-
Djallëzitë e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore!
Mbledhja e fundit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfundimisht demostroi se zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhjet në përgjithësi do vazhdojnë të funksionojnë me Lista të mbyllura, ata indirekt dhe qartazi e konfirmuan këtë fakt, e konfirmuan kur sanksionuan sa kandidatë për deputetë do të kish Lista e Deputetëve të çdo Qarku, ku sipas tyre do të kish fiks sa deputete ka ai qark sipas Kodit te vjeter Zgjedhor, si dhe poziconimin dhe renditjen e femrave ne keto lista të mbyllura.
27 Maj 2020, 20:55 -
Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor letër ambasadores së SHBA-së: Vlerësojmë propozimin tuaj për lista të hapura
Gjithashtu grupi nismëtar thotë se propozimi që Ju i bëni përgjegjësve për Reformën Zgjedhore për të gjetur konsensusin, për votime me lista të hapura është i njëjtë me aspiratat e shoqërisë tonë për tu zhvilluar si shoqëri demokratike
20 Maj 2020, 21:16 -
Edi Rama mes Sulltan Mehmetit dhe Bill Gates!
Shpikësit të shtetit teknologjik me emrin Portal, i cili ndoshta në nënvetëdije e ka kuptuar që administrata është një grumbull parazitësh partiak, ku vetëm 5% e tyre punojnë të tjerët dredhin zinxhirin e korrupsionit ose të rrogës qyl .. i cili tashmë shtetit ja ka anuluar dhe injoruar të gjitha ligjet organike pasi &ccedi
9 Prill 2020, 11:44 -
Thirrjet për 15 marsin/ Gjikondi: Meta duhet të ishte ndaluar në flagrancë, kreu vepër penale!
Juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi është shprehur se shpërndarja e parlamentit nga presidenti shkon përtej kompetencave që i jep Kushtetuta. Duke komentuar deklaratën e tij për 15 marsin, se do mësyjë në Kuvend, ajo tha se Meta duhet të ndalohej në flagrancë se ka kryer një vepër penale, atë të "thirrjes publike për veprime të dhunshme kundër rendit Kushtetues".
3 Mars 2020, 22:19 -
Kalbëzimi i një proteste
12 vjet të shkuara kam patur një eksperiencë të shkurtër politike me Presidentin e tanishëm, por pa u zgjatur po shpreh vetëm një konstatim personal, momentin që ai përplaste grushtin me fuqi në tavolinë “me idealizëm” dhe ligjëratë të egër kundër “kriminelëve” Berisha dhe Rama, pikërisht atëherë ai kish ngritur pazarin dhe zgërdhihej përbrënda me idealizmin e ne “budallenjëve” që e shikonim me vlerësim. Koha më dha të drejtë.
3 Mars 2020, 12:23 -
Gjikondi në Report Tv: Gjuha fyese e Kryemadhit ndaj grave e përsëritur! Gjonaj të bëhet shembull dhe të ngrejë padi
E ftuar në hapësirën e të ftuarit në edicionin qendror, aktivistja Brizida Gjikondi nuk ka qenë dakord as me reagimin që disa shoqata kanë bërë ditën e sotme, me argumentin se nuk ishte një reagim për rastin, por shumë i përgjithshëm.
25 Shkurt 2020, 19:22 -
Brizida Gjikondi: Katër vjet nëpër Kalabri në gjurmët e yllit të Rilindjes Kombëtare Vincenzo Dorsa!
-Studiuesja e njohur Gjikondi flet për zbulimet që ka bërë për eruditin e parë të rilindjes italo-arbëreshe që frymëzoi Rilindjen Kombëtare. Gjikondi qorton përtacinë e akademikëve që e lanë Dorsën ta mbulonte pluhuri i harresës. Gjikondi: Emrin e Vincenzo Dorsës e gjeta tek Dora d'Istria. Dorsa nga Frascineto e Kalabrisë, rridhte nga familjet që kontribuan për bashkimin e Italisë.
27 Janar 2020, 19:51 -
Murrizi: Do vendosim në provë Metën për ndryshimin e sistemit me referendum! Gjikondi: Ja pse deri në 31 mars reforma s'mund të miratohet
Për Myslim Murrizin, tryeza politike që u zhvillua mes PD dhe PS-së nuk është gjë tjetër vetëm se një 'çorbë e prishur'. Sistemi ideal sipas tij do të ishte ai me listat e hapura. Edhe nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj e pranoi se listat e hapura janë në interesin e partive të vogla. Palët kanë deklaruar se para 15 marsit do të miratohet reforma zgjedhore, por aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se vendi deri në 31 mars ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme dhe bazuar në ligj nuk duhet të ketë asnjë ndryshim thelbësor të ligjeve që kanë të bëjë me zgjedhjet dhe me shumë gjera të tjera.
