-
Protesta/ Syri Tv trumbeton si protestuese ‘gazetaren’ shqiptare nga Britania, por BBC e 'demaskon': Ja kush është ‘Gjyshja’ e dënuar me 5 vite burg për trafik emigrantësh
Pranvera Smith, një shqiptare me banim në Angli është një nga protestueset që iu bashkua protestës para Kryeministrisë ditën e djeshme. Televizioni i familjes Berisha, Syri Tv e prezanton me krenari si një gazetare shqiptare që erdhi për t’iu bashkuar demonstruesve
15 Qershor, 15:42 -
Protesta hyn në ditën e 16-të, debati në Report TV, Qiraxhi: Nuk negociojmë me Ramën, Petraj: Pa ndryshimin e kodit zgjedhor protestohet kot
Kush e drejton protestën, cilat duhet të jenë kërkesat e saj dhe a duhet të ketë negociata me qeverinë? Këto ishin disa nga çështjet e diskutuara nga aktivisti Migen Qiraxhi dhe avokati Edmond Petraj në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
15 Qershor, 15:31 -
Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës dhe rrugës për në Rinas, merr në pyetje disa nga organizatorët
Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili del në pamje duke drejtuar marshimin.
15 Qershor, 15:17 -
Eduard Zaloshnja: Dy profile të ndryshme të protestuesve të mbrëmshëm
Çilimij, të rinj, e burra bërtitës; shumë pak vajza, e pothuaj asfare familjarë – të kujtonin turmat që shkojnë drejt stadiumit kur luhet derbi Tirona-Partizani. Njerëz që thjesht kanë qejf të bëhen pjesë e turmës.
15 Qershor, 14:57 -
Berisha: Nuk i bashkohem protestës, arritja e qeverisë teknike do ishte zhvillimi më i rëndësishëm
Sali Berisha mohon mundësinë e bashkimit me protestuesit në Bulevard, duke thënë se vetë nuk do të marrë kurrë pjesë fizikisht, por i kërkon të vetëve që të mos mungojnë në bulevard pavarësisht thirrjeve kundër tij. Ai thotë se qeveria teknike do të ishte arritja më e madhe e kësaj proteste.
15 Qershor, 13:23 -
Protestuesit bllokuan autostradën dhe rrugën për Rinas, kush i orientoi drejt aeroportit? Përçahen organizatorët, pakënaqësi edhe te qytetarët (VIDEO)
Protesta e djeshme u zhvendos drejt aeroportit të Rinasit dhe për herë të parë marshimi pa fjalime nuk ishte më nëpër rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish, më të paktë në numër, u nisën drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe e bllokuan atë, derisa devijuan për në rrugën e Rinasit duke lënë në trafik kilometrik shoferët që ishin nisur për në aeroport.
15 Qershor, 11:48 -
Protestuesit bllokuan rrugën e aeroportit, Rama: Turmë e drejtuar nga mendje të liga, po dëmtojnë imazhin e vendit! Dalim më të fortë se kurrë
Kryeministri Edi Rama deklaron se protesta e qytetarëve s’lidhje as me Sazanin e as me Zvërnecin, por turma e drejtuar nga mendje të liga po dëmton imazhin e vendit. Sipas tij, protesta bllokoi mbrëmë mijëra njerëz që do të fluturonin nga Rinasi. Sipas tij Qeveria dhe PS do të dalin më të fortë se kurrë nga kjo protestë.
15 Qershor, 10:28 -
-
Pasi policia u bllokoi marshimin drejt aeroportit, protestuesit kthehen në drejtim të Tiranës pas më shumë se 5 orë: Nesër më shumë
Pas më shumë se 5 orësh marshim në aksin Tiranë-Durrës dhe në rrugën që të çon në drejtim të aeroportit, protestuesit po kthehen në drejtim të kryeqytetit. Vendimi për tu kthyer erdhi pasi policia bllokoi marshimin e tyre pranë aeroportit. Ndërsa vendosën të kthehen, protestuesit
15 Qershor, 02:28 -
Efektivët u bllokuan rrugën për në aeroport, protestuesit ulen në tokë: Hiqni kapelet, policia është e jona, jo pronë e Ramës
Pasi efektivët u bllokuan rrugën drejt aeroportit të Rinasit, protestuesit janë ulur në tokë dhe thërritën në kor, “hiqni kapelat”, “policia është e jona, jo pronë e Ramës”.
15 Qershor, 02:24 -
Pas gati 5 orësh marshim, policia bllokon protestuesit që të mos shkojnë deri në aeroport! Qytetarët thirrje në kor: Rama jepe dorëheqjen
Pas 5 orësh marshim dhe bllokimit total të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës dhe në rrugën e Rinasit, policia e shtetit ka ndërhyrë dhe nuk ka lejuar protestuesit që të shkojnë deri pranë aeroportit. Ata kanë krijuar një pritë duke mos lejuar kalimin e protestuesve, ndërsa qytetarët
15 Qershor, 01:56 -
Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit, radhë të gjata edhe në Thumanë-Kashar! Makinat ngecin në trafik
Për të shmangur bllokimin e rrugës së vjetër për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit, shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë nga aksi Thumanë-Kashar, por aty janë përballur me trafik.
15 Qershor, 01:32 -
Protestuesit bllokojnë rrugën e aeroportit, ja fluturimet që mund të kenë humbur nga pasagjerët
Rruga drejt aeroportit ndërkombëtar të Rinasit është totalisht e bllokuar nga protestuesit. Për herë të parë ata marshuan nga qendra në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, duke bllokuar mak
15 Qershor, 01:17 -
Autostrada prej 2 orësh e bllokuar, protestuesit marshojnë në rrugën drejt Rinasit! Qytetarët rrezikojnë fluturimet
Prej 2 orësh, protestuesit kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës dhe tashmë po marshojnë në rrugën drejt aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Makinat kanë mbetur të bllokuara, duke rrezikuar fluturimet pë
15 Qershor, 01:01 -
-
Marshimi i protestuesve në autostradën Tiranë-Durrës, ambulanca bllokohet në trafik
Për shkak të marshimit të protestuesve në autostradën Tiranë-Durrës, qarkullimi është bllokuar. Një ambulancë ka mbetur gjithashtu në trafik e për shkak të automjeteve të shumta në rrugë, kalimi është thuajse i pamundur.
15 Qershor, 00:15 -
Protestuesit ulen për disa minuta në mes të autostradës Tiranë-Durrës, vijojnë përsëri marshimin
Protestuesit u ulën në korsinë në autostradën Tiranë-Durrës. Për herë të parë në 15 ditë, ata kanë marshuar kaq gjatë. Pas disa minutave pushimi, ata kanë vijuar përsëri me qarkullimin.
14 Qershor, 23:44 -
-
Protestë dhe në Berat, qytetarët thirrje kundër qeverisë (VIDEO)
Disa të rinj në qytetin e Beratit janë bërë bashkë dhe kanë protestuar mbrëmjen e sotme, me flamuj në duar. Ata janë bashkuar në brigjet e lumit Osum dhe më pas kanë marshuar përgjatë lagjen muzeale "Mangalem". Duke marshuar, ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe banorëve të qytetit
14 Qershor, 20:41 -