje të lirë
Për sasinë e konsiderueshme të mishit të pulës që shiti në treg edhe pse ishte me bakterin e salmonelës, policia ka ndaluar pronarin e kompanisë që e importoi nga Brazili. Arben Goxhe ishte i shpallur në kërkim, ashtu si edhe vëllai i tij dhe 3 inspektorë të AKU-së, ai do të hetohet në gjendje të lirë.
4 Prill, 09:42 -
Si doli në treg mishi me salmonelë? Nis hetimi! Brenda vitit AKU do të shkrihet, në vend vetëm 8 inspektorate
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar se si doli në treg mishi i pulës me salmonelë. Ndërkohë, sipas një ligji të miratuar vjeshtën e vitit të kaluar e që pritet të hyjë në fuqi më 13 maj, AKU do të shkrihet pasi në vend do të funksionojnë vetëm 8 inspektorate qendrore, të fokusuara në sektorët me më shumë risk.
1 Prill, 16:33 -
8 tonë fileto me salmonelë/ AKU kërkon heqjen e licencës për kompaninë AMG, Palnikaj: Nuk e dimë sa mish u konsumua! Audit Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Autoriteti i Ushqimit ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë “AMG”, që futi në Shqipëri mish me salmonelë. Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm Ministrisë së Bujqësisë, Drejtues i Task-Forcës për sigurinë ushqimore tha në Report Tv se nuk dihet se sa mish i kontaminuar është konsumuar.
31 Mars, 14:52 -
-
Mishi i pulës me salmonelë, reagojnë kompanitë! 'diMal': Asnjë sasi nga lotet e kontaminuara s'është përdorur në prodhimin. AMG: Kemi siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars.
29 Mars, 10:09 -
Gati 8 tonë mish pule me salmonelë nga Brazili/ Në kërkim pronari i AMG, nën hetim i vëllai, pronar i diMal' dhe 3 inspektorë të AKU-së! Reagon AMG food: Iu shit 154 klientëve, masa për t'i tërhequr nga tregu
Për sasinë e konsiderueshme të mishit të pulës që doli në treg edhe pse ishte me bakterin e salmonelës, policia shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që e importoi nga Brazili, dhe vuri në hetim vëllain e tij me një firmë të përpunimit të mishit. Policia po heton edhe 3 inspektorë të AKU-së që nuk bënë detyrën e lejuan daljen nga porti i Durrësit të 7.9 tonë mish me salmonelë.
29 Mars, 09:47 -
Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk b&eum
28 Mars, 17:08 -
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars. AKU zero transparencë, fsheh kompaninë. Report Tv mësoi me burime se është kompania ‘Dimal’. Pse nuk e tregon AKU kompaninë, mbron konsumatorin apo biznesin mashtrues? Kontrolle në 9 subjekte në Vlorë, tërhiqet fileto me salmonelë.
28 Mars, 12:17