-
Përshtatja me klimën, Shqipëria me përgatitjen më të dobët në rajon
Fondacioni Europian për Trajnimet e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër. Sipas raportit, Shqipëria nuk është as në fazat e para të përgatitjes dhe në këtë mënyrë rrezikon t’i lërë punëtorët dhe komunitetet të papërgatitura për tranzicionin. Tranzicioni i gjelbër në dokumentet shqiptare konceptohet kryesisht si një proces mjedisor dhe teknik, jo si një transformim socio-ekonomik.
2 Shkurt, 14:27
