-
Reshjet e shiut sjellin përmbytje në portin e Vlorës
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë përmbytje në qytetin bregdetar të Vlorës. Niveli i detit është rritur e për pasojë ka mbuluar dhe një pjesë të portit të Vlorës. Por reshjet e shiut fatmirësisht nuk kanë blloku
27 Dhjetor 2020, 14:10 -
Reshjet e shiut, përmbytje në portin e Vlorës! Pezullohen lundrimet për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë përmbytje në qytetin bregdetar të Vlorës. Kushtet e këqija atmosferike ka detyruar autoritetet detare shqiptare të pezullojnë lundrimet e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë. Moti pritet që të përmirësohet pas mesnatës së datës 30 dhjetor, por nuk ka ende një vendim se deri në çfarë date do të jenë të pezulluara këto lundrime.
27 Dhjetor 2020, 13:37 -
Dëbora zbardh qytetet/ ARRSH: Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i takon situatës në rrugët e qyteteve që këtë mëngjes të diele janë "pushtuar" nga dëbora. Lajmi i mirë është se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.
27 Dhjetor 2020, 10:58 -
Dëbora në qarkun e Kukësit, shtabi i emergjencave civile: Situata është nën kontroll! Rrugët nacionale nuk janë bllokuar
Për reshjet e dëborës në pjesën veriore të vendit, shtabi i emergjencave në Kukës civile bën me dije se situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur problematika. Ajo bën me dije se reshjet k
27 Dhjetor 2020, 09:13 -
Dëbora zbardh veriun e vendit! ARRSH: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset! Përmbytje në portin e Vlorës! Pezullohen lundrimet (VIDEO)
Dëbora ka zbardhur zonën verilindore të vendit tonë mëngjesin e kësaj të diele. Reshjet nisën gjatë orëve të vota të mbrëmjes së djeshme me intensitet të ulët, por pavarësisht, arritën që të vendosin shtresa.
27 Dhjetor 2020, 08:57 -
Dhjetor në mes të majit, Korsika, Kroacia dhe Bosnja zbardhen nga dëbora
Moti në Evropë është i pazakontë ndërsa temperaturat përveç Korsikës, Kroacisë dhe Bosnjes, kanë rënë ndjeshëm në Spanjë, Portugali dhe Qipro. Në Evropë do të rikthehet i ftohti, ndërsa Greqia dhe Ballkani, përfshirë vendin tonë, janë përballur me reshje të shumta shiu. Dhe në fundjavë, situata nuk do të jetë aspak më e mirë.
16 Maj 2019, 08:41 -
Rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës, këto janë akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
Mëngjesin e së martës i gjithë vendi është zgjuar nën reshjet e shiut dhe dëborës. Lagështira dhe trashësia e dëborës në disa akse rrugore kanë vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve. ARRSH i bën thirrje përdoruesve të rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
12 Shkurt 2019, 09:41 -
Shi dhe dëborë në të gjithë vendin, meteorologët: Reshjet prezente edhe në ditët në vijim
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim. Meteorologia Adiola Bani parashikon se reshjet e dëborës do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Sa i përket temperaturave, do të jenë konstante.
31 Janar 2019, 15:05 -
E bllokuar nga dëbora/ Zjarrfikësit transportojnë në spital vajzën e sëmurë në Gjirokastër (VIDEO)
Një rast urgjence shëndetësore është regjistruar në Gjirokastër. Një vajzë nga fshati Kolonjë ka shfaqur probleme dhe kjo ka bërë që familjarët të kërkojnë ndihmë. Autoambulanca nuk mbërriti dot për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora. Ishte ndërhyrja e zjarrfikësve që bëri të mundur transportimin e të miturës drejt spitalit.
10 Janar 2019, 11:10 -
Dëborë e dendur në Librazhd, qarkullimi në aksin nacional bëhet me zinxhirë (VIDEO+FOTO)
Qytetet si Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën petkun e bardhë të dëborës. Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë ku lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë. Report Tv sjell pamjet.
9 Janar 2019, 10:16 -
Moti i keq, probleme në disa zona në vend/ Thethi i bllokuar, s’ka probleme me energjinë elektrike
Thethi vazhdon të jetë i bllokuar. I pamundur kalimi i mjeteve. Banorët, të përgatitur për ndryshimet e motit. Nuk raportohet për probleme me energjinë elektrike, dhe ushqimin e bagëtive.
7 Janar 2019, 13:20 -
Krishtlindje të bardha/ Dëborë në Shkodër, bllokohet Thethi, 300 bujtina ngelen papunë (VIDEO)
Krishtlindje me dëborë. Reshje të dendura në Shkodër, Korcë, Pukë dhe Kukës. Nuk ka probleme ne Kukës dhe Pukë. Lëvizje e rënduar e makinave në Shkodër dhe disa rrugë në Korcë. Bllokohet hyrja në Theth, duke lënë papunë rreth 300 bujtina.
25 Dhjetor 2018, 11:55