-
'Shën Valentini', përurohet 'Moli i Dashurisë' në Parkun e Madh të Liqenit
Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ABI Bank, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
14 Shkurt 2019, 15:11 -
Bashkia Tiranë përfundon ndërtimin e rrugës mbi Përroin e Gjerozës
Bashkia Tiranë ndërton rrugën mbi Përroin e Gjerozës, e cila ishte një nga hapësirat më të degraduara në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë investimit të Bashkisë është kthyer në hapësirë dinjitoze për qytetarët.
13 Shkurt 2019, 19:15 -
Veliaj: Do organizojmë ditën e sportit në çdo 12 shkurt
Me rastin e “Ditës Kombëtare të Sportit në Katar”, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit në vendin tonë organizuan në mjediset e Parkut Olimpik “Feti Borova” mini-kampionatin e basketbollit, me pjesëmarrjen e ekipeve të ndryshme të kryeqytetit.
12 Shkurt 2019, 20:09 -
Veliaj: “Puna për zhvillimin e Tiranës nuk ndalet; është kryeqyteti modern dhe i denjë i të gjithë shqiptarëve”
Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitesh jo vetëm në përkujtim të çasteve më të rëndësishme të historisë së Tiranës Kryeqytet, por edhe per promovim te vlerave te saj si kryeqendër e të gjithë shqiptarëve.
11 Shkurt 2019, 19:39 -
Veliaj i përgjigjet deputetit milioner nga Kosova: Interesi publik mbi çdo projekt tjetër
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj letrës së biznesmenit nga Kosova, Ramiz Kelmendi, i cili një ditë më parë i drejtohej kryebashkiakut Veliaj me një ankesë lidhur me shpronësimet në zonën e kthesës së Kamzës. Ai ankohet se toka ku kishte planifkuar të ndërtontë një qendër tregtare do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Në deklaratën e saj, Bashkia thekson se zona e cila ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës do të përdoret për tranferimin e terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës. Ajo vijon më tej në deklaratën e saj duke theksuar se interesi publik dhe ai i qytetarëve mbizotëron mbi çdo projekt tjetër.
11 Shkurt 2019, 15:28 -
'Dajti n’Fest' bashkon qytetarët, Veliaj: Dallëndyshe e parë, së shpejti hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive
Pas festës lokale të pijes së verës në Prespë, një tjetër festë lokale e shndërroi Dajtin, në një arenë të jashtëzakonshme festive me të ftuar e qytetarë ku morën pjesë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të vazhdohet të investohet në projekte te reja dhe ai i rradhes do jetë ai i shtimit të ambienteve të reja sportive.
10 Shkurt 2019, 13:28 -
-
Hapen zyrat e reja të Lagjes 12/ Veliaj 'Tani mund të regjistroheni pranë banesës tuaj'
Kryebashkiaku ftoi qytetarët të regjistrohen në njësitë administrative. Ai shtoi se tashmë falë votës në Parlament është hequr gjoba, pra regjistrimi bëhet falas; mund të jesh nga Lushnja, nga Librazhdi, Kukësi, Këlcyra, por vjen tek njësia dhe e transferon falas gjendjen tënde civile.
5 Shkurt 2019, 15:36 -
Veliaj protestuesve të PD nga Kamza: Tani që ua bëmë një Bulevard të Ri, mund të vini në Tiranë të protestoni për çdo gjë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës.
4 Shkurt 2019, 17:47 -
'Unaza e Re', Veliaj-Metës: Zhgënjim nëse shkojmë nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë, mos saboto Tiranën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka informuar presidentin Ilir Meta se Bashkia ka miratuar bonus qiraje për familjet e prekura nga projekti i Unazës së Re dhe që kanë ndërtuar shtëpitë pa leje. Ai shton se kundërshtuesit e projektit janë vetëm një grup i vogël të ardhur nga grupseksionet e dhunshme të PD në Kamëz.
3 Shkurt 2019, 17:11 -
'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës
Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka dhënë parkingjet publike të Tiranës kompanisë Pay and Go shpk, që sipas saj është offshore dhe e regjistruar në parajsë fiskale.
3 Shkurt 2019, 16:30 -
-
-
-
Nis puna për rikonstruksionin e godinave 27 dhe 28 në QS, Veliaj: Së shpejti nis lirimi i hapësirave të zëna
Dy godina të tjera konviktesh në Qytetin Studenti po i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe studimi për studentët. Pas konvikteve 5, 6, 20 dhe 21, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për rikonstruksionin e godinave 27 dhe 28.
