-
Kukës/ 13 anëtarë të familjes Bresa në qiell të hapur, shtëpia u shemb nga rrëshqitja e dheut
13 anëtarë të familjes Bresa nga fshati Buzmadh i Kukësit prej marsit të këtij viti jetojnë në çadër pasi shtëpia e tyre është shembur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Temperaturat janë ulur, ndërkohë që kjo familje, e cila ka 8 fëmijë, çdo ditë e më shumë po i vështirësohet jetesa. Ata kanë bërë kërkesë për një banesë, por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
22 Tetor 2018, 16:57