-
Përplasjet mes Ministrisë së Brendshme dhe Metës ngrin prej dy muajsh vetingun në polici
2 qershori shënoi dhe seancën e fundit të Vetingut në polici, nga ai moment ky proces është ngrirë. Shkak është bërë kalimi i afatit ligjor dhe disa ndryshime në ligjin e vetingut në polici. Deri tani në këtë proces kanë kaluar 20 nga 300 gradat madhore që do duhet të vetoheshin deri më 30 qershor.
29 Korrik 2020, 17:03 -
Rishfaqet ‘makthi’ Theo Jacobs, fundos me një pyetje kryegjyqtarin e Matit për pasurinë, klane të korrupsionit nisin sulmet ndaj prokurorit belg
Pyetjet ‘përvëluese’ të vëzhguesit të ONM Theo Jacobs për Artan Çupin, Fatmira Hajdarin, Ridvan Hadon, Donika Prelën, Ema Gashin Arta Markun, Anita Jellën dhe Bujar Hotin, prokurori belg makthi i drejtësisë shqiptare
23 Korrik 2020, 18:05 -
4 vjet reformë në drejtësi, 16 arritjet nga largimi i 140 të korruptuarve deri tek ngritja e institucioneve të reja, mungon Byroja e Hetimit
Sot 4 vite më parë u miratuan ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën reformën në drejtësisë, zhvillimet më të rëndësishme në 4 vite për zbatimin e reformës, 3 institucionet që nuk funksionojnë plotësisht
22 Korrik 2020, 17:03 -
Frika nga vettingu, Gjin Gjoni jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë: Jam sulmuar nga qeveria, procesin e kalon ai që i shërben partisë (LETRA)
Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Report Tv ka siguruar letrën me argumentet që ka përdorur Gjoni për të justifikuar largimin para vettingut.
21 Korrik 2020, 12:32 -
Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting: U hetova mbesën dhe vëllezërit, Ina Rama dhe Natasha Mulaj të përjashtohen nga trupa
Ish-drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela është përplasur në sallën e Kolegjit të apelimit me gjyqtaret Ina Rama dhe Natasha Mulaj. Në seancën ku komisioneri publik kërkon shkarkimin e Prelës, ajo kërkoi dorëheqjen e Ina Ramës me argumentin se i ka hetuar mbesën dhe të Natasha Mulajt pasi i ka vënë në hetim vëllezërit. KPA nuk dha një vendim për këtë kërkesë ndërsa Prela kërkoi ri çelje të procesit për të.
17 Korrik 2020, 10:51 -
Gjyqtarja që i hapi derën e burgut Lul Berishës dhe Viktor Ymerit del para Vetingut, mesazhin që mori nga ish-ambasadori amerikan
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici do të njihet me dosjen e verifikimit të trefishtë në 16 korrik 2020, kolegët e saj që morën pjesë në lirimin e Lul Berishës janë shkarkuar nga detyra, së fundmi kryesoi trupin gjykues që vulosi mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, mori pjesë në gjykimin e dentistes mashtruese Olesia Duka
13 Korrik 2020, 17:33 -
Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Florenc Hoxhës
Karriera 20-vjeçare e Fatmira Hajdari në drejtësinë shqiptare, emërimi i mistershëm në vitet 2000 dhe ngritja në detyrë në vitin 2013 më vendim të Bujar Nishanit, nga sot nuk mund të shkelë më gjykatë si magjistrate.
18 Qershor 2020, 16:11 -
Lista e re me 118 gjyqtarë dhe prokurorë në Veting, nga Sallaku që mbylli dosjen e Bashës dhe CEZ deri tek Ibrahim Hoxha i dënuar për afera
Vetingu zbret në shkallën e parë të drejtësisë, në Veting edhe gjyqtari i 21 Janarit Besnik Hoxha si dhe gjyqtari Ded Miri i dënuar në vitin 1976 për vjedhje
16 Qershor 2020, 18:01 -
Fatmira Hajdari nuk justifikon 470 mijë USD pasuri, implikon edhe Ilir Metën! Theo Jacobs: Kam humbur të dielën duke lexuar dosjen tënde
Vendimi për fatin e Fatmira Hajdarit shpallet në 18 qershor, detaje tronditës nga dosja e pasurisë, fshehu ullishtë, apartament dhe aksione të djalit, nuk justifikon pallatin 10 kate që ndërtoi pa leje, justifikimet nga fajësimi i djalit deri tek dhembshuria e politikanëve dhe biznesmenëve që e kanë ndihmuar, si e ironizoi vëzhguesi ndërkombëtar për lokalin në Qytetin Studenti
15 Qershor 2020, 21:23 -
Shkarkohet Petrit Aliaj, gjyqtari që i hoqi Dritan Dajtit burgimin e përjetshëm, pasuria dhe ‘bëmat’ në drejtësi
Gjyqtari i Vlorës paraqiti 4 raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, por nuk i shpëtoi shkarkimit për probleme me pasurinë, Aliaj është shkarkuar edhe një herë në 2014, u kallëzuar për fshehje pasurie në 2015.
