-
Fatos Çoçoli: 2023-i: viti më i mirë energjitik?
Gjatë vitit 2023, nuk folëm qoftë një ditë të vetme për vendosjen e fashës 800 kilovatorë për qytetarin dhe biznesin e vogël. Korporata Energjitike Shqiptare(KESH) diti të drejtojë mirë kaskadën e Drinit, me tre hidrocentralet shtetërore të Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, që na japin mbi 65 përqind të prodhimit të energjisë elektrike në vend.
5 Janar, 22:12 -
Bumi turistik për 2023, Gjokutaj: Ka informalitet të lartë, të ndërtohet sistem për administrimin! Çoçoli: Janë 4.4 mld euro që janë sjellë në Shqipëri
Bumi turistik dhe përkthimi i të ardhurave nga ky sektor në ekonomi ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj
28 Dhjetor 2023, 15:26 -
Fatos Çoçoli: Do rilindin hekurudhat?
Hekurudhat janë mjeti më ekonomik dhe më i lirë i transportit. Më 21 dhjetor 2023, Komisioni Europian miratoi 120.5 milionë euro për projektet hekurudhore në Shqipëri, si pjesë e një paketë investimi prej 680 milionë eurosh, në hekurudhat dhe energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.
26 Dhjetor 2023, 16:59 -
Aeroporti i Vlorës, eksperti i aviacionit: Do ketë pistën më të mirë në Shqipëri, problem vetëm erërat e forta! Çoçoli: Vitin e parë priten mbi 1 milionë pasagjerë
Punimet e nisura në vitin 2021 për aeroportin e Vlorës pritet të përfundojnë plotësisht në vitin 2024 dhe që aeroporti të jetë gati për operim nga viti 2025.
29 Nëntor 2023, 17:46 -
Ujësjellësit me PPP, ekspertët: E pastudiuar, rrit kostot për qytetarët! Çoçoli: Reforma e domosdoshme, ndërmarrja e falimentuar nga humbjet dhe borxhet
Kriza financiare dhe zhytja në borxhe që ka përfshirë ujësjellës-kanalizimet, mund të zgjidhet duke i dhënë ato me koncesion. Në një projektligj të hedhur për konsultim publik nga Ministra e Infrastrukturës, alternativa kryesore për të rritur performancën e sektorit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, është dhënia e tyre me koncesion
15 Nëntor 2023, 18:23 -
Eksperti i Ekonomisë, Danaj: Bujqësia e pamotivuar, pak buxhet në 2024 edhe për arsimin
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj në emisionin "5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv ngriti disa shqetësime për buxhetin e vitit 2024. Sipas tij më tepër vëmendje duhet t'u ishte dhënë sektorëve si bujqësia, turizmi, arsimi dhe infrastruktura.“90% e planifikimit të investimev
13 Nëntor 2023, 22:50 -
Buxheti 2024/ Gjokutaj: Nuk sjell zhvillim të ri, vetëm shton borxhin! Çoçoli: 100 mln euro për rritjen e pagave, ekonomia është rezistente
Projektbuxheti i vitit 2024 ka qenë në qendër të diskutimeve në komisionet parlamentare gjatë mbledhjeve të fundit të realizuara online apo fizikisht. Ky projektbuxhet ka qenë në qendër të debatit edhe mes ekspertëve të ftuar në emisionin “5 pyetjet" me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV.
13 Nëntor 2023, 22:22 -
Pse dolëm nga Lista Gri e pastrimit të parave?
Më shumë se 200 vende dhe juridiksione në botë janë zotuar të zbatojnë standardet e FATF-së, si pjesë e një reagimi të koordinuar global për parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Vendet dhe juridiksionet vlerësohen me ndihmën e nëntë organizatave anëtare të asociuara të FATF-së dhe partnerëve të tjerë globalë, FMN-së dhe Bankës Botërore
30 Tetor 2023, 09:36 -
Fatos Çoçoli: Çfarë fitojmë nga Procesi i Berlinit? Projektet për vitet 2024-2027
Procesi i Berlinit ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor një instrument financues, që është Instrumenti i Investimit të Ballkanit Perëndimor. Hekurrudhën Tiranë-Rinas-Durrës; Rehabilitimin e HEC të Fierzës për 43 mln euro. By-pass-in e Tiranës, si dhe shumë projekte të tjera për vitet 2024-2027
15 Tetor 2023, 18:55 -
Eksperti i ekonomisë, Çoçoli: Lufta mund të na japë oportunitete! Ceko: Izraeli nuk prodhon drithëra, ne kemi 300 mijë ha tokë pa mbjellë! T’i ofrojmë marrëveshje
Ekspertët e ekonomisë Enriko Ceko dhe Fatos Çoçoli të ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn kanë folur për raportet ekonomike Shqipëri-Izrael dhe si mund të ndikohen nga lufta.
