-
Ndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë, OMONIA: Show, i kanë marrë njerëzit pranë qeverisë, një ish-deputet, një gazetar dhe oligarkët
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas shpërndarjes së certifikatave të pronësisë një ditë më parë në Himarë. OMONIA thotë se shpërndarja e certifikatave ishte një show. Ata thonë se deri më tani ka marrë certifikate pronësie një gazetar, një ish-deputet i majtë dhe oligarkët.
19 Shtator 2022, 07:18 -
Nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë e Palasë, Lame: Janë regjistruar 3.766 prona! Aplikoni online
Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.
18 Shtator 2022, 13:19 -
Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: Buxhetit të shtetit i janë shtuar 110 milionë dollarë
Shteti arkëtoi 110 milionë dollarë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, proces që përfundoi me 2 gusht. Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se 398 familje nuk e kanë bërë rivlerësimin që do të thotë se nëse shesin një pasuri do taksohen 15%. Ndërsa 113 mijë familje përfituan rivlerësim të pasurisë me taksën e ulur në 3%.
27 Gusht 2022, 10:54 -
Korça s’ka më asnjë pallat të braktisur nga ndërtuesit, Lame: Korçarët, më të 'paaftit' për të ndërtuar pa leje
Korça është zona që mban vendin e fundit në Shqipëri për numrin e ndërtimeve pa leje në përgjithësi, por edhe për numrin e pallateve të ndërtuara dhe të braktisura nga ndërtuesit. Kështu ka bërë me dije sot drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i cili këtë fundjavë ishte në Korçë për të përfunduar procesin e legalizimit të një pallati të braktisur nga ndërtuesit.
14 Gusht 2022, 14:10 -
Regjistrimi i tokave bujqësore, Artan Lame: Tani kemi një ligj që na jep mundësinë të regjistrojmë pronat deri në fund
Banorët e fshatit Pilur të Himarës do të kenë mundësinë që të regjistrojnë tokat bujqësore. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame sqaroi procedurat dhe vijoi diskutime të lira me fermerët e fshatit, me qëllim për të shpalosur të gjitha tipologjitë e problematikave të tyre dhe zgjidhjet e ofruara nga Ligji i ri 20/20.
9 Gusht 2022, 20:22 -
Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit! Regjistrohen 990 parcela ullishte
Pas 30 vitesh banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë. Ato u dorëzuan nga, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990
31 Korrik 2022, 12:32 -
2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronëësisë në Kadastrën e Tiranës. Report Tv, me gazetarin Arsen Rusta, mëson se ky hetim po ndiqet nga kryeprokurori Tiranes Arens Çela.
23 Qershor 2022, 11:09 -
2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis hetimet për skandalin në Kadastrën e Tiranës: Abuzimet më të mëdha në zonën e Farkës, Ndroqit, Shëngjergjit
Prokuroria ka nisur hetimet për Kadastrën e Tiranës, pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit të kreut të Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘abuzim e vjedhjeve të dokumenteve’.
21 Qershor 2022, 15:30 -
Abuzime në Kadastrën e Tiranës, Lame: 2100 regjistra të dëmtuar, vetëm 250 pa probleme, mungojnë mijëra faqe! Ja zonat me më shumë problematika
Tjetër skandal në Kadastrën e Tiranës, njëjtë si në atë të Durrësit. Nga 2342 regjistra në total, vetëm 250 prej tyre rezultojnë të pa dëmtuar. Konkretisht, 515 faqe mungojnë tërësisht pasi janë grisur, qindra faqe janë të zëvendësuara, 914 faqe të dubluara, ndërsa 13.000 faqe janë boshe. Kreu i Kadastrës Artan Lame tha se abuzimet më të mëdha janë në Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru.
18 Qershor 2022, 10:36 -
Lame: Në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, kjo është shenja më e sigurt e uljes së korrupsionit
Sot është dita e dytë e Konferencës anti-Korrupsion, ku kreu i Kadastrës, Artan Lame ka treguar se niveli i korrupsionit në institucionin që ai drejton ka rënë, e për këtë ka dhënë një argument.
14 Qershor 2022, 10:51 -
Disa drejtori të Kadastrës vonojnë informacionin për KED për kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Presidenca letër Artan Lames: Zhbllokoni procesin
Disa drejtori vendore të Kadastrës nuk po i japën informacionin që kërkon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është pretendimi i Presidencës në një letër drejtuar drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.
