-
Shëndetësia dha dritë jeshile, por shoqatat e transportit përçahen, rrethet rinisin nesër, Tirana kundër (VIDEO)
Qeveria merr vendim për hapjen e transportit publik. Por shoqatat në Tiranë thonë se nëse nuk shlyhet nga shteti kosto për zbatimin e protokolleve, nuk do të dalin në punë. Teksa transporti urban është në pikëpyetje, nesër nis transporti ndërqytetas.
23 Qershor 2020, 10:40 -
Mbaron gjendja e fatkeqësisë natyrore, por masat mbeten në fuqi! Manastirliu: Rihapet transporti publik! Maska, e detyrueshme në autobus (VIDEO)
Sot ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore, por kjo nuk duhet të ulë gatishmërinë për të përballuar koronavirusin. Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e masave për këtë faze të re të pandemisë. Sipas Manastirliut rregullat nuk do të ndryshojnë, nuk do lejohet grumbullimi dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi karantinimi për personat e infektuar me COVID.
23 Qershor 2020, 09:39 -
Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: Nuk fillojmë pa plotësuar kushtet, s’jemi bodyguard për zbatimin e protokollit
Transporti publik ende pa një datë për të rifilluar. Nga njëra anë ministria e transportit dhe komiteti teknik nuk japin lejë për të rinisur ky aktivitet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka për përhapjen e covid. Nga ana tjetër shoqata e transportit e cilëson të pazbatueshëm protokollin e autoriteteve dhe nuk ka marrë garancitë financiare për të përballuar gjendjen ekonomike ku ndodhet.
22 Qershor 2020, 16:19 -
Hapja e transportit publik 'peng' i përplasjes mes qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve për COVID-in
Hapja e transportit publik ka shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, duke mbajtur 'peng' këtë shërbim, punonjësit e të cilëve kanë zhvilluar protesta edhe ditën e sotme.
17 Qershor 2020, 20:16 -
Protokolli i sigurisë/ Distanca 1 metër në transportin qytetas, shoferi dhe të gjithë udhëtarët duhet të jenë me maska dhe doreza
Tre protokolle do të zbatohen për transportin publik që zyrtarisht duhet të rifillojë të hënën. Në protokollin për transportin qytetas thuhet se, qytetarët në autobus duhet të respektojnë distancën 1 metër, përveç atyre që janë nga një familje, pra nuk nivel të përcaktuar se sa pasagjer lejohen.
12 Qershor 2020, 16:47 -
Shoqatat e transportit sërish protestë nesër përpara Ministrisë së Infrastrukturës: Plotësoni kërkesat që të rifillojë transporti
Ditën e nesërme shoqatat e transportit do të protestojnë përsëri përpara Ministrisë së Infrastrukturës në orën 10 të mëngjesit për shkak se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.
9 Qershor 2020, 16:10 -
Rama prezanton paketën e ndihmës për transportin publik: Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës
Transporti publik është një ndër aktivitetet që vijon të jetë akoma e mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-it dhe që ka pësuar shumë dëmtime ekonomike. Më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore nën masat anti-covid.
8 Qershor 2020, 18:50 -
'Të gjithë me maska'/ Me 15 qershor hapet transporti publik! Rregullat që duhen zbatuar (VIDEO)
Pas më shumë se 3 muaj i mbyllur, me 15 qershor do të hapet transporti publik, e megjithatë autobusët do të funksionojnë me rregulla të rrepta anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ka prezantuar edhe 3 rregullat kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik.
7 Qershor 2020, 14:29 -
Vlorë, punonjësit e transportit publik në protestë: Duam pagën e luftës, kemi 3 muaj pa punë (VIDEO)
Rreth 50 punonjës të transportit publik në Vlorë kanë protestuar ditën e sotme para Prefekturës Vlorë për të kërkuar pagën e luftës. Punonjësit shprehen se puna e tyre u mbyll që më 12 mars, por edhe pse kanë aplikuar për të përfituar pagën e luftës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
26 Maj 2020, 13:30 -
Dy muaj bllokim, transporti publik gati për punë! Jo më shumë se 25 veta në autobusë
Transporti publik po bëhet gati për të rinisur punën. Rixhin Qoshja kreu i shoqatës kombëtare të transportit qytetas tregon se nuk ka ende një protokoll sigurie dhe një datë fike për të filluar, por subjektet private kanë marrë masat anticovid. Si dhe po mendohet aplikimi i biletës elektronike.
21 Maj 2020, 17:07 -
Covid, Italia bonus deri në 500 euro nëse blen një biçikletë! Ofertat e qeverive europiane për qytetarët (VIDEO)
Ndërsa vendet në të gjithë Evropën fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit të ndërmarra si pasojë e koronavirusit, një pyetje kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin të sigurt, pa rrezikun e infektimit
12 Maj 2020, 10:27 -
"Gjysmën e njerëzve i merr zvarrë, aty plas derri jo robi..." Çfarë ndodh çdo ditë në udhëtimet me autobus në Tiranë (VIDEO)
Çdo mëngjes qytetarët e Tiranës përballen me vonesat e autobusëve të cilët nuk respektojnë oraret. Për Report Tv qytetarët shprehen se duhet të presin mbi 15 minuta dhe kjo