-
I liroi pa incidente zyrën Ndreut, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i bashkohet protestës së PD në Shkodër
Vijon grumbullimi i militantëve të PD në Shkodër për të protestuar kundër Konstituimit të Këshillit Bashkiak. Këtij tubimi i është bashkuar edhe ish-kryetari i Lezhës. Fran Frrokaj. Ky i fundit në bashkinë e Lezhës i liroi vendin pa incidente kryetarit të ri të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjrin Ndreu.<
19 Gusht 2019, 10:28 -
Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ Mblidhen për protestë militantët e parë të PD, Voltana Ademi në zyrë
Janë mbledhur pranë Universitetit të Shkodrës, militantët e parë të Partisë Demokratike në këtë qytet, të cilët pritet të protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë K&
19 Gusht 2019, 10:20 -
Konstituohet Shkodra/ Militantët e PD tensione me policinë, arrestohet kreu i FRPD, Ademi: Jam akoma kryebashkiake (Video)
Bashkia Shkodër kalaja e fundit e demokratëve tashmë ka rënë pjesërisht në duart e socialistëve, teksa këtë të hënë është konstituuar Këshilli Bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri, vendosi të tërhiqej nga marrja e mandatit.
19 Gusht 2019, 09:28 -
Sot konstituohet Këshilli Bashkiak/ PD e Shkodrës protestë: Rama mos luaj me zjarrin! Dimë t'i dalim vetes për Zot
Sot do të konstituohet Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i cili do të organizohet jo në Bashkinë e këtij qyteti, por në ambientet e universitetit "Luigj Gurakuqi". Shkodra, një bastion i së djathës, i drejtuar së fundmi nga Voltana Ademi, është "kalaja" e fundit në drejtimin e PD-së, për të cilët këta të fundit duket se janë zotuar se nuk do ta lirojnë aq lehtë siç ka ndodhur në disa prej bashkitë e tjera.
18 Gusht 2019, 17:58 -
Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Meta: Nuk do të dekretoj përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, më 13 tetor gara për gjithë kryebashkiakët
“Nuk ka nevojë, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, u shpreh kreu i shtetit. Këshilli bashkiak do të konstituohet të hënën më 19 gusht tek Rektorati "Luigj Gurakuqi.
16 Gusht 2019, 17:53 -
Valdrin Pjetri ende pa dhënë gjurmët e gishtërinjve, Prokuroria i përgjigjet PD: Nuk kemi neglizhuar
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar gjurmët e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit ai ende nuk është paraqitur për të kryer këtë proces por pritet ta bëjë në ditët në vijim.
16 Gusht 2019, 11:18 -
Tërheqja e Pjetrit/ Basha: Krahasuar me Ramën ai është kriminel i rangut të tretë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama, se ai është fajtori kryesor për futjen në politë të Valdrin Pjetrit. Në një reagim të shkurtër, menjëherë pas deklaratës së kreut të qeverisë për tërheqjen e Pjetrit, Basha shkruan se Rama është i lidhur me krimin dhe se kjo e fundit mund të zhduket vetëm pas largimit të Ramës.
16 Gusht 2019, 11:15 -
Rama: Në sitë të gjithë vetëdeklarimet e zyrtarëve! Kush gënjen do përjashtohet dhe ndiqet penalisht
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çdo vetëdeklarim i kandidatëve për zgjedhje do të verifikohet dhe nëse ka rezultuar se kanë gënjyer do të përjashtohen dhe do të ndiqen penalisht. Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, kreu i qeverisë tha se verifikimi shtetëror do të nisë jo vetëm për kandidatët, por politikanët dhe punonjësit e shtetit.
16 Gusht 2019, 10:34 -
Ironia e Kullurit për akuzat e Bashës: Pjetrin e solli Topalli në PD? Kështu është kur kryetarin e kemi 'Gjino'
Edvin Kulluri, një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat është ndalur të komentojë një nga akuzat e ardhura nga Basha, më konkretisht PD-ja e Shkodrës, se ka qenë Topalli ajo që e ka bërë pjesë të PD-së, Valdrin Pjetrin.
15 Gusht 2019, 21:13 -
Këshilli bashkiak do konstituohet në 19 gusht, Ademi do drejtojë Bashkinë me shumicë socialiste
Partia Socialiste nuk do të heqë dorë nga Bashkia e Shkodrës! Pavarësisht tërheqjes së kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, mësohet se Këshilli Bashkiak do të konstituohet. Konstituimi do të bëhet në datën 19 gusht dhe jo 21 gusht siç ishte parashikuar më herët.
15 Gusht 2019, 17:08 -
Tërheqja e Valdrin Pjetrit/ Basha: Një kriminel më pak në politikë, asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Rama
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës. Basha thotë se tashmë ka një kriminel më pak në politikë por asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën si kokën e krimit politik.
15 Gusht 2019, 17:06 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit/ Rudina Hajdari: Problemi nuk është tek individi por tek sistemi ynë politik
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me çështjen e Valdrin Pjetrit. Hajdari shkruan se kjo vërteton se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik.Ajo shkruan se kur një individ me të shkuar kriminale vendoset si përfaqësues i PS për të marrë postin e kryetarit të bashkisë, problemi është tek liderët partiakë që promovojnë figura të tilla.
15 Gusht 2019, 16:52 -
Akuzat për dënimin në Itali/ Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës
Tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri pas akuzave lidhur me të shkuarën e tij në Itali. Përmes një reagimi vetë Pjetri njofton se ka vendosur të marrë një vendim të tillë, që të njihet me të vërtetën ligjore në pozitat e një qytetari të thjeshtë. Ai shprehet se kjo ngjarje banale e ndodhur 17 vite më parë është nxjerrë nga konteksti.
