-
Blackout-i në Tiranë/ Gjeneratori i QSUT nuk funksionoi, Reanimacioni 30 minuta pa energji! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën
Jeta e asnjë të sëmuri nuk u cenua nga ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacionin qendror në QSUT, tha shefi i shërbimit Krenar Lilaj. Ai sqaroi se pas defektit që preku disa zona të Tiranës mbrëmjen e së hënës, pajisjet respiratore që mbanin në jetë 9 pacientë, nuk u fikën në asnjë moment, pasi kanë bateri që rezistojnë deri në disa orë. Për 30 minuta godina mbeti në terr, pasi gjeneratori nuk u vu në punë. Prej shtatorit të 2025-ës, ka përfunduar shërbimi i mirëmbajtjes.
20 Janar, 15:01 -
Ndërprerja e energjisë elektrike në QSUT, shefi i reanimacionit: Nuk u cenua jeta e pacientëve! Pajisjet respiratore kanë back up, por nuk kishim siguri kur rikthehej energjia
Shefi i shërbimit të Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pasur sot një komunikim për mediat ku ka sqaruar të gjithë dimamikën e mbrëmjes së djeshme ku në repartin e Reanimacionit u ndërpre energjia elektrike si pasojë e një defekti të përgjithshëm në Ti
20 Janar, 13:10 -
QSUT pa drita pas blackout-it! Shefi i Reanimacionit: Zhvendosëm 9 pacientë, pajisjet funksionojnë me back up! Ende pikëpyetje përse nuk u aktivizua gjeneratori
Pothuajse gjysma e Tiranës mbeti pa drita për mbi një orë, mbrëmë pas një defekti në linjën 110 Kv të OST-së. Në errësirë për disa momente ishte dhe Reanimacioni Qendror në QSUT, duke shkaktuar panik tek familjarët e pacientëve.
20 Janar, 11:19
