-
Sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të ‘nxehta’! Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri
Axhenda nuk është bërë ende publike, ndërsa dihet vetëm se kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim. Përgatitja për zgjedhjet lokale dhe formula se si socialistët do t’i zgjedhin kandidatët për 46 kryetarë bashkie, pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Në kampin rozë ka edhe një përplasje të fortë mes kryeministrit dhe Erion Veliajt, ndërsa pritet edhe përgjigje për kritikat brenda radhëve të partisë.
14 Nëntor, 07:30 -
Të gjithë ‘sy e veshë’ nga Asambleja e PS nesër! Rama përballë çështjeve të ‘nxehta'; Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri
Të shtunën duke filluar nga ora 10, socialistët do të mblidhen në takimin e parë të Asamblesë Kombëtare pas 9 muajsh, kur shumëçka ka rrjedhur. Report Tv ka mësuar se deri më tani nuk ka një rend dite të mbledhjes, përveç faktit se Kryeministri Rama do të jetë i pari që do t’i drejtohet me një fjalë socialistëve. Zgjedhjet e kandidaturat për 9 majin, ndryshime të mundshme në qeveri apo edhe përgjigja ndaj zërave kritikë në parti pritet të tërheqin vëmendje
13 Nëntor, 13:55 -
Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile zhvilluan sot një takim për përgatitjen e listave, duke marrë parasysh ndarjen e re administrativo-territoriale. Në qendër të diskutimeve ishte përgatitja e të dhënave të zgjedhësve sipas bashkive të reja.
13 Nëntor, 12:57 -
Përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë të shtunën në Asamblenë e PS! Deputetja për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje
Evis Kushi u shpreh se pjesëmarrja e Erion Veliajt në Asamblenë e PS-së është një çështje që i takon SPAK-ut dhe drejtësisë, ndërsa theksoi se partia do të presë vendimmarrjen e tyre përpara se të përcaktojë hapat e mëtejshëm. Ajo bëri të ditur gjtihashtu se në mbledhje do të diskutohen përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit.
12 Nëntor, 22:17 -
Vendoret e 9 majit, PD nuk pret 'bashkimin' për kandidat unifikues, udhëzim strukturave: Figura edhe në mesin e studentëve dhe pedagogëve që janë në protestë
Partia Demokratike i kërkon strukturave të identifikojnë kandidatë për zgjedhjet vendore në mesin e studentëve e pedagogëve. Forca më e madhe në opozitë ka hartuar një udhëzim përmes së cilit synon nisjen e zgjedhjes së kandidatëve, në një kohë kur ende nuk ka dakordësi me partitë e tjera opozitare për emra unifikues.
12 Nëntor, 14:15 -
Reforma zgjedhore/ Pas takimit me Celibashin, BE apel partive: Koha është e kufizuar, rregullat të jenë të qarta para zgjedhjeve të 9 majit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Sofia Moreira de Sousa i kërkoi politikës të ecë para me Reformën Zgjedhore. Pas një takimi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashin, de Sousa tha se votuesit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
12 Nëntor, 14:04 -
-
‘Vendoret’/ 2,5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit, Celibashi: Votimi elektronik nuk zgjerohet, s’ka konsensus mes PD e PS
2,5 miliardë lekë do të jetë fondi i dedikuar për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Ilirjan Celibashi tha në Komisionin për Nismat Qytetare se ky fond është i mjaftueshëm për përgatitjet për procesin zgjedhor. Edhe zgjerimi i votimit elektronik duket i largët, pasi politika nuk ka arritur konsensus.
11 Nëntor, 13:54 -
'Berisha e ka vendin në burg, jo në politikë', Arlind Qori refuzon ftesën për bashkim me opozitën: Kurrë me PD! Nëse humbas në Tiranë, jap dorëheqjen (VIDEO)
Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e opozitës ka marrë një tjetër refuzim nga Arlind Qori. Kreu i Lëvizjes Bashkë jo vetëm përjashton çdo aleancë me Partinë Demokratike, por e akuzon atë se bashkëqeveris me Edi Ramën
9 Nëntor, 17:02 -
Zgjedhjet vendore 2027, KQZ letër Xhafajt: Mungojnë 265 milionë lekë në projektbuxhet! Celibashi: Mund të kemi ndërprerje shërbimesh dhe probleme sigurie
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një shkresë Fatmir Xhafajt, duke kërkuar mbulimin e fondeve të lëna jashtë projektbuxhetit të vitit 2027. Në dokument paralajmërohet se mungesa e financimit mund të sjellë vonesa në testimin e sistemeve informatike, ndërprerje të shërbimeve dhe vështirësi në ruajtjen e materialeve zgjedhore.
