-
'Astiri'/ Opozita 'sfidon' ligjin! Arrestohet Klevis Balliu dhe 9 protestues, Basha: Nëse marrim 'JO' nga BE, ky është shkaku! (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestues janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele, pasi kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i ka penguar banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave. Ndërkohë, janë në hetim 5 protestues të tjerë. Kjo është hera e dytë që arrestohet Klevis Balliu.
13 Tetor 2019, 12:52 -
'PD-ja do bllokimin e rrugëve': E pajustifikuar prania e madhe e policisë te 'Astiri' , protesta është paqësore (VIDEO)
Partia Demokratike e ka cilësuar si të pajustifikuar praninë e forcave të shumta të policisë në protestën e banorëve të Astirit. Në një video të publikuar, ku fokusi është tek numri i lartë i uniformave blu te protesta e kësaj të shtune, PD-ja shkruhet se kjo protestë është paqësore, dhe se k
12 Tetor 2019, 19:06 -
Të lidhur me zinxhirë dhe gojën e mbyllur, protesta ndryshe e banorëve të 'Astirit' (FOTO-VIDEO)
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve Kodin Penal, protesta e Astirit ka ndryshuar formë. Pasditen e kësaj të shtune, banorët e "Unazës së Re", nuk kanë bllokuar rrugën, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre 12 muajve, por në mënyrë simbolike kanë mbyllur gojën me ngjitëse dhe kan&a
12 Tetor 2019, 18:54 -
Balliu nga 'Astiri': Protesta do vijojë, a do ketë kohë Policia dhe FNSH-ja të jetë këtu çdo ditë? (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë i pranishëm në çdo protestë të banorëve të Astirit, e ka cilësuar si një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama "blindimin" e Unazës së Re nga FNSH-ja dhe Policët. Ai ka akuzuar se policët janë të armatosur me armë, shkopa gome dhe gazlotsj
12 Tetor 2019, 18:28 -
Kordon policie tek Astiri për të ndaluar protestuesit të bllokojnë rrugën (FOTO-VIDEO)
Forca të shumta policie, të Rendit, FNSH-ja, kanë krijuar kordon mbrojtës në anë të rrugës, për të mos lejuar që protestuesit të dalin në mes të rrugës, siç e kanë bllokuar çdo ditë në gjithë këto muaj, çdo pasdite, përreth një orë, duke krijuar kaos
12 Tetor 2019, 18:23 -
Banorët e Astirit protestë në trotuar! FNSH i ndalon të bllokojnë rrugën /Video
Për herë të parë, me ashpërsimin e Kodit Penal, policia ka ndaluar banorët e zonës së "Astirit" që të bllokojnë rrugën, vepër penale që dënohet deri në 3 vjet burg, ndërsa deri më tani nga protestat e fundit, janë arrestuar 6 banorë, që kundërshtojnë projektit të Unazës së Madhe.
12 Tetor 2019, 18:17 -
Bllokuan rrugën, shoqërohen 5 protestues tek zona e Astirit/ PD: Policia po ushtron terror, prokruroria të zbatojë ligjin
Pesë protestues të Astirit janë shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia për shkak se kanë bllokuar rrugën në zonën e Unazës së Re. Përmes një deklarate PD thotë se Policia e Shtetit nuk lufton krimin dhe drogën, por ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re.
11 Tetor 2019, 20:30 -
Basha firmos kontratë me banorët e 'Astirit': Në shtator protesta popullore dhe dialog kombëtar
Kryetari i Partisë Demokratike shkoi pranë tyre, në rrugën ku do të ndërtohet Unaza e Re dhe ku kanë protestuar prej muajsh, duke thënë se përmes kësaj marrëveshje do të garantohet që ata të dëmshpërblehen për banesat e tyre sipas vlerës së tregut.
16 Gusht 2019, 20:00 -
Banorët e Astirit bllokojnë rrugën në 'Unazën e Re', gurë makinës së policisë dhe thyejnë xhamin e ambulancës (FOTO)
Shënohet një incident në protestën e banorëve të Astirit ku prezentë ishin edhe militantë dhe figura politike të opozitës. Mbrëmjen e së dielës, ata kanë dalë në protestë në zonën e Unazës së Re duke bllokuar qarkullimin dhe kanë qëlluar me gurë një automjet të forcave të Rendit për të kërkuar largimin e tyre nga zona.
21 Korrik 2019, 23:09 -
E përzunë nga lokali me ofendime, 2 'qytetarët' që shpërthyen ndaj Alimadhit...militantë të flaktë të opozitës (FOTO+VIDEO)
Deputeti i opozitës së re, njëherazi kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi është ndodhur në një situatë të vështirë teksa kishte zgjedhur të konsumonte një kafe.
11 Korrik 2019, 10:18 -
Doli dy ditë më parë nga burgu/ Balliu në krye të banorëve të Astirit drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët e Astirit janë nisur drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës së bashkuar. Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka dalë nga burgu dy ditë më parë. Të veshur me jelek portokalli fosforishent ato janë drejtuar godinës së Kryeministrit me thirrjet &qu
11 Maj 2019, 18:17 -
U konfrontuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re, zbardhen emrat e të shoqëruarve
Report Tv ka zbardhur emrat e personave të shoqëruar në komisariatin nr.6 pasi u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re. Mësohet se të shoqëruar janë Gazmend Koka, Arben Qyrani, Muharrem Rexha dhe Florian Protoduar
7 Maj 2019, 15:48 -
'Më sulmuan me shkelma te Astiri'/ Si protestuesit dhunuan nënën me foshnjën në makinë
Edlira është ndeshur me protestuesit 200 m larg rreth rrotullimit te Astirit te cilët kane zbritur nga trotuari kur kane pare lëvizjen e makinës se saj drejt tyre, pas hapjes se semaforit jeshil.
