-
'Shtëpitë s'do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri', Basha publikon sërish videon e Ramës: Gënjen dhe mohon veten
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sërish videon e kryeministrit Edi Rama për banesat pa leje të ndërtuara në "Unazën e Re" në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
26 Nëntor 2018, 09:46 -
PD nuk zgjedh dot më! PD-në e zgjedhin…!
Nuk është se Lulzim Basha është i lumtur për këtë, por është i pafuqishëm të ndalë degradimin PD. E vërteta është se PD reale ka ikur në shtëpi dhe kryetar mund të bëhet ai që ka një palë çelsa zyre dhe që ka ende vullnet të shkojë të ndezë herë pas here dritat e zyrës.
26 Nëntor 2018, 08:31 -
'Unaza e Re', policia procedon kreun e PD Lulzim Basha dhe deputetë të PD e LSI (EMRAT)
Janë 15 deputetë dhe protestues, kryesisht banorë të "Unazës së Re" që kallëzohen nga policia pas bllokimit te Unazës ne mbremje e të premtes së 23 nëntorit duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve.
25 Nëntor 2018, 18:27 -
'Unaza e Re', Basha në protestën e banorëve: Një gisht asfalt 2 mijë euro, nesër do publikojmë faktet e projektit korruptiv
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka drejtuar edhe pasditen e sotme protestën e banorëve të "Unazës së Re". Banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e saj, ndërsa kryedemokrati Basha paralajmëroi se nesër do publikohen fakte të reja pse projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" është korruptiv.
25 Nëntor 2018, 17:30 -
Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij
Pas akuzave që rëndojnë mbi Lulzim Bashën për lidhjet e tij me oligarkë rusë, kryedemokrati zhvendos protestën e banorëve të Astirit në Rusi. Dje portali Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ka publikuar dje shkrim se efektivja Ina Nuka ishte një police që u përdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
25 Nëntor 2018, 14:53 -
Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vija e kuqe’ e Ramës, ja sa herë të tjera kërcënimet e Bashës kanë rezultuar blof
Edhe sot Basha i kërkoi Ramës të mos shkelë “vijën e kuqe” me ndërtimin e Unazës së Madhe. Por po të analizojmë të gjitha deklaratat e tij me “vijë të kuqe”, asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet duke nisur nga ato me Teatrin Kombëtar, për mos emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm apo për të penguar Erion Veliajn nga ndërtimi i këndit të lojërave tek Liqeni.
24 Nëntor 2018, 18:13 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
24 Nëntor 2018, 17:19 -
Lëvizja për Shpëtimin e PD, Elezi: Basha të largohet, procesi për zgjedhjet në rrethe, farsë
Ibsen Elezi, një nga ish-drejtuesit lokalë të PD në Kukës, e sheh të zymtë situatën në PD, nëse në krye do të vazhdojë të jetë Lulzim Basha. Elezi ka thënë se Basha duhet të largohet, ose rezultati në zgjedhjet e vitit 2019 do të jetë sërish në disfavor të demokratëve. Elezi foli edhe për misionin e Lëvizjes për Shpëtimin e PD dhe procesin zgjedhor në rrethe, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD.
24 Nëntor 2018, 16:50 -
Degjeneron fjalori i Bashës, sulmon Ramën për Unazën e Re: Plehrë, i çmendur, hajdut, i sëmurë
Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një konferencë për mediat sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Unazës së Re. Fjalori i liderit të opozitës degjeneroi në fjalë fyese dhe ofendime, ndërsa në fund e kërcënoi dhe e paralajmëroi që të tërhiqej nga projekti i Unazës së Re.
24 Nëntor 2018, 13:56 -
Basha për projektin e 'Unazës së re': Rama ka bërë pazare, po vidhen 40 mln Euro
Gjatë protestës së banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së re, Kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë eurove, është për vilën e tij në Surrel.
23 Nëntor 2018, 18:55 -
Prej 20 ditësh bllokohet rruga te 'Unaza e Re', shoferi humbet durimin dhe futet me 'Mitsubishi' përmes turmës (VIDEO-FOTO)
Për 20 ditë me radhë, thuajse në të njëjtin itinerar kohor, 17:00-19:00, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë rrugën në të dyja senset e saj. Pikërisht sot në ditën e 20-të është shënuar edhe një incident gjatë protestës.
23 Nëntor 2018, 17:49 -
'Unaza e Re', Basha dhe deputetët e PD sërish në krye të protestës së banorëve, bllokohet rruga (VIDEO-FOTO)
Sot shënohet protesta e 20-të e banorëve të "Astirit". Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe sot protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.
23 Nëntor 2018, 17:39 -
Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?
Basha u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.