17 Janar 2020, 23:04 -
Gjikondi: Nuk ka më PD, LSI, PS që vendosin fatet e shqiptarëve! Edhe shoqëria civile pjesë e reformës zgjedhore (VIDEO)
Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, tha sot në një deklaratë për mediat, se edhe zëri qytetar duhet të ketë të drejta të barabarta me politikanët që do të miratojnë këtë reformë të rëndësishme për shqiptarët.
15 Janar 2020, 14:05 -
Gjikondi: Po për injorimin e dekretit pse nuk bëri kallzim penal presidenti?!
Me Dekretin nr.11 211. datë 27.06.2019 Presidenti i Republikës mbas shtyrjes që i kishte bërë Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019 vendosi si datë të mbajtjes së tyre datën 13 Tetor 2019. Dekret i cili u injorua in ekstremis nga të gjitha palët politike, por edhe nga Instirucionet që janë të ngarkuara me ligj për zbatimin e Dekreteve të tij.
20 Nëntor 2019, 15:37 -
Gjikondi: Albin Kurti si realizues i imagjinatës kombëtare të Ukshin Hotit
Një popull udhëhiqet duke i treguar një të ardhme shkruante dikur Balzak, dhe këtë Albin Kurti arriti ta bëj. Karakteri i tij është rrugëtimi i tij. Tashmë ai është një metaforë e vetes, tashmë ai duhet që metaforën ta kthej në realitet, ta zhvesh, ta zbatoj, dhe për këtë do e ndihmoj 6 Tetori.
5 Tetor 2019, 23:01 -
Gjikondi: Presidenti jonë i turpit në Bosnjën e martirizuar
11 korriku i 1995 nuk ishte një ditë Korriku në Srebrenicë, nuk ishte një ditë vere, ishte një ditë ferri, ferri që kish filluar prej 1992, tragjedia flinte bashke me pabesinë, pjesë e përdhunimeve në mase dhe aprovimit në heshtje të maskarës përvec serbëve të Ratko Mlladiç ishin edhe trupat hollandezë të OKB’së.
11 Korrik 2019, 11:38 -
Brizida Gjikondi: Në rast se Presidenti shpërndan edhe Parlamentin
Tashmë Shqipëria është një fushë shahu e madhe, ku asgje nuk është si duket, dhe as ka qënë, ku cdo lëvizje dhe intrigë ka funksionuar për të mbarsur klimën politike, për të ngritur topa që më pas faktorë dhe personazhe të politikës së lartë shqiptare ti zhysin sidomos mbi fatet e shqiptarve.
10 Qershor 2019, 07:36 -
E shtuna është një ditë e bukur!
E shtuna është një ditë e bukur, nga ato më të bukurat, sidomos tani, nuk është as ftohtë dhe as ngrohtë, është dita ideale për të shkuar pranë Shqipërisë, për të shkuar vërtetë, për ta ndjerë, për ta prekur, për ta njohur për ta dashur.. dhe jo për ti ndënjur sipër sic shumë prej nesh dhe prej shumë kohësh i rrinë.
24 Maj 2019, 22:53 -
Atje ku digjet Kushtetuta, do digjen edhe njerëzit!
Të hedhësh në shesh Kushtetutën, përreth zjarrit toksik, Kushtetutën që është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, përbën në vetvete jo vetëm një vepër të mirëfilltë penale që dënohet nga Neni 268 i Kodit Penal, por kompromenton frymën, qëllimin dhe të ardhmen që ofrojnë soji i këtyre protestuesve kushtetutdjegës.
22 Maj 2019, 17:31 -
Një këshillë miqësore për studentët protestues
Duhet një Asamble serioze për të organizuar kërkesat që keni, daljet në Tv dhe organizmin e protestës. Përsëris miqësisht, nga 2 për çdo Fakultet, kjo është demokracia dhe përfshirja e vërtetë. Godisni fort, PS, PD, LSI si autorë dhe bashkëfajtorë të situatës ku ka degraduar sistemi arsimor.
8 Dhjetor 2018, 22:53 -
Mos e vrit Kolanecin zoti Kryeministër!
Kolaneci është një perlë e fshehur, vendosja e tij e shkallëzuar ku shtëpitë janë vendosur në kate përgjatë Malit me të njëjtin emër në 1.100 m mbi nivelin e detit, çka e kategorizon atë në një ndër fshatrat më të bukur të qarkut të Korcës
6 Shtator 2018, 19:30