31 Janar 2019, 15:52 -
Zgjatet përdorimi i kartave të identitetit, Veliaj e Lleshaj: Të vlefshme deri në 31 dhjetor 2019
Lajmi u dha nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një vizite në zyrat e reja të kompanisë "Aleat" në Rrugën “Bardhyl” në Tiranë, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Përgjatë muajve janar-qershor të këtij viti pritej që ti skadonte afati i kartës më shumë se 1.4 milionë shqiptarëve.
30 Janar 2019, 13:08 -
Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, Veliaj: Së shpejti një shtëpi muze për vizitorët
Ismail Kadare shkrimtari i madh i Letësisë Shqipe sot feston 83-vjetorin e lindjes së tij. Ky përvjetor ka ardhur i veçantë për kolosin e letrave të dashuar për lexuesin shqiptar dhe atë jashtë Shqipërisë. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me arkitekten e njohur italiane Elisabetta Terragni, kanë nisur një projekt për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh, duke e kthyer atë një një destinacion të veçantë turistik.
28 Janar 2019, 13:56 -
Përurohet lulishtja dhe këndi i ri i lojërave pranë stadiumit, Veliaj: Së shpejti nisim ndërtimin e 17 shkollave (VIDEO)
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi dhe donatorët inspektuan përfundimin e punimeve, ku theksoi se shprehja bashkimi bën fuqinë në Tiranë vlen më shumë se kudo tjetër.
27 Janar 2019, 13:09 -
Kontriboi për rikonstruksionin e konvikteve, Veliaj nderon familjen Sadushi: Keni mirënjohjen e qytetit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i ka dorëzuar sot në shenjë vlerësimi Arben Sadushit “Medaljen e Mirënjohjes”, për gatishmërinë që tregoi për t'iu përgjigjur thirrjes për të kontribuar për rikonstruksionin e konvikteve në “Qytetin Studenti”.
26 Janar 2019, 14:25 -
Bashkia e Tiranës lule tek shtatorja e Ismail Qemalit, Veliaj: Themeluesi i shtetit tonë modern!
Me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës vendosi në nderim të tij buqeta me lule pranë shtatores së Ismail Qemalit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Lidhur me përvjetorin kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan:
24 Janar 2019, 10:27 -
Veliaj: 148 zaptime në Qytetin Studenti, do të fillojë puna për Kampusin Universitar (FOTO)
Ndërhyrja e radhës pas rikonstruksionit të konvikteve në Qytet Studenti, do të jetë lirimi i territoreve nga 148 zaptime në ‘Qytetin Studenti’, për t’i hapur rrugë fillimit të projektit për “Kampusin e ri Universitar”. Deklarata është bërë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një inspektim në godinat 20 dhe 21 në QS.
23 Janar 2019, 13:11 -
-
Rikandidimi i Veliajt/ Kodheli në “45 minuta”: Qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë se e ka kryetarin, nuk e di për Durrësin dhe Elbasanin
Deklarata e Kodhelit lë të hapur sërish opsionin më të përfolur të ditëve të fundit, se kryetari aktual, Erion Veliaj, do të rikandidojë në emër të PS për këtë bashki, dhe lë në mëdyshje kandidatët e PS në Durrës dhe Elbasan.
22 Janar 2019, 18:16 -
Rikonstruktohet trotuari i rrugës 'Ibrahim Rugova' në kryeqyet, Veliaj: Tirana qytet i të gjithëve
Në kuadër të punimeve për rikonstruksionin e rrugëve kryesore në kryeqytet Kryebashkiaku, Erion Veliaj inspektoi punimet për zgjerimin e trotuareve në “Ibrahim Rugova”, pranë zonës së shallvareve ku vlerësoi faktin se investimi i nisur është në funksion të gjithë qytetarëve dhe përmirësimit të infrastrukturës së vendit.
22 Janar 2019, 17:47 -
Kandidatët e PS, ja rikonfirmimet e pritshme, nga Veliaj te Subashi dhe Bushi
Opozita ende nuk ka qartësuar kandidaturat e saj për zgjedhjet lokale, ndërsa në Partisë Socialiste janë krijuar disa ide për kandidaturat potenciale. Përveç Erjon Veliajt, pritet rikonfirmimi i Filos, Subashit e Bushit. Emra të rinj për kandidatë. Një mjek për Kavajën e deputetë që lënë mandatin për bashkinë.