6 Qershor 2022, 16:29 -
Kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e hotelit, arrestohet punonjësi i Kadastrës në Sarandë! Artan Lame kërkon falje: Kemi dënuar deri tani 100 punonjës
Policia e Sarandës ka arrestuar sot 41-vjeçarin Laert Pasha, specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë pasi akuzohet se kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të bërë hipotekën e një hoteli. Për këtë rats, kreu i Kadastrës Artan Lame i ka kërkuar publikut falje
11 Maj 2022, 12:29 -
Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë
Për banorët e 260 apartamenteve dhe 60 bizneseve në Vlorë ka marrë fund kalvari i çështjes së pronësisë, pasi pallatet e tyre ishin braktisur nga ndërtuesit. Ata kanë marrë sot certifikatën e pronësisë nga zv.kryeministri Ahmetaj dhe kreu i kadastrës Artan Lame. Ahmetaj tha se investitorëve të tillë nuk do t’u jepen më leje ndërtimi. Vetëm në Vlorë figurojnë 280 pallate të braktisura nga investitorët.
17 Prill 2022, 22:03 -
Skandali në Kadastrën e Durrësit, vetëm 15% e dosjeve të sakta, Prokuroria nis hetimet
Pas skandalit në Kadastrën e Durrësit, ku vetëm 15% e dosjeve rezultuan të sakta Prokuroria ka nisur hetimet. Kjo lëvizje e prokurorisë vjen menjëherë pas denoncimit të bërë nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se nga të gjitha dosjet e marra nga Kadastra e Durrësit vetëm 15 % e tyre janë pa probleme.
1 Prill 2022, 16:16 -
Vetëm 15% e dosjeve të sakta në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë, fajtorët të mbajnë përgjegjësi! Kufizoni korrupsionin
Pas raportit që zbuloi se vetëm 15% e dosjeve të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të sakta, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se tani më është në pritje për të marrë masat e duhura për përgjegjësit.
31 Mars 2022, 16:47 -
Artan Lame në Report Tv: Po përfundon regjistrimi i pronave të jugut! Durrësi ka më shumë probleme se Vlora, rreth 3 mijë familje kanë zaptuar tokat! Kemi arritur 250 mijë legalizime
Kreu i Kadastrës Artan Lame tha në Report Tv se po përfundon regjistrimi i pronave në jugun e vendit. Sipas Lames, Durrësi është një vend problematik me çështjen e regjistrimit të pronave, krahasuar me Vlorën. Ai veçoi zonën e plazhit në Spitallë, Lalëz dhe Kepin e Rodonit.
30 Mars 2022, 20:51 -
Megaskandal në Kadastrën e Durrësit, Lame: Vetëm 15% e dosjeve të sakta, të tjerat me dublikime, fletë të grisura e të zëvendësuara! Plaçkitjet më të mëdha në bregdet
Megaskandal në Kadastrën e Durrësit. Në një raport 600 faqesh abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Nga të gjitha dosjet e marra nga kjo kadastër vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave janë me dublikime dhe të grisura.
30 Mars 2022, 12:02 -
Bllokimi i Kadastrës, kosto e shtuar për durrsakët! Avokatja: ASHK nuk respekton afatet, mungon shërbimi
E vënë shpesh në shënjestër për korrupsion Kadastra e Durrësit nuk jep shërbime në kohë për qytetarët e Durrësit. Ata po përballen me burokraci dhe kosto shtesë për të marrë dokumentet e pronësisë, thanë noterët dhe avokatët për "Report Tv".
12 Shkurt 2022, 17:09 -
Lame nga Berati mesazh për banorët e '5 majit' në Tiranë: Do merrni paratë e shtëpisë, por jo të tokave që s’janë tuajat
Artan Lame, nuk la pa përmendur edhe situatën tek 5 maji në Tiranë dhe atë të Unazës së Re ku shumë banesa do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit. Lame thekson se banorët e 5 majit, disa prej tyre duan paratë e një toke që s’është e tyre. Ndër të tjera Lame theksoi se do të marrin të plota paratë e shtëpisë.
12 Shkurt 2022, 14:29 -
Kadastra e Durrësit në stanjacion të plotë! Prej ditësh nuk kryhet asnjë punë! Lame për Report Tv: E sollëm në Rinas për ta larguar nga presioni, tani e spastrojmë nga brenda
Që prej kërkesës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, për shkrirje të Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës pasi duke filluar nga drejtori i saj tek çdo nënpunës kanë shkelur ligjin, burime për Report Tv konfirmojnë se në atë institucion nuk kryhet më asnjë punë dhe qytetarët nuk marrin asnjë shërbim.
