-
Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme por e brishtë. Ai tha se 4600 trupa në kuadër të KFOR-it që vijnë nga 28 vende partnere dhe anëtare të NATO-s janë gati t’i përgjigjen çdo lloj sfide
15 Maj, 12:19 -
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve kriminale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet ish-zyrtari i policisë
Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.
15 Maj, 00:44 -
Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë
Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë më besnikët e bregdetit të Shëngjinit, ndaj këtë vit Bashkia e Lezhës ka vendosur që të organizojë në Prishtinë ceremoninë për çeljen e sezonit turistik
14 Maj, 13:45 -
Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”
14 Maj, 12:16 -
Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'
Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se vendet do të arrijnë marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit, pasi u shpreh se një takim i radhës do të mbahet këtë javë. Ai tha se nga Kosova dhe Serbia do të kërkojë kompromis
13 Maj, 22:51 -
Orgjosti fshati i izoluar në kufirin Shqipëri-Kosovë, banorët ecin malit me mushka, s’ka rrugë për makina! Thirrje dy Qeverive: Na shtroni 1 km asfalt!
Në Lindje të Shqipërisë jetojnë në izolim të plotë 900 banorë të fshatit Orgjost. Ata janë 6 km larg nga Kukësi dhe 1 km larg nga Dragashi i Kosovës, por në dy kahet rruga është e pa asafaltuar. Përmes Report TV kërkojnë nga dy qeveritë të asfaltojnë segmentin rrugor që i lidh me Dragashin.
13 Maj, 13:46 -
SPECIALE/ Fundjavë në Prizren, ‘kryeqytetin kulturor’ të Kosovës! Njohje me historinë, krojet e legjendave dhe realiteteve shqiptare
Ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Ky është Prizreni që ka bërë kuriozë udhëpërshkrues, historianë, gjeografë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët botuan shumë vepra për këtë trevë. Kjo urë lidhëse mes dy shteteve shqiptare është edhe një destinacion i afërt turistik për Shqipërinë
11 Maj, 07:43 -
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Komisioni Evropian ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tjera, do të kualifikohet për t’i pranuar pagesat nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, nëse i përmbush kushtet e kërkuara.
10 Maj, 22:29 -
Petkoviq akuzon Kosovën për 'shkaktim krizash'
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka kritikuar sërish Kosovën gjatë takimit me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, duke thënë se Kosova është “fajtorja e vetme që shkakton kriza”.
10 Maj, 17:45 -
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh
Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës mohoi çfarëdo sugjerimi “se lajmi rreth përfundimit të mandatit të (të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel) Escobar të ketë dalë nga qeveria e Republikës së Kosovës”.
9 Maj, 20:22 -
Anëtarësimi/ Çështja e Kosovës nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit te Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi.
8 Maj, 21:14 -
Escobar: Ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për KiE-në
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
8 Maj, 17:05 -
Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)
8 Maj, 12:39 -
Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.
7 Maj, 22:48 -
Eksperti: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.
4 Maj, 19:25 -
Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE).
4 Maj, 13:41 -
Petkoviç: Prishtina s’më lejoi të vizitoj veriun e Kosovës
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar që të vizitojë veriun e vendit për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.Petar Petkoviç deklaroi se kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës në manas
3 Maj, 14:43 -
Lihen punimet për shkollën e financuar nga bashkia Tiranë, ish-kreu i Komunës Preshevë: Shqiptarë brenda Luginës bashkëpunojnë me Vuçiç
Ish-kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i shkarkuar nga qeveria serbe njoftoi pezullimin e një projekti të financuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një shkolle në Luginë. Në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Arifi tregoi arsyet e ndalimit të punimeve.
3 Maj, 13:16 -
Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës
Me zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë nuk do të ndryshojë politika ndaj Kosovës, sepse ajo udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe jo nga kryeministri apo ministrat, thonë për Radion Evropa e Lirë analistët e çështjeve politike nga Kosova dhe Serbia, Artan Muhaxhiri dhe Ognjen Gogiq
2 Maj, 22:50 -
‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës
Prej disa kohësh Kosova po përjeton disa sanksione të vëna nga Bashkimi Europian dhe kjo sipas ekspertit për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafit, ka ardhur për shkak të “kokëfortësisë” së kryeministrit Albin Kurti.
2 Maj, 21:46 -
'Mëngjesit të 17 majit Kosova anëtarësohet në KiE', Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se java e dytë e muajit maj do të jetë më e vështira për shtetin e tij por edhe Republikën Serbe të Bosnjës, pasi do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
1 Maj, 22:05 -
Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë
Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e zbulimit Aleksandar Vulin, një politikan që mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur non-grata. Eksperti i njohur për çështjet e sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se me këtë veprim Serbia është rreshtuar kundër SHBA-së
1 Maj, 18:58 -
Vuçeviç: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në
Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviç, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE)
1 Maj, 15:41