-
Projekti 'Unaza e Re', ARRSH: Vetëm 50% e atyre që kanë tituj pronësie, kanë depozituar dokumentet
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se deri më tani janë sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i "Unazës së Re" dhe se nga to, vetëm 50% kanë paraqitur dokumentin e pronësisë. Përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda i bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten dhe të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet e pronësisë pranë zyrave të ARRSH-së.
23 Nëntor 2018, 12:05