11 Tetor 2023, 20:04 -
Informaliteti në turizëm, Çoçoli: 7.2 mln turistë kanë fjetur në 35 mijë dhoma të paregjistruara! Buxhetit i mungojnë 53.5 mln €
Qeveria po parashikon të ndërmarrë disa nisma ligjore për të luftuar informalitetin në turizëm. Eksperti Fatos Çoçoli u shpreh në Studio Live me Arbër Hitaj në Report Tv se 35 mijë dhoma janë të paregjistruara
4 Tetor 2023, 20:05 -
Tatim i ri te profesionet e lira, Gjokutaj: Do rriten çmimet, nxit informalitetin dhe largimet drejt fqinjëve! Çoçoli: Taksë e padrejtë, diskriminuese
Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj në “Studio Live” në Report Tv u shprehën se tatimi me 15% deri në 23% i profesioneve të lira do të sjellë rritje të çmimeve të shërbimeve që ata ofrojnë. Kjo taksë sipas tyre është diskriminuese dhe nxit informalitetin e largimin drejt vendeve fqinje
22 Shtator 2023, 20:06 -
Fatos Çoçoli: Investimet e huaja, pse po na rriten?
Shtimi i fortë në turizëm dhe politikat nxitëse qeveritare në të gjithë sektorët e ekonomisë, kanë gjeneruar shtim të kapitalit të huaj në sektorë si hoteleria në bregdet, hidrokarburet, energjia e rinovueshme nga dielli dhe era, aeroportet, si dhe në pasuritë e paluajtshme.
20 Shtator 2023, 08:51 -
Çmimet e reja të referencës për taksën e pronës, Agalliu: Ligji me fuqi prapavepruese! Përfaqësuesi i Ndërtuesve: Antikushtetues! Çoçoli: Nevojitet kadastër digjitale
Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, tha se rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve nuk është i drejtë. Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, tha se ky sistem referencash është i gabuar.
18 Shtator 2023, 22:33 -
Nafta në Shpirag, flasin ekspertët! Çoçoli parashikon: Mbi 1 mld euro fitime në 5 vitet e para! Ceko: Nga nafta e Patoz Marinzës marrim squfur, mos e penalizoni
Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, pritet të nisë në tetor testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit.
25 Gusht 2023, 18:54 -
Zhurmnaja rreth ujësjellësit të Durrësit
Uji është industri. Për të prodhuar një makinë përdoret sasi më e madhe e ujit se sa do duhej për të mbushur një pishinë noti. Për çdo produkt që prodhohet nevojitet ujë. Disa industri shpenzojnë më shumë ujë se sa disa të tjera. 10 litra ujë përdoren për të prodhuar një fletë letre. 91 litra për të prodhuar 500 gram plasmasë.
5 Gusht 2023, 09:27 -
Fatos Çoçoli: Kërpi mjekësor 150 milionë euro
Bima e kërpit(emri shkencor “Cannabis Sativa”) është fibra më e vjetër e kultivuar në Shqipëri. Për dekada e madje shekuj me radhë, kjo bimë është rritur në shumicën e vendeve të botës për prodhimin e veshjeve, letrës, litarëve, rrjetave të peshkimit, ilaçeve dhe lëndës djegëse.
12 Korrik 2023, 14:24 -
Rënia e euros, eksperti Çoçoli: Së shpejti do jetë baras me lekun, qytetarët mos të këmbejnë para shtatorit! Civici: Jemi vend me dy monedha
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.
12 Qershor 2023, 22:27 -
Do kemi fashë në verë?
