-
‘Pa punë e pa shkollë,’ protestat shpërthejnë në çdo cep të SHBA-së, ndërsa zyrtarët e Minesotës kundërshtojnë administratën e Trump
Në Minesota, protestat hynë në javën e dytë radhazi, pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë se do të hapë një hetim për të drejtat civile mbi vrasjen e Alex Pretti-t, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.
31 Janar, 09:07 -
VIDEO/ Vrasja e Alex Prettit në Minneapolis, pamjet e reja tregojnë përleshjen e tij me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes
Një video e re që tregon një përplasje fizike mes Alex Prettit dhe agjentëve federalë është publikuar, më shumë se një javë përpara se ai të qëllohej për vdekje nga agjentë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare. Pretti shihet duke u bërtitur agjentëve dhe duke goditur me shkelm dritën e pasme të automjetit të tyre. Agjentët ndalojnë, dalin nga automjeti dhe e rrëzojnë Prettin përtokë.
29 Janar, 08:03 -
Vranë 37-vjeçarin në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të patrullës kufitare
Të paktën dy nga agjentët federalë të patrullës kufitare, të përfshirë në incidentin me të shtëna me armë ku u vra 37-vjeçari Alex Pretti në Minneapolis, janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre
28 Janar, 22:01 -
“Ai ka armë”, CNN zbardh raportin fillestar të Departamentit të Sigurisë: Alex Pretti u qëllua nga dy oficerë
Raporti, nga hetimi fillestar i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare për të shtënat me armë ndaj Prettit, thotë se një oficer bërtiti disa herë: “Ai ka armë” përpara se dy oficerë të qëllonin ndërsa agjentët përlesheshin me të. Raporti i zbardhur nga CNN nuk thotë konkretisht nëse plumbat e qëlluar nga të dy personat e kanë goditur Prettin.
28 Janar, 12:44 -
Trump ‘tërhiqet’ nga Minneapolis! Bovino humbet vendin e punës ndërsa agjentët largohen nga qyteti
Vrasja e infermierit Alex Pretti në Minneapolis i ka kushtuar vendin e punës Gregory Bovinos, komandandi i hekurt i Policisë së Kufirit e angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e emigrantëve të paligjshëm në qytetet amerikane. Ai, së bashku me disa nga agjentët e tij të përfshirë në operacionet e ditëve të fundit në Minneapolis do të largohen që sot nga Minnesota.
27 Janar, 13:59 -
Nga uniforma te mandati: brenda botës sekrete të agjentëve federalë që ndezën protestat në SHBA
Incidentet e fundit në Minneapolis, ku protestat kundër agjentëve federalë të imigracionit u përshkallëzuan pas vdekjes së Alex Prettit, kanë rikthyer sërish vëmendjen ndaj ICE agjencisë kryesore amerikane që zbaton ligjet e emigracionit në territorin e SHBA-së.
26 Janar, 12:52 -
Vdekja e Alex Pretti përçan politikën, Shtëpia e Bardhë në krah të agjentëve, republikanët kërkojnë hetim të pavarur
Rasti i vdekjes së Alex Pretti-t ka shkaktuar protesta të gjera në SHBA dhe një përçarje të fortë politike mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale. Ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe agjentët federalë mbrojnë veprimet e forcave të rendit, autoritetet lokale dhe disa republikanë hedhin dyshime mbi versionin zyrtar të ngjarjes dhe kërkojnë një hetim të pavarur.
26 Janar, 08:42