23 Nëntor 2018, 13:00 -
Dhuna ndaj policëve/ Basha iu prin protestuesve: Efektivët, të patrajnuar, kapën kapsollat me dorë
Basha tha se faji për dhunën e ushtruar nga protestuesit drejt policëve është i qeverisë, që sipas tij, nxorri në protestë policë të patrajnuar, të cilët prekën kapsollat me duar.
22 Nëntor 2018, 17:24 -
Pas Parlamentit, dhuna e banorëve të 'Astirit' zhvendoset te 'Unaza e Re', në krye të turmës Basha dhe deputetët e PD
Konfrontime me policinë edhe te protesta te pasdites te "Unaza e Re". Banorët e "Astirit" u mblodhën siç do ditë në të njëjtin vend, duke bllokuar rrugën, pas akteve të dhunës përpara Parlamentit në mesditë, ku ka shkopinjtë dhe kapsollat u plagosën 13 efektivë policie, ndërsa policja e 'Shqiponjave', Ina Nuka humbi dy gishta nga një shpërthimi i një kapsolle të hedhur në drejtim të tij.
22 Nëntor 2018, 17:14 -
Protesta përpara Kuvendit, Balla: Prokuroria të nisë hetimet, Policia e Shtetit u dhunua nga deputetë mercenarë të PD-së
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj protestës së banorëve të 'Unazës së Re' përpara Kuvendit, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje. Balla e cilësoi më tej dhunën e ushtruar ndaj efektivëve si një turp të shtuar të PD-së dhe LSI-së.
22 Nëntor 2018, 14:50 -
Studenti 'kryqëzon' Bashën: Jeni përfolur për afera, politikanë si ju, arsyeja pse të rinjtë largohen (VIDEO)
Teksa studentët e tjerë përgjithësisht e pysnin Bashën për programin e tij për arsimin dhe punësimin, apo edhe duke konstatuar problematikat aktuale që po kalon vendi, duke ataktuar qeverinë në pushtet, ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë bërë opozitë kryedemokratit në këtë takim.
21 Nëntor 2018, 20:15 -
5 vite pa Sokol Olldashin, vëllai kritika të forta Bashës: Prisni që mëshira e kohës t’ju falë pushtetin
Ardian Olldashi, vëllai i ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi që humbi jetën pesë vite më parë në një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë ka postuar një status në faqen e tij në Facebook pas reagime përkujtimore në rrjetet sociale, mes tyre edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
20 Nëntor 2018, 09:35 -
5 vjet nga aksidenti tragjik, Basha kujton Sokol Olldashin: La pas një shembull përjetësisht frymëzues
Sot, 5 vite pas ndarjes nga jeta të Olldashit, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka kujtuar ish-kolegun e tij në qeverinë Berisha përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale.
19 Nëntor 2018, 23:03 -
Komisioni i Venecias në Tiranë, PD: Veting politikanëve/ PS: Presim opinionin e ekspertëve
Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës. Komisioni do të njihet më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitë të të gjithë të politikanëve
19 Nëntor 2018, 07:55 -
Fotolajm/ Ironia e Ramës: Basha do jetë në opozitë edhe në vitin 2031
Lulzim Basha u shpreh sot nga Berati se nuk do ta thyejë bojkotin e Kuvendit pa kaluar më parë Vettingun e politikanëve. Rama zgjedh ta ironizojë Bashën, duke publikuar një foto ku duket kryetari demokrat i vjetëruar, me mjekër dhe thinja. Sipas Ramës, ky është Basha i vitit 2031, sërish në opozitë.
18 Nëntor 2018, 22:20 -
Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!
Në zgjedhjet e vitit 2017, ai aplikoi një formë të panjohur më parë. U konsultua vetëm me kunatin e vet. Pasi doli nga takimi me Edi Ramën, u mbyll gjithë ditën me kunatin, bëri llogaritë financiare, pastaj dhe ato politike, dhe e mbyllën listën 5 minuta para përfundimit të afatit zyrtar.
18 Nëntor 2018, 21:07 -
Në limite të djegies së mandateve, Basha: S’rikthehemi në Kuvendin e lidhur me krimin, pa shtet ligjor populli do të marrë në dorë fatet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij në takim Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se nuk do të bëhet asnjë kompromis për politikanët që janë të lidhur me krimin. Në limite të afatit për djegien e mandateve kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron nga berate se nuk do të ketë rikthim në Kuvend pa veting në politikë dhe largimin e kriminelëve
18 Nëntor 2018, 13:16 -
Spastrimet në PD/ Lista me 265 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ikin ‘armiqtë’
Zbardhet lista e plotë e emrave për 265 anëtarët që do të përbëjnë Këshillin Kombëtar. Basha përjashton Topallin dhe Selamin, ikin automatikisht Bode, Patozi, Bregu dhe Ruli. I vetmi që shpëton nga "armiqtë" është vetëm Arben Imami
18 Nëntor 2018, 07:47