-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, 'Sapphire Princess' sjell rreth 2600 turistë
Turistët që udhëtojnë me këtë kroçerë kanë nisur menjëherë vizitat në Sarandë dhe në zonat përreth. Grupi i turistëve është i përzier dhe përfshin vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Kroçera ka mbërritur në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.
17 Mars, 09:12