2 Shkurt 2022, 11:31 -
Përfundon regjistrimi i pronave në lagjen historike të kalasë së Elbasanit, Lame-banorëve: Aplikoni për të marrë certifikatat e pronësisë
Ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive në lagjen historike të Elbasanit. Drejtori i Kadastrës Artan Lame teksa ka shpërndarë disa certifikata të pronësisë për banorët e kësaj zone kadastrale (8524), tha se në Kalanë e Elbasanit nuk ishte bërë asnjëherë regjistrimi fillestar
26 Janar 2022, 15:01 -
Kadastra raport qeverisë për shtesat pa leje! Artan Lame: Ndërtuesit të heqin dorë nga shtesat, do të ndëshkohen
Kadastra ka gati raportin që do t’i paraqesë qeverisë lidhur me fenomenin e ndërtimit të shtesave pa leje. Nga Selita, Artan Lame tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për të frenuar ndërtimet shtesë pa leje, duke paralajmëruar ndërtuesit për ndëshkime
23 Janar 2022, 13:02 -
Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës
Autoritetet shtetërore premtuan ta rikonstruksionin, por edhe një vit e gjysmë më pas, ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është një gërmadhë me plehra. Në të janë strehuar familjet në skamje, ndërsa për Report Tv autoritetet thonë se në godinë do vihet dorë në nisje të vitit të ardhshëm.
30 Dhjetor 2021, 13:12 -
2.8 mln pasuri do gjenden në sistem elektronik në 2022! Kadastra: 700 mijë dosje pronash janë digjitalizuar
Të gjitha dosjet e pronave brenda 2 viteve do të jenë të digjitalizuara. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se në vitin 2022 do të nisë zbatimin projekti për digjitalizimin e arkivës dhe janë mbi 2.8 milionë pasuri që do të hidhen në sistem elektronik.
17 Dhjetor 2021, 17:06 -
Ekonomi
Legalizohen 3 pallate në Durrës, Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme! Papërgjegjshmëria e tyre bie mbi kurriz të qytetarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.
19 Nëntor 2021, 11:19 -
Politikë
Përfundon procesi i legalizimit në Bashkinë Pustec! Kreu i Kadastrës: Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla
Bashkia Pustec shtrihet përgjatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korçës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.
13 Nëntor 2021, 14:10 - Kultura
-
Kronikë
Përfundon procesi i legalizimeve në zonën e Lanabregasit në Tiranë, problem mbeten 45 objekte që nuk kishin kryer vetëdeklarim
Procesi i legalizimit të banesave në Lanabregas të Tiranës, në këtë zonë kadastrale të Tiranës është përmbyllur. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga drejtoresha Rajonale Tirana-Rurale, Risena Xhaja, ishin në pranishëm në këtë zonë
25 Shtator 2021, 14:47 - Kronikë
-
Opinion
Artan Lame: Malajziani dhe italiani
Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda.
21 Gusht 2021, 13:08 -
Kronikë
Pas 25 vitesh përfundon 'odiseja' e legalizimit të Kompleksi Malajzian në Tiranë, banorët 30 ditë kohë për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre
Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë. Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që do afishohen në faqen e facebook të Kadastrës Shqiptare.
19 Gusht 2021, 10:11 -
Kronikë
Zjarri i qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, Lame: Ka bashkëpronarë që donin ta jepnin për ndërtim se kështu do fitonin më shumë
Kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame teka ka dhënë pak histori mbi Sarajet e Toptanëve që në mesnatë iu vu zjarri qëllimisht, tha se kjo është një formë për të ndaluar shpronësimin.
17 Gusht 2021, 12:34 -
Kronikë
Regjistrohet Plugu i Lushnjes, banorët marrin certifikatat e tokës! Lame: Në gjithë vendin 24 mijë familje do pajisen me certifikatë pronësie
Pas një procesi të tejzgjatur, banorët e fshatit Plug në Lushnje kanë marrë certifikatat e pronësisë së tokës, ndërsa kreu i Kadastrës Artan Lame tha se regjistrimi fillestar i pronave po vijon aktualisht në 19 zona kadastrale, ku deri në fund të vitit pritet të miratohen certifikatat e pronësisë së tokës për 24 mijë familje në mbarë vendin.
13 Gusht 2021, 15:49 - Opinion
-
Kronikë
Zjarret në Karaburun, Lame: Kush djeg pyjet për të hapur troje ndërtimi, ta harrojnë se do e legalizojnë
Kreu i Kadastrës Artan Lame u ka prerë shpresat të gjithëve atyre personave që djegin pyjet për të hapur troje për të ndërtuar. Lame u shpreh se ata persona ta harrojnë se munden t'i legalizojnë objektet.
6 Gusht 2021, 16:44 -
Kronikë
Audiopërgjimi/ Lame: Kështu mendoj edhe sot nuk i heq presjen!
"Njerëzve nuk do t’u themi se shtëpitë s'do legalizohen", ky audio përgjim i kreut të kadastrës Artan Lame, publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktoi furtunë mediatike. Audiopërgjimi ishte bërë në 2017, por, edhe sot 4 vite pas regjistrimit të kësaj bisede Artan Lame mendon njësoj.
6 Gusht 2021, 16:13