Qeveria nuk planifikon asnjë rritje të çmimeve të energjisë elektrike për këtë vit. Çmimi i importit është ulur dukshëm, ndërsa prodhimi shqiptar i energjisë elektrike është rritur me tre herë në tremujorin e parë të vitit 2023. Nga shirat e rënë, niveli i liqenit të Fierzës është niveli optimal 296 m, më i larti i 20 viteve të fundit më 1 qershor.
2 Qershor 2023, 17:33 -
Përse ia vlen të votojmë Tiranën e së nesërmes
Tirana jonë është si një fëmijë që ështe rritur përpara syve tanë dhe nuk e kemi kuptuar ende mjaftueshëm se sa shumë është rritur! Në 103 vitet e shpalljes së saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana nuk ka fituar kurrë kaq njohje dhe vlerësime ndërkombëtare sa në 6 vitet e fundit.
13 Maj 2023, 12:20 -
Fatos Çoçoli: Rruga që gëzon 130 mijë vetë
Kjo rrugë që po ndërtohet në verilindje të vendit, përfaqëson ndër rrugët më strategjike në ndërtim e sipër të Shqipërisë, pse siguron zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen më të mirë ekonomike të dhjetra mijëra banorëve të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Rruga e Arbërit, me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, do të lidhë Tiranën me Peshkopinë dhe me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut.
10 Maj 2023, 11:00 -
Kandidati i Berishës për këshillin Bashkiak në Tiranë paralajmëron pushime nga puna: S’do mbajmë aktivistë dhe spiunë
Kandidati për këshilltarë bashkiakë i koalicionit Meta-Berisha, Gentian Kaprata ka paralajmëruar për shkarkime nga puna në Bashkinë e Tiranës, nëse fitojnë në 14 maj. Ai i etiketoi “spiunë” dhe “aktivist”, sipas së cilit do të shkarkohen me patjetër nga puna.
24 Prill 2023, 22:45 -
Caka: Tirana, e pajetueshme! Çoçoli: I vetmi qytet që s’ka tkurrje! Kaprata: Çdo kullë këtu, mbyll një shkollë të mesme diku në Shqipëri! Hitaj: S’është vetëm bardh e zi
Beteja në Tiranë ka qenë temë e diskutimeve në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku të ftuarit ndaj mendime të kundërta sa i përket menaxhimit të kryeqytetit.
24 Prill 2023, 22:40 -
Fatos Çoçoli: Ditari i ekonomisë shqiptare 1990-2022
Pak ditë më parë, në Sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u përurua Kolana me tetë libra për ekonominë, seicili voluminoz me mbi 500-600 faqe, që Akademiku i njohur Anastas Angjeli, ish-Ministër i Financave të Shqipërisë, i dhuroi kujtesës ekonomike të kombit tonë.
19 Prill 2023, 09:27 -
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave mesatare në vend, ka sjellë diskutime mes ekspertëve të eknomisë mbi mundësinë e realizimit të një politike të tillë. Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, tha se duhet të jetë analizuar më parë nëse një rritje e tillë është e mundshme dhe e qëndrusheshme në kompanitë e biznesit privat në vend.
12 Prill 2023, 18:53 -
Sa më shtohet rroga në një vit? Analiza e Fatos Çoçolit: Si realizohet angazhimi i Qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro
Nëntë ditë më parë, më 29 mars, kryeministri mëtoi se brenda dy viteve, paga mesatare bruto(pra, pa hequr taksat) do të bëhej 102 mijë lekë të reja në muaj, ose 900 euro. Sot, pas një analize, qeveria kumtoi se do të duhet vetëm një vit, që nga sot. Aq më mirë!
7 Prill 2023, 17:50 -
Hartuesi i programit ekonomik të Këlliçit: Transport falas, duke hequr njerëz nga puna, e marrin rrogën kot! Çoçoli: Falimenton Bashkinë
Transporti publik falas, premtim i bërë nga kandidati i koalicionit Meta-Berisha, për ekspertin Fatos Çoçoli është i parealizuashëm, sipas së cilit, nuk do të bënte gjë tjetër veç se do të ndikonte në falimentimin e Bashkisë.
6 Prill 2023, 19:42