-
E paketuan me kujdes dhe u zhduk pa asnjë gjurmë! Regjisorit i humb çmimi Oscar në aeroportin e New Yorkut
Fituesi i Oscarit, Pavel Talankin, u detyrua të dorëzonte statujën e tij të artë për dokumentarin "Mr Nobody Against Putin" gjatë kontrollit në një aeroport në New York dhe tani ajo është zhdukur. Talankin thotë se e kishte çmimin e Akademisë në bagazhin e dorës, por sigurimi e ndaloi duke thënë se mund të përdorej si armë.
1 Maj, 09:34