-
Makina përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve në Vlorë! Mjetit të rëndë i mungonte sinjalistika përkatëse, një i plagosur (EMRAT)
Viktima është Ermal Lulaj, i cili shërbente si shef i Krimeve në Vlorë. Aksidenti ndodhi në afërsi të Novoselës, ku makina e tij tip ‘Toyota’ u përplas me një fadromë që ndodhej në lëvizje. Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme.
16 Nëntor, 18:45