9 Nëntor, 16:22 -
PD braktisi komisionin e ‘Zgjedhores’, Balla: Nëse s’vjen deri më 30 nëntor, shkojmë me propozimet tona në Kuvend
Taulant Balla ia bëri të qartë deputetëve të opozitës se nëse bojkoton komisionin për reformën zgjedhore, PS do të dorëzojë në Kuvend propozimet e saj. Pretendimeve të PD se po anashkalohen rekomandimet e
9 Nëntor, 14:57 -
‘Zgjedhorja’, Pas dakordësisë PS-PD, demokratët kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në komision: Të diskutohet ndarja e shtetit nga partia dhe ndalimi i abuzimit me pushtetin
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në komisionin për ‘Zgjedhoren’ për të hequr pikën e “detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.”
9 Nëntor, 10:08 -
-
‘Zgjedhorja’ ngec përsëri/ PS-PD ulen por nuk bien dakord! Në ngërç formula e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë sipas ndarjes së re territoriale
Rikthimi në tryezën e reformës zgjedhore, i socialistëve dhe demokratëve, u shoqërua me përplasje, ndërsa mbetet për t’u zgjidhur ngërçi për menyrën se si do të votohet për këshilltarët bashkiakë, sipas ndarjes së re territoriale. Demokratët e kundërshtuan me forcë diskutimin e kësaj çështjeje, dhe u larguan nga mbledhja. Socialistët paralajmëruan se nëse nuk do të ketë një zgjidhje brenda nëntorit, do veprojnë të vetëm.
9 Nëntor, 07:28 -
PD dhe PS gjejnë dakordësinë për zhbllokimin e Reformës Zgjedhore, nesër mblidhet Komisioni! Në rend dite mënyra si do votohet për këshillat bashkiakë pas hartës së re territoriale
Më në fund Kuvendi do të rinisë punën për Reformën Zgjedhore. Pas muajsh të tërë pezull, komisioni i posaçëm do të mblidhet nesër për të rishikuar formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Por, komisioni duhet të nxitojë pasi në fund të muajit i përfundon mandati.
8 Nëntor, 14:54 -
Zgjedhjet 2027, Fatmir Mediu: Koalicion qytetaro-politik, opozita me një kandidat të përbashkët
Mediu rendit 6 kërkesa, ndër të cilat dorëheqjen e kryeministrit, qeveri teknike, reformën zgjedhore, reformën territoriale, kufizimin në dy të mandateve të shefit të qeverisë dhe “daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të dalë nga koalicioni qytetar-politik sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga ky koalicion.”
8 Nëntor, 14:35 -
Zgjedhjet 2027, Agron Duka: Gati të kandidoj për bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është i gatshëm të rikthehet në garë elektorale dhe të kandidojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore. Ai thotw se përzgjedhja e kandidatëve duhet të bëhet mbi bazën e sondazheve dhe jo të raporteve të ngushta partiake.
8 Nëntor, 11:27 -
Jakin Marena: Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!
Ky ‘përvetësim’ i protestës nga Berisha ndodhi pasi ai ishte i trembur nga skenari serb, pra nga fitorja e Lëvizjes Studentore në Serbi, lëvizje që përjashtoi dhe shkriu të gjitha partitë opozitare, ndërsa mundi e vetme Vuçiçin e tani është në pushtet!
6 Nëntor, 18:53 -
'Saliu volli vrer ndaj partive të vogla, tani kërkon bashkim', Idajet Beqiri në Report TV: Me 9 maj PD-në do ta mbulojë turpi (VIDEO)
Ftesa e Sali Berishës për bashkimin e forcave opozitare është një “pacipëri e madhe” për avokatin Idajet Beqiri. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Beqiri tha se kreu i PD-së, pasi sulmoi partitë e vogla opozitare, tani kërkon bashkimin me to, por sipas tij, edhe nëse arrin të b&am
6 Nëntor, 17:57 -
Lufta Rama-Veliaj mund t'i kushtojë PS-së Tiranën? Alibeaj: Pres përmbysje më 9 maj! Çipa: Konflikti, siklet i pashmangshëm elektoral për PS-në (VIDEO)
Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ndanë të njëjtin vlerësim në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report T
6 Nëntor, 15:41