-
Plan masash për turizëm pa ndërprerje energjie nga OSHEE-OST-OSSH! Gati investimet në nënstacione në Theth e Tamare
Nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe OSHEE është hartuar një plan masash për të përballuar kërkesën e lartë për energji në pikun e sezonit turistik veror. Drejtori i OSSH Blendian Dalipi tha se gjatë muajve të verës kërkesa për energji rritet deri në 20% për këtë arsye janë shtuar grupet e punës.
25 Qershor, 18:42