-
‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë
“Vija e Ngjalës”, në periferi të qytetit të Fierit është kthyer në shqetësim serioz për shëndetin e banorëve. Në kanal derdhen ujërat e zeza, hidrokarburet dhe mbetje urbane. Bordi i Kullimit pranon se nuk është pastruar prej 10 vitesh, ndërsa Ndermarrja e Ujësjellësit tha se ka një projekt për filtrimin e ujërave të zeza por nuk dihet se kur do të nisë zbatimi.
30 Nëntor, 16:23