15 Gusht 2019, 16:13 -
Baze: Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën
Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji.
15 Gusht 2019, 10:38 -
Spahia: Protesta në Shkodër sinjal për Valdrinat e tjerë që ka promovuar Rama
Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve. "Ishte një protestë e natyrshme e qytetar&
14 Gusht 2019, 21:15 -
Voltana Ademi e buzëqeshur në protestën e PD-së kundër Valdrin Pjetrit (FOTO)
E pranishme në protestën e PD-së në Shkodër, sigurisht e pranishme ishte edhe kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi. Ajo shfaqet e buzëqeshur, teksa është në shoqërinë enjë tjetër personazhi të njohur p&
14 Gusht 2019, 20:43 -
Dënimi i Valdrin Pjetrit/ PD marshim-protestë në Shkodër, Spahia: Sinjal për Valdrinat që promovon Rama (VIDEO)
Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një marsh-protestë kundër Valdrin Pjetrit, pas dokumenteve të publikuara ku bëhej i ditur se ky i fundit ka qenë i dënuar në Itali për drogë.
14 Gusht 2019, 19:51 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit/ Prokuroria e Përgjithshme nis procedurat për krahasimin e shenjave të gishtave
Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij për të bërë një krahasim, gjë që do të sjellë edhe zbardhjen e së vërtetës për të shkuarën e tij në Itali.
14 Gusht 2019, 18:41 -
Topalli ia numëron të gjitha Bashës: Je i rremë! Ktheve kundër perëndimin, e çove partinë drejt humnerës
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë ditën e sotme një deklaratë të ashpër kundër liderit demokrat Lulzim Basha. Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashës, Topalli shprehet se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë perëndimin, i dha Ramës mandatin e dytë për 14 mln euro të pallatit të tij duke e çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt rrugëve të botës.
14 Gusht 2019, 14:26 -
Basha: Rama po përpiqet ta shesë Valdrin Pjetrin si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Ed Rama ishte në dijeni të të kaluarës së Valdrin Pjetrit, ndaj edhe e kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës. Basha deklaroi se tashmë që u vërtetua se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali Rama po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'i hidhte Shkodrës.
14 Gusht 2019, 13:43 -
PROFIL/ Valdrin Pjetri e nisi karrierën në kohën e Berishës, ishte i pajisur me certifikatë sigurie
Valdrin Pjetri si kandidat i Partisë Socialiste të Shkodrës nuk ishte një zgjedhje e rastësishme. Pjetri ka një karrierë të gjatë ku ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.
14 Gusht 2019, 12:33 -
Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon shkeljen/ KQZ dhe Prokuroria asnjë verifikim për kandidatët në zgjedhjet e 30 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar. Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.
14 Gusht 2019, 10:49 -
Baze: Leksioni i hidhur i Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi
Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur i gjithë atyre që nuk e kanë kuptuar se ligji i dekriminalizimit është bërë për t’i mbajtur larg politikës, të gjithë ata që përpiqen të fshehin të shkuarën e tyre.
13 Gusht 2019, 20:39 -
VOA: Pas dënimit në Itali, Berisha e bëri Valdrin Pjetrin drejtor të pasurisë së konfiskuar të mafias
Sipas dokumentave të botuara nga PD, kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri u dënua në Itali në 2002 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge, por 8 vjet më vonë ish-kreu i PD, por Sali Berisha e punësoi atë Administrator të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).
13 Gusht 2019, 20:10 -
A është kriza e Shkodrës rasti për të dalë nga kriza politike?
Rasti i Valdrin Pjetrit, i cili duket se ka gënjyer lidhur me të kaluarën e tij rinore mbi një dënim me 18 muaj për shpërndarje droge, që i është dhënë në Itali kur ishte student, mund të hapë një hapesire në krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës.
13 Gusht 2019, 17:57 -
Deklarata e Ramës për Pjetrin/ PD: I njëjti skenar si me Rroshin, Frrokun, Bushin! Lojës me larje duarsh i erdhi fundi
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama, i cili tha se PS-ja dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara deri sa të zbardhet e vërteta ligjore mhbi të shkuarën e kryebashkiakut.
13 Gusht 2019, 16:26 -
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit 'ngrijnë' Këshillin Bashkiak, Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruat më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri.
13 Gusht 2019, 16:09 -
Akuzat e PD-së/ Rama: Deri sa të dalë e vërteta ligjore, Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara plotësisht
Në një reagim të parë lidhur me këto akuza të njëpasnjëshme nga selia blu, kreu i qeverisë Edi Rama ka mohuar që të ketë pasur dijeni lidhur me dënimin e Pjetrit nga drejtësia Italiane në vitin 2003. Ai shkruan se kurrsesi nuk e kishte menduar që Pjetri, do kishte gënjyer mbi të shkuarën e tij, teksa thekson se do të mbajë përgjegjësi dhe se pasojat e këtij veprimi do të jenë individuale.
13 Gusht 2019, 15:48 -
Dënimi në Itali, Balla: Sqarimet e Pjetrit dhe të PD-së nuk mjaftojnë, padi për shpifje
Pas publikimit të dokumenteve të PD-së nga kuestura e Firences që tregonin se kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
13 Gusht 2019, 13:00 -
PD nxjerr dokumentet: Valdrin Pjetri u dënua në 2003 në Itali me burg për drogë
Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën.
13 Gusht 2019, 12:16