22 Janar 2019, 14:34 -
-
-
‘Fondi i komunitetit'/ Rikonstruktohet pallati në njësinë nr. 4 në kryeqytet, Veliaj: Nëse bashkëpunojmë, bëjmë mrekulli
Falë projektit të nisur, banorët e një tjetër lagje në kryeqytet shfrytëzuan mundësinë e ofruar nga Bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar pallatin e tyre përmes Fondit të Komuniteteve. Kryebashkiaku, Erion Veliaj inspektoi nga afër transformimet e pallatit dhe ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera.
21 Janar 2019, 14:37 -
-
Kampusi në QS, Rama: Do përfundojë në mandatin tjetër të kryetarit të bashkisë
Në fjalën e tij në prezantimin e projektit të Kampusit, kryeministri Edi Rama tregoi se ambicia e tij është që ai të mbarojë brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë. Mirëpo në fjalën e tij, Rama e ka lënë evazive nëse kandidatura do të jetë sërish Erion Veliaj.
19 Janar 2019, 13:19 -
-
Inicidenti gjatë fjalimit të Ramës/ E ndërpreu teksa fliste, vajza del jashtë nga salla
Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama ka ndodhur një incident. Një studentë i ka ndërprerë fjalën kryeministrit, gjë për të cilën doli edhe jashtë.Teksa kryeministri fliste vajza është çuar në këmbë dhe ka thënë: Kjo që bëni ju ësht&a
19 Janar 2019, 11:41 -
-
Kampusi në Qytet Studenti/ Rama konfirmon Veliajn? Kryeministri: E përfundojmë mandatin tjetër të kryetarit të Bashkisë (FOTO+VIDEO)
Kryeministri Edi Rama hyri në Godinën "Liria" të Qytetit Studenti i shoqëruar nga Erion Veliaj. Moment pikant ishte ai kur kryeministri i hedh dorën në qafë ministres së re dhe ata vazhdojnë të ecin brenda ku i prisnin studentët. Kreu i qeveri bëri edhe një deklaratë evazive sa i takon rikandidimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës kur tha se Kampusi Universitar do përfundohet mandatin tjetër të kryebashkiakut të Tiranës. Pa specifikuar nëse fjala ishte për rikandidimin e Veliajt...
19 Janar 2019, 11:17 -
'Kampusi Universitar', Veliaj: Në Qytet Studenti do të ndërtohen 11 godina të reja
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar projektin për Kampusin e ri universitar në Qytet Studenti. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se në QS do të ndërtohen 11 godina të reja, ndërsa ka vijuar me thirrjet e tij që studenët t'i rikthehen normalisht mësimit. "Rreth 15 mijë metra të këtij terr
19 Janar 2019, 11:16 -
Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015
Në takimin prezantues në sallën Iliria të pranishëm ishin studentë e pedagogë, bashkë me ministren e Arsimit, Besa Shahini, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Kryeministri Edi Rama tha se toka në QS u zaptua nga politikanët e partisë që lindi në në atë vend. Ndërsa në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj premtoi edhe ndërtimin e 11 godinave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese.
19 Janar 2019, 11:09 -
Pajisja me karta identiteti/Veliaj: Shtohen zyrat e reja për regjistrimin në kryeqytet, lehtësi shërbimesh për qytetarët
Për shkak të fluksit të krijuar gjatë ditëve të javës për regjistrimin e pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, Bashkia e Tiranës ka hapur Njësinë e re Administrative Nr.14, në kryeqytet e cila do të mbulojë me shërbime rreth 70 mijë banorë çfarë dhe shton mundësinë e ofrimit të lehtësisë së shërbimeve për ta.
18 Janar 2019, 13:16 -
Studentja tregon arsyen pse janë të ngujuar, Veliaj bëhet nostaligjik: Kur protestoja unë...
Një studente ka treguar arsyen se përse janë ngujuar në universitete.“Unë dhe studentët e tjerë, rrimë në fakultet sepse nuk iu besojmë. Pse t’ju besojmë kur keni vite që e kemi premtuar Kartën e Studentit dhe nuk e kemi bërë?”Për t’i kthyer p&
18 Janar 2019, 12:33 -
Veliaj në prezantimin e ‘Paktit për Universitetin’: Bllokimi i fakulteteve i prish punë konviktorëve
Në prezantimin e “Paktit të Universitetit” fjalën e ka marrë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai i kërkoi studentëve që të vijojnë mësimin pasi do të pengojnë më pas punën për rikonstruksionin e konvikteve, që pritet të nisë më korrik.
18 Janar 2019, 11:48 -
Konviktet, Veliaj: Jemi të gjithë në këmbë, ftojmë investitorë, studentët janë të vetmit që humbasin nga shtyrja e mësimit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët.
17 Janar 2019, 13:07