28 Mars 2019, 20:39 -
Kundër Ramës edhe kosovarët, Balliu: Kupa është mbushur, zjarrit i përgjigjemi me zjarr
Protesta që opozita shqiptare ka paraljamëruar të mbajë më gatë 16 mars para kryeministrisë, për rrëzimin e qeverisë Rama, pritet të mbledhë edhe qytetarë të Diasporës. Teksa mbështeti edhe në ditën e 127 të protestës, banorët e Astirit, deputeti Klevis Balliu tha se më 16 mars, opozita, tashmë jo parlamentare, "do t'i përgjigjet zjarrit me zjarr".
9 Mars 2019, 19:18 -
Protesta e opozitës, banorët e Astirit bashkohen me përfaqësuesit e PD
Protestuesve të opozitës që janë grumbulluar tashmë përballë parlamentit, i janë bashkuar edhe banorët e Astirit. Ata i janë bashkuar thirrjes së tyre që kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti.Ndryshe nga protesta e së shtunës e cila nisi me një tubim, gjatë ditës së sotme, prot
21 Shkurt 2019, 10:24 -
‘Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin të kota’, banori i Astirit në protestën e Diasporës
Një prej banorëve protestues i Unazës së re, tha se ata nuk protestojnë vetëm për vete, por për të gjithë shpatarët. Më tej shtoi se të gjithë duhet t’i mbështesin jo vetëm ata por dhe protestën e diasporës.“Ndryshimet e qeverisë së Ramës ishin
28 Dhjetor 2018, 19:07 -
Pas 40 minutash rrugë në këmbë, banorët e Astirit i bashkohen protestës së Diasporës
Pas rreth 40 minutash, protestës së Diasporës i janë bashkuar edhe banorët e zonës së Unazës së Re. Ata u nisën në këmbë nga Astiri, ku edhe kanë 55 ditë që protestojnë, për tju bashkuar shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë në protestën e tyre para godi
28 Dhjetor 2018, 17:52 -
Protesta në ditën e 54 te Unaza e Re/ Basha: U devijua rrjedha e Lumit për Begon, Veliaj të nxjerrë planin vendor të Tiranës
Protesta e banorëve në ditën e 54-të. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% dhe anulimin e plotë të projektit të Unazës së Madhe. I pranishëm ishte sërish Basha. Kryedemokrati përsëriti akuzat për Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn se kanë ndihmuar biznesmenin e akuzuar për trafik droge, Edmond Bego që të ndërtojë kompleks pallatesh.
26 Dhjetor 2018, 17:17 -
'Nesër denoncojmë aferën'/ Basha në protestë me banorët e 'Unazës së Re': Edmond Bego do ndërtojë pallat këtu
Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë një tjetër aferë, siç e quajti ai, te Unaza e Re në kryeqytet. Sipas kreut demokrat, Edmond Bego njeriu që u bë i njohur në media si i dënuar për trafik drogë që kishte miqësi me Taulant Ballën dhe kishte përfituar tendera nga qeveria, do të ndërtonte një pallat në "Unazën e Re". Banorët protestuan edhe sot në ditën e 45-të, duke bllokuar rrugën.
18 Dhjetor 2018, 17:28 -
Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen
Banorët e ndërtesës që në katin e parë shërbente për biznes zhvendosën të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe pranuan një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë
8 Dhjetor 2018, 10:09 -
Aksioni në ditën e katërt, vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, shemben disa ndërtime të tjera pa leje (VIDEO)
Në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, sot janë prishur disa objekte të tjera pa leje që shërbenin për aktivitete social-ekonomike. Gjithashtu makineritë e IMT kanë shembur edhe disa mure rrethuese të cilat përfshihen në gjurmën ku kalon projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Unazës së Re.
30 Nëntor 2018, 11:37 -
Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.
29 Nëntor 2018, 14:56 -
Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë për Protoduarin
Deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar, dhe se përdorimi i kapsollave nuk është i jashtëligjshëm.
25 Nëntor 2018, 13:48 -
'Kam prindërit e sëmurë', Prokuroria tërheq kërkesën e arrestit me burg për një prej të banorëve të Astirit
Burime për Report Tv brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi për protestuesit e dhunshëm, bëjnë me dije se Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për masën "arrest me burg" për Ruzhdi Dacin. Kjo pasi ai ka deklaruar në gjyq se kishte prindërit e sëmurë dhe se duhej të kujdesej për ta.
25 Nëntor 2018, 12:33 -
Protesta para gjykatës, banorët thirrje policisë: S’jemi kriminelë, rrini në rresht, ushqeni fëmijët me taksat e popullit (VIDEO)
Shqiptarja.com sjell pamje nga ambientet jashtë gjykatës, ku protestuesit i hakërrehen policisë së Shtetit, ku njëri prej tyre thotë se policia paguhet me taksat e popullit dhe se ata nuk duhet të qëndrojnë në rresht jashtë gjykatës.
25 Nëntor 2018, 11:24 -
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.
25 Nëntor 2018, 09:20 -
Protesta e banorëve tek Unaza e Re/ Deputetja e LSI-së Nora Malaj: Po shfaqet luftë civile
Ish-ministrja e Arsimit dhe deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka thënë se Shqipëria sot, i përgjan “lëndinës së lotëve”, ndaj shqiptarët sipas saj duhet të bashkohen për t’i dhënë fund mashtrimeve.
24 Nëntor 2018, 19:27