-
‘Ku e ke armën’, Report TV zbardh dëshminë e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD: Noka më ushtroi kontroll, Mziu më goditi me grushte te brinjët
Report Tv siguron të plotë dëshminë në polici të 30-vjeçarit Tetem Toraj, i cili denoncoi për dhunë deputetët e PD pasi e sulmuan pa faj, në mbyllje të protestës së 20 shkurtit. Në kallëzimin për deputetët, ai thotë se u sulmua fizikisht nga Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, ky i fundit, e goditi edhe me grushte. E gjitha ndodhi pasi ata dyshuan se ishte agjent civil i policisë, por në fakt ai sapo kishte mbyllur punën në biznesin e tij pranë vendit të protestës.
23 Shkurt, 14:32 -
Flamur Noka e mori për agjent civil dhe e dhunoi, qytetari e kallëzon pas sulmit të dhunshëm në protestë (VIDEO)
Totem Toraj ka bërë kallëzim ndaj Flamur Nokës pas incidentit. I kontaktuar nga Report Tv, ai thotë se ka pasur kontakt me deputetë të PD-së që mbrëmë në Komisariatin nr. 1, dhe u ka thënë që t'i kërkojnë falje publike, përndryshe do i kallëzonte penalisht. Sipas tij, të vetmen përgjigje që ka marrë, nga deputetët, ka qenë shprehja ironike se "je bërë VIP".
21 Shkurt, 15:28
