-
Euro 2020, Gjermania e Holanda nuk falin, Belgjika me pike të plota
Gjermania dhe Holanda nuk falin. Të dyja ekipet kanë arritur fitore në ndeshjet respektive të grupit C në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020. Belgjika fiton me goleadë ndaj Skocisë dhe është me pikë të plota ndërsa në barazim ka ngecur Kroacia.
10 Shtator 2019, 09:46 -
Gafa në 'Stade de France'/ Ironia e ambasadorit shqiptar: Shpresojmë të mos luhet himni jonë në ndeshjen Francë-Andorra
Një gabim njerëzor, e ka quajtur ambasadori i Shqipërisë në Francë Dritan Tola, atë çfarë ndodhi në "Stade de France" në ndeshjen Francë-Shqipëri, por nuk i ka kursyer as ironitë.
8 Shtator 2019, 21:27 -
Suksesi i 'Dardanëve', rrëfimi i ish- trajnerit Albert Bunjaku: Si e ndërtuam me Vokrrin këtë Kosovë dhe besimi tek kualifikimi për në 'Euro 2020'
Kosova është padyshim ekipi i momentit në këto eleminatore të kampionatit Europiantë cilët me performancën e tyre të jashtëzakonshme kanë bërë krenar të gjithë popullin shqiptar.
8 Shtator 2019, 20:03 -
Anglia s'e fal Bullgarinë për vendin e parë, Portugalia e Ronaldo-s mposht Serbinë para 40 mijë spektatorëve
Katër gola i ka shënuar Anglia Bullgarisë për të marrë vendin e parë në Grupin A të kualifikueseve të Europianit para ndeshjes me Kosovën. Ndërkohë në grupin B Portugalia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Beograd duke mposhtur 2-4 Serbinë.
8 Shtator 2019, 11:50 -
Kosova merr fitore madhështore kundër Çekisë, ngjitet në vendin e parë në grup
Kosova ka fituar me përmbysje 2-1 kundër Çekisë, duke marrë një fitore madhështore e cila I jep mundësinë të kapë vendin e parë në Grupin A të eliminatoreve. Dardanët iu falën golave të Muriqit dhe Vojvodës, të cilët i dhanë dardanëve tre pikët para ndeshjes deçizive me Anglinë.
7 Shtator 2019, 17:18 -
Sonte Shqipëria sfidon kampionët e botës, Reja: Dua 11 luanë në fushë (Skema dhe formacioni)
Sonte në 20:45 luhet Francë-Shqipëri. Kuqezinjtë sfidojnë kampionët e botës në Paris në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Trajneri Reja ka kërkuar 11 luanë në fushë për të përballuar transalpinët. Ndërkaq Franca kryesuese e grupit edhe pse pa Mbappe e Pogba mbetet sërish shumë e frikshme.
7 Shtator 2019, 09:59 -
Përmbysje dhe gola, Kosova fiton në Bullgari dhe vijon ëndrrën për Europian
Pas kësaj fitore Kosova lë mbrapa Bullgarinë dhe Malin e Zi e cila humbi nga Çekia me rezultatin 3-0 ndërsa sheh vetëm një pikë larg këta të fundit dhe Anglinë. Kosovarët mbajnë vendin e tretë me 5 pikë.
10 Qershor 2019, 22:45 -
'Lumë' golash në Europë/ Fitojnë Italia e Spanja, shtanget Zvicra
Italia dhe Spanja fituan lehtësisht ndeshjet e dyta eliminatore të “Euro 2020”. Të kaltërit luajtën tenis me Lihtenshtejnin duke e mundur 6-0 ndërsa Spanja fitoi 2-0 në Maltë. Ndërkaq Zvicra u befasua nga Danimarka në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3.
27 Mars 2019, 10:14 -
Euro 2020, Franca e Anglia japin spektakel, Kosova e nis me barazim
Franca kampione e botës në fuqi po dhuron spektakël edhe në eliminatoret e “Euro 2020”. Transalpinët mposhtën 4-0 Islandën dhe kryesojnë grupin H me pikë të barabarta me Turqinë. Ndërsa Shqipëria pas fitores me Andorrën mban vendin e tretë. Kosova i nisi me një pikë eliminatoret pasi barazoi në Prishtinë ndaj Bullgarisë.
26 Mars 2019, 11:13 -
EURO 2020/ Gjermania mposht Holandën, shqiptari i siguron barazimin Maqedonisë
Gjemania ka trumfuar përballë Holandës në sfidën e vlefshme për eleminatoret e EURO 2020, ndërkohë që lojtari shqiptar i Maqedonisë, Enis Bardhi i ka dhuruar skuadrës së tij barazimin përballë Sllovenisë.
24 Mars 2019, 23:02 -
Blindohet Shkodra/ Shqipëri-Turqi nën masa të rrepra sigurie në terren antiterrori
Akse rrugore të bllokuara, dyqane të cilat duhet të mbyllen disa orë para ndeshjes Shqipëri-Tuqri e vlefshme për euro 2020, forca speciale si dhe verifikim i personave me prirje ekstremiste është plani i masave nga policia e shtetit. Në terren janë angazhuar mbi 800 forca policie ndërsa ekipi turk është nën shoqërine e repartit Renea përgjatë gjith qëndrimit në shqipëri.
22 Mars 2019, 13:20 -
Hidhet shorti për EURO 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës dhe Turqisë
Shorti i hedhur sot në Dublin ka vendosur kuqezinjtë përballë Francës, kampione bote, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës. Ndeshjet e para do luhen nga data 21 deri në 23 mars të vitit të ardhshëm. Kampionati Europian i futbollit 2020 nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë. Kosovën e ka vendosur shorti përballë Anglisë, Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.
2 Dhjetor 2018, 09:17 -
Nesër shorti për Euro 2020, Shqipëria mëson rivalët, pritet grup ferri
Nesër në orën 12:00 në Dublin të Irlandës hidhet shorti për fazën kualifikuese të Euro 2020. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt ndërsa Kosova në vazon e pestë ku nuk përjashtohet mundësia e një derbi. Kualifikueset janë mundësia e vetme e Kombëtares për në Europian por pritet një short ferri. Gjermania është në vazon e dytë.
1 Dhjetor 2018, 09:53 -
FSHF u jep fund spekulimeve: Christian Panucci, trajner i kombëtares deri në 2020, synojmë Europianin
Qeveria e futbollit shqiptar njofton se Christian Panucci do jetë trajner i kombëtares kuqezi deri në kualifikueset e Europianit 2020, ashtu siç e parashikon edhe kontrata e tij. Në njoftimin e FSHF thuhet se kombëtarja synon kualifikimin në "Euro 2020".
28 Nëntor 2018, 14:08 -
Babai i vëllezërve Xhaka flet për Report TV: Taulanti i ndjen ngjyrat kuqezi, Shqipëria shkon në Europian
Babai i Taulantit, Ragip Xhaka në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, ka treguar çfarë ndjen Taulant Xhaka, për ngjyrat e fanellës së kombëtares. Ai është shprehur optimist se Shqipëria do të kualifikohet në Euro 2020.
8 Shtator 2018, 09:18