-
Itali/ Dy shqiptarët therin në pistën e vallëzimit moldavin, përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre! I plagosuri humb veshkën, autorët kapen të fshehur te partneret
Krimi në klubin e natës ‘Utopia’ në Padova, shkak përshëndetja që 30-vjeçari i bëri një vajze që shoqërohej me dy agresorët. Një nga shqiptarët me precedentë, i zbulohen 20 gramë kokainë, thikë e 2 mijë euro cash. Kapen teksa flinin, në banesat e të dashurave në Venecia. Lëndohet edhe shoku rus i të plagosurit. Nëse nuk do ulërinin klientët, mund ta kishin vrarë. Klubi mbyllet për 4 muaj
11 Prill, 08:49
