-
Myftiu i Korçës vizitë në Mitropolinë e qytetit, uron Pashkën Ortodokse: Dallimet s’na pengojnë të jemi në gëzime me njëri-tjetrin
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka dëshmuar edhe njëherë se toleranca fetare në Shqipëri është në një tjetër nivel dhe vlen për t'u vlerësuar. Në ditën e Pashkës Ortodokse, ai ka vizituar Mitropolinë e qytetit dhe ka uruar Mitropolitin Anastas dhe gjithë besimtarët për këtë ditë të shënuar në kalendarin Ortodoks.
12 Prill, 13:49