-
Përplasja me agjentët e BKH në Fier, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Agron Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK
Burimet bëjnë me dije se në dëshminë e tyre në polici, dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe personi tjetër i arrestuar, kanë deklaruar se nuk e dinin që personat me të cilët u përplasën ishin të SPAK, në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.
17 Prill, 14:37 -
Përplasja me agjentët e BKH-së, Report TV siguron pamjet e kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt
Report TV siguron pamjet e biznesit të Shkëlqim Kapllanajt, vëllai i Agron Kapllanajt, në aksin Fier-Patos, ku u shënua incidenti me agjentët e BKH-së dhe efektivëve të policisë të martën. Kompania që e Kapllanajt, 'Shkëlqimi 07', operon në fushën e ndërtimit. Dinamika e ngjarjes dhe arsyet e
16 Prill, 13:59 -
Përplasja me njerëzit e Agron Kapllanajt në Fier/ SPAK: Agjentët e BKH dhe efektivët u sulmuan pa asnjë motiv, po kryenin veprime për një hetim
Tre persona mes të cilëve, dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, u arrestuan pas përplasjes së mbrëmshme me agjentët e BKH në Fier. Hetuesit u sulmuan fizikisht, dhe pa asnjë motiv, sipas një njoftimi të SPAK-ut, ku saktësohet se ata ishin në krye të detyrës. Kapllanaj ka ofruar një tjetër version duke deklaruar se hetuesit nuk ishin identifikuar e madje sipas tij, kishin kërcënuar dhe punonjësit e kompanisë së tij.
16 Prill, 11:53 -
Përplasja me agjentët e BKH-së në Fier, arrestohen 2 nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër
Arrestohen 2 nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, si edhe një person tjetër, pas përplasjes me agjentët e BKH-së në Fier. Në pranga kanë rënë Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku.
16 Prill, 09:04
