-
Vrasja e Antonio Karafilit, avokati: Kishte gjurmë që provonin se nuk ishte vetëvrasje! Hetim për mjeko-ligjorët që anashkaluan provat, akt-ekspertimi i rremë përbën vepër penale
Avokati i familjes së Antonio Karafilit, në një intervistë për Report TV, thotë se mjeko-ligjorët kanë anashkaluar provat dhe se akt-ekspertimi i rremë përbën vepër penale. Ai thotë se Prokuroria e Korçës ka nisur edhe një hetim për ta.
2 Maj, 15:26 -
Vrasja e Antonio Karafilit në Voskopojë, zbardhet dinamika! Ish e dashura i dërgoi prindërit e të ndjerit në vendngjarje: Ja ku e keni! Detajet që e 'tradhtuan' dhe telefonata anonime në polici
Prokuroria në 7 vite ka mbledhur prova të mjaftueshme dhe deklarime në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa duket se inskenimit për vetëvrasje i erdhi fundi nga akti i ekspertimit që gjeti materiale biologjike (ADN), të Kejsi Spahillarit në çarçafin që ishte përdorur për varjen e të ndjerit Antonio Karafili.
2 Maj, 13:38 -
Vrasja e Antonio Karafilit nga partnerja dhe i dashuri i saj, nëna e vajzës: Nuk ka lidhje me ngjarjen, çdo gjë është e stisur
Pas 7 vitesh u zbulua se Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj në Voskopojë. Ndërkohë nëna e Kejsit, Ana Spahillari i hedh poshtë këto akuza duke thënë se çdo gjë është e stisur."Asnjë gjë nuk është e vërtetë, çdo
29 Prill, 13:35 -
Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj, e mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë
Pas 7 vitesh është zbardhur vrasja e 18-vjeçarit Antonio Karafili në Korçë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin, ish-e dashura e Karafilit. Ajo dyshohet se e mbyti me çarçaf pasi kishte krijuar një lidhje të re dashurie. Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje.
29 Prill, 10:52
