-
Pamje me dron nga kaosi i krijuar në Kakavijë, qytetarët presin prej 3 ditësh për të shkuar në Greqi
Pamje me dron të siguruara nga Report Tv tregojnë vargun e makinave prej 20 kilometrash nga Kakavija deri në Gjirokastër të qytetarëve që kanë 3 ditë që presin për të bërë tamponin e detyruar për të shkuar në Greqi.
14 Gusht 2020, 10:20 -
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Parësore shtresat vunerabël, të kalojnë menjëherë kufirin
Për situatën e pazakontë të krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili i bën thirrje ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të marrin masa të menjëhershme për kategoritë më vunerabël që prej ditësh presin në radh&am
14 Gusht 2020, 15:50 -
Radha në Kakavijë/ Pa ujë e bukë, shqiptarët 3 ditë në pritje për testin që të ikin në Greqi! Radha e makinave 20 km! Shtohen mjekët dhe tamponët në kufi
Të dehidratuar, pa ushqyer dhe pa kushtet minimale të higjienës, mes temperaturave të larta, prej 3 ditësh qytetarët shqiptarë po qëndrojnë në pritje për të kaluar në Greqi. Me kalimin e orëve, situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet! Këto radhë janë krijuar për shkak se qytetarët duan të ikin përpara datës 16 gusht, pasi detyrohen të karantinohen për 7 ditë. Gjithashtu po punohet me vetëm 2 mjekë për kryerjen e tamponëve, të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e qytetarëve. Vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.
14 Gusht 2020, 08:16 -
Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët të revoltuar: Jemi mall pa zot këtu, se ka fajin Greqia (VIDEO)
Qytetarët të cilët kanë kaluar gjithë natën në pritje në Kakavijë shprehen të revoltuar e mërzitur për kamerën e Report Tv. Ata thonë se nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse për këtë situatë . Njëri prej tyre shprehet se nuk ësht&am
13 Gusht 2020, 11:53 -
Situatë e pazakontë në Kakavijë, pala greke pezullon punën për kryerjen e tamponëve (VIDEO)
Qytetarët po përballen me një situatë të pazakontë ne Kakavijë, ku radhë prej 12 kilometrash janë krijuar, duke pritur bërjen e tamponëve, si detyrim për të kaluar në kufirin grek. Pala greke ka mbyllur portat dhe ka pezulluar punën, duke sjellë edhe revoltimin e qytetarëve të cilët po përballen jo ve
13 Gusht 2020, 11:32 -
Kakavijë, 12 km radhë për të kaluar në Greqi! Rinis puna në sportelet greke pas 2 orësh mbyllje! Qytetarët: Jemi mall pa zot (VIDEO)
Një situatë e pazakontë është krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë kanë kaluar natën aty duke pritur në një radhë prej 12 kilometrash për bërjen e tamponit për të kaluar në Greqi. Situata është rënduar sepse pala greke ka pezulluar punën dhe ka mbyllur portat për 2 orë, për të rinisur sërish më vonë, ku fluksi i mjeteve vijon të jetë i lartë.
13 Gusht 2020, 09:35 -
Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë (VIDEO)
Një numër i madh emigrantësh shqiptarë që i ishte drejtuar vendit për të kaluar festat e fundvitit, duket se i janë drejtuar kufirit të Kakavijës dhe Kapshticës. Radha e automjeteve ka shkuar 3 km në Kakavië, pasi dogana greke po punon momentalisht me dy sportele. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kapshticë.
5 Janar 2019, 11:27