-
'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur
Ligjin që mazhoranca po bën për t’i kufizuar kompetencat, Presidenti Meta e ktheu në kërcënim me shpërndarje të parlamentit. Ai foli për grusht shteti dhe revolucion, ndërsa konfirmoi se do jetë në detyrë deri në fund të mandatit.
18 Shtator 2020, 11:22 -
Denoncoi marrëveshjen e detit, Eksperti: Shqipëria humbiste 345.4 km2! Dakord për përfshirjen e Arbitrazhit, por të kuptojmë pse po shkojmë atje
Myslim Pashaj, eksperti që denoncoi marrëveshje e 2009, në një intervistë për "Repolitix" tha se Shqipëria humbiste shumë nga ajo marrëveshje që sipas llogarive të tij ishin 345.4 km katrorë. Në lidhje me përfshirjen e Arbitrazhit apo një pale të tretë në marrëveshjen e ardhshme për detin, eksperti tha se është dakord,por nuk mund të shkojmë atje pa e pasur të qartë pse po shkojmë në Arbitrazh dhe cilat janë problematikat.
17 Shtator 2020, 23:33 -
PD e LSI në Këshill, por pa ‘detyrat e shtëpisë’, Ivi Kaso: Draftin ta sjellë pala që bëri ndryshimet kushtetuese! Ballafaqim për koalicionet
Opozita jashtëparlamentare do të shkojë nesër në Këshillin politik, pa propozimet që iu kërkuan nga Damian Gjiknuri për koalicionet e listat e hapura. Në një intervistë për Report Tv Ivi Kaso thotë se drafti me propozime duhet të vijë nga shumica, pasi ajo me fuqinë e kartonit solli ndryshimet kushtetuese. Pritet që palët të debatojnë ne lidhje me koalicionet parazgjedhore.
17 Shtator 2020, 17:58 -
Rama për marrëveshjen e detit: Shpresojmë për ndihmën e një pale të tretë (VIDEO)
Duke folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri Rama kërkon ndihmën e një pale të tretë.Ai shprehet se ndërhyrja e një gjykate ndërkombëtare mund të jetë e drejtë dhe objektive."Së pari kur ftoni ballkanasit në panel siguroheni që të k
16 Shtator 2020, 12:16 -
'Të zgjidhim çështjet e së kaluarës'/ Nga çështja e detit, pakicat kombëtare dhe integrimi i Shqipërisë në BE, zbardhet takimi Rama- Mitsotakis
"Të zgjidhim shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën"...kështu u ra dakord në darkën e punës që kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis zhvilluan mbrëmjen e djeshme pjesë e së cilit është edhe çështje e detit! Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista "The Economist".
16 Shtator 2020, 08:42 -
Vizita e Ramës në Athinë më 15-16 shtator, kryeministri grek Mitsotakis: Pas forumit do flasim edhe për çështjen e detit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se do të diskutojë me kryeministrin Rama gjatë takimit në Athinë edhe për çështjen e detit. Pas forumit ekonomik, ku Rama merr pjesë në cilësinë e kreut të OSBE-së, në takimet e veçanta homologu i tij grek do i kërkojë të flasin dhe për detin dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike mes dy vendeve.
13 Shtator 2020, 18:09 -
Kujtim Gjuzi nuk ndal bëmat e tij: Nëse Macja e Taqos vjen në Shqipëri (i drejtohet kryeministrit grek), do ketë trazira/VIDEO
Duke folur për marrëveshjen me detin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Gjuzi i drejtohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis si macja e Taqos si himarjot i hershëm.
8 Shtator 2020, 22:15 -
Marrëveshja e detit Tiranë-Athinë/ Media greke: Hapi i parë rinisja e bisedimeve, por ekziston frika nga ndërhyrja turke
Sipas një analize të bërë nga një media greke në plan të parë në hapat e ardhshëm të diplomacisë greke është rinisja e bisedimeve me udhëheqjen politike shqiptare në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht caktimi i kufijve në pritje të zonave detare.
8 Shtator 2020, 20:53 -
Marrëveshja për detin/ Idrizi për Report Tv: Shqipëria të mos lëshojë më pe ndaj Greqisë (VIDEO)
I ftuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë, Shpëtim Idrizi dërgoi te Meta shqetësimin për marrëveshjen e detit. Në një intervistë për Report TV, Idrizi liston disa prej emrave që duhet të zgjedhe kryeministri Rama në ekipin negociator. Kreu i PDIU kërkon nga Kryeministri Edi Rama të mos lëshoj më pe ndaj Greqisë.
6 Shtator 2020, 14:27 -
Çështja e detit me Greqinë, Zaganjori: Zgjerimi nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme
Në Shqipëri, Profesori i të Drejtës ndërkombëtare dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, thotë se vendimi apo nisma e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale në Jon deri në 12 milje, nuk mund të shtrijë efektet në mënyrë të njëanshme mbi ishujt apo masat shkëmbore
4 Shtator 2020, 07:54 -
Meta, Ruçi, Rama në Vlorë, mungon Basha, kryeministri: S'do të ketë marrëveshje për detin pa miratimin e presidentit
Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i parlamenfit Gramzo Ruçi dhe ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, kurse Lulzim Basha mungoi. Në përfundimin e ceremonisë së memorialit, Rama tha se nuk do të ketë marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta.
3 Shtator 2020, 10:08 -
'Greqia është agresive në negociata', Beja në Report Tv: Nëse zgjerimi prek ishullin e Othonoi dhe Erikusës cenohet direkt deti territorial shqiptar
Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në marrëveshjen për detin me Italinë në vitin 1990, Vladimir Beja tha se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në negociatat me Greqinë pasi nëse ajo synon të zgjerohet me 12 milje në veri të ishullit Othonoi dhe ishullit të Erikusës cenon direkt detin territorial shqiptar dhe zonën ekonomike ekskluzive.