15 Qershor 2020, 18:41 -
Vettingu i zbuloi luksin: SHBA i refuzoi vizën! Fatmira Hajdari përlotet: Betohem për ndershmëri, Berisha më ndihmoi me kredi
Pasuria dhe viza rrezikojnë karrierën e të vesë së Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari, e veja e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarika dalë para vettingut ku është betuar për ndershmëri e ka kërkuar konfirmimin si gjyqtare e Apelit. Ndërsa hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,i zbuloi pasuri të pajustifikuara të saj dhe faktin se në vitin 2017, SHBA i revokoi vizën, kritere që mund t’i rrezikojnë karrierën.
15 Qershor 2020, 10:59 -
Të larguarit nga vettingu kërkesë Avokatit të Popullit: Shkarko Luan Dacin, verifiko disa anëtarë të tjerë
Të shkarkuarit nga procesi i vettingut kanë krijuar 'Shoqatën për Drejtësi', ku i kanë dërguar një kërkesë Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të shkarkojë Luan Dacin, i cili ka marrë vendimin për të larguar nga drejtësia disa prej tyre si dhe të bëjë verifikimin për një sërë drejtuesish të tjerë të vettingut.
9 Qershor 2020, 11:06 -
Shpëtoi Dritan Dajtin, u pagua nga Balili dhe u kallëzua për pasurinë, Perit Aliaj thirret për herë të katërt për t’u paraqitur në Veting
Pas dështimit të tre seancave, Komisioni i Vetingut thërret për herë të katërt gjyqtarin e Vlorës Petrit Aliajn për ta njohur me dosjen e kontrollit, gjyqtari paraqiti raporte mjekësore sikur ishte sëmurë, u shkarkua nga KLD në 2004 por u rikthye në detyrë
2 Qershor 2020, 17:46 -
Ekskluzive/ 44 dosjet që kishte në duar Luan Daci para se të merrej i pandehur nga SPAK
Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Apelimit Luan Daci kryeson trupin gjykues për shqyrtimin e 8 çështjeve, relator i 9 të tjera dhe anëtar në shqyrtimin e 27 dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkojnë konfirmimin në detyrë në Kolegj
29 Maj 2020, 16:09 -
Në 3 qershor para Vettingut/ Kush është Shpresa Beçaj nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë sot gjyqtare e Apelit Tiranë do dalë në 3 qershor para Komisionit të Vetingut. Meta e përmendi në vitin 2011 në videon me Priftin: Do flas unë me Shpresën, i çova vajzën në ambasadë. KLD me në krye Nishanin bllokoi për 5 vjet rikthimin e Shpresa Beçajt në drejtësi. Beçaj pjesë e trupi gjykues që mbylli dosjen e Bashës për lobimin rus disa ditë më parë
28 Maj 2020, 20:31 -
‘Gënjeu për notën mesatare’, Kushtetuesja shpëton nga shkarkimi gjyqtarin e Kolegjit Ardian Hajdarin
Anëtarët e Kolegjit të Vetingut Luan Daci dhe Ardian Hajdari akuzohen nga Bensik Cani për fshehjen e të shkuarës, Daci është marrë i pandehur nga SPAK, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat e Canit për t’i shkarkuar
26 Maj 2020, 16:54 -
Pas 2 muajsh 'pauzë' nga COVID-i, nis vettingu në polici me kreun e FLO-së! Probleme me pasurinë dhe gradat
Seanca e parë e Vettingut në radhët e policië, pas një pauze nga COVID-19, ka nisur me drejtuesin e forcave lëvizëse operacionale në policinë e shtetit, Sokol Bizhga. Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme rezultoi se Bizhga ka probleme me pasurinë, për të cilën e ka justifikuar se ka punuar në Itali në ndërtim, ku ka kursyer pjesën më të madhe të parave.
21 Maj 2020, 11:40 -
Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim
Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit mashtroi me të dhënat e tij për shkarkimin nga KLD, licencën e avokaturës dhe pagesën e taksave.
20 Maj 2020, 11:31 -
Gjykata Kushtetuese rrëzon Besnik Canin, shpëton nga shkarkimi anëtarin e Kolegjit të Vetingut Luan Dacin
Historia e përplasjes mes ish-anëtarit të KLP Besnik Cani që u shkarkua nga detyra dhe anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci që përfundoi në Gjykatën Kushtetuese
18 Maj 2020, 20:56 -
Gjykata Kushtetuese ‘vulos’ të shkarkuarit nga Vetingu, rrëzon padinë e ish-prokurorit që lunte bixhoz
Kushtetuesja i konsideron si të ligjshme vendimet e Komisioneve të Vetingut, refuzon të shqyrtojë në seancë padinë e ish-prokurorit Artur Selmani që deklaroi 10 mijë USD të ardhura nga lotaritë sportive
15 Maj 2020, 16:14