-
Zgjedhjet, tensione në Maqellarë! Kandidati i Berishës, Xhemal Gjunkshi me 3 të tjerë bllokojnë makinën e biznesmenit: Po blen vota! Çohen në SPAK me 3 akuza
Në prag të ditës së votimit për zgjedhjet e 11 majit, në Maqellarë të Dibrës, shënohen incidente zgjedhore. Kandidati për deputet në listën e koalicionit PD-ASHM, Xhemal Gjuknshi dhe simpatizantë të djathtë bllokuan automjetin e një biznesmeni duke e akuzuar se po blen vota për PS-në. Policia referoi për hetim në SPAK kandidatin dhe mbështetësit e PD për vetëgjyqësi dhe pengim të qarkullimit, si dhe biznesmenin Fiqiri Pali e një person tjetër për korrupsion në zgjedhje, duke ia lënë në dorë Prokurorisë së Posaçme të vlerësojë nëse ka pasur apo jo blerje të votave
10 Maj, 13:01