2 Shtator 2020, 17:34 -
Pakti detar/ Ilir Meta në 2010: Nuk ka rëndësi as pajisja e grupit negociator me plotfuqi nga Presidenti dhe as transparenca! Si përgjigjej Kushtetuesja
Si e mbronte Meta paktin e dyshes Berisha-Basha në 2010, argumentet e plota kundër rolit të Presidentit të Republikës dhe autorizimit të komisionit për të negociuar arritjen marrëveshjes kufirin detar, mbrojti edhe fshehtësinë e bisedimeve duke deklaruar se ‘bisedimet diplomatike të kësaj natyre janë përherë të rezervuara për publikun’.
1 Shtator 2020, 16:58 -
Takimi me Sekretarin e NATO-s, Merkel: Shumë e shqetësuar për konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë
Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe presidenti Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut.
27 Gusht 2020, 12:46 -
Kur PD-LSI bashkoheshin për t’i dhuruar detin Greqisë, si e mbrojtën Berisha dhe Meta paktin e firmosur nga Basha në Gjykatën Kushtetuese
Argumentet e plota të qeverisë PD-LSI në mbrojtje të paktit detar me Greqinë i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese pasi Shqipëria humbiste 354.4 km2 sipërfaqe ujore, sot Greqia pretendon të njëjtën hapësirë detare
27 Gusht 2020, 08:12 -
Zgjerimi i kufirit në detin Jon, qeveria shqiptare i kthen përgjigje Greqisë
Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare.
26 Gusht 2020, 19:51 -
Deklarata e kryeministrit grek për detin, Dervishi bën sqarimim shterues: Ja ç’thotë Konventa e së Drejtës së Detit
“Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje” ka deklaruar kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare të mbajtur ditën e mërkurë në parlamentin grek.
26 Gusht 2020, 16:17 -
Marrëveshja e detit me Greqinë, ministri i jashtëm vizitë në Shqipëri! Mitsotakis: Do të zgjerojmë kufijtë në Jon 6-12 milje, s'na ndalon askush
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Njoftimi është dhënë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe mësohet se në fokus të vizitës së tij do të jetë marrëveshja për detin.
26 Gusht 2020, 14:02 -
Marrëveshja e detit me Greqinë, ish diplomati Bashkurti: Fillimisht të ngrihet Gjykata Kushtetuese
Ish diplomati Lisen Bashkurti, thotë për Report Tv se përpjekjet për rinegociimin me diplomacinë greke për Marrëveshjen e Detit, duhet të përshpejtohen, por jo të nxitohen, pasi qeverisë i duhet të përballet me situatën e pandemisë dhe tërmetit.
13 Gusht 2020, 16:16 -
Marrëveshja e detit, Panariti: Të mbrohet sovraniteti, jo negociata nëse nuk keni të qartë interesat
Sipas Panaritit vendi ynë ka vepruar gjithnjë i ndodhur nën presion nga fqinjët më të fuqishëm dhe mban vetëm një pozicion mbrojtjeje, pasi nuk e ka të qartë se çfarë pret nga kjo marrëveshje.
11 Gusht 2020, 11:04 -
Greqia kërkon fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen për detin shqiptar
Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera në 2017 dhe 2018.
11 Gusht 2020, 10:08 -
Forum shkencor për kufirin detar me Greqinë, Sazan Guri: Marrëveshja, Shqipëria nën diktatin grek
Nga një forum shkencor që është mbajtur në Tiranë u ngrit shqetësimi për mënyrën se si Shqipëria është duke negociuar me Greqinë. Profesori Sazan Guri u shpreh se Shqipëria me këtë marrëveshje është duke humbur pasuri pasi mungojnë studimet për rezervat e naftës në detin Jon.
10 Nëntor 2018, 20:37 -
Pse hesht Sali Berisha për 'Paktin Detar 2', me Greqinë?
Informacionet që mbërrijnë nga vendi fqinj, të përkitura edhe me ato të Berishës, na rrëfejnë se e sotmja e Paktit Detar-2 është e përngjashme me atë të Paktit Detar-1. Prej këtij çasti Sali Berisha filloi të heshtë. E pabesueshme!
14 Tetor 2018, 17:48 -
Nikos Kotzias: Së shpejti mbyllim marrëveshjen me Shqipërinë për 'Detin'
“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 cështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”, u shpreh Kotzias nga Norvegjia ku ndodhet për një vizitë.
10 Shtator 2018, 21:49 -
Paskal Milo në ’45 minuta’: Ja 3 garancitë pse marrëveshja e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo i ftuar në "45 minuta" me gazetarin Denis Minga ka komentuar marrëveshjen Shqipëri-Greqi, çështjen e negociatave me BE-në dhe situatën politike në vend.
24 Korrik 2018, 18:37 -
Marrëveshjet me Greqinë, pas Ramës e Tsipras, takohen edhe Bushati me Kotzias
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias kanë zhvilluar një takim në Bruksel, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s. Dy ministrat e Jashtëm janë njohur nga grupet negociatore me ecurinë e çështjeve që po diskutohen.
11 Korrik 2018, 19:10 -
Deklarata e ministrit grek 'tërbon' Berishën: Rama-Bushati po falin detin, ja ç'po ndodh
Deklarata e ministrit greke, Panos Kammenos, se do të zgjerojnë ujërat territoriale, ka ‘tërbuar’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke ‘harruar’ situatën kaotike të krijuar në Kuvend nga opozita, Berisha tha se grekët s'pranojnë të negociojnë.
7 Qershor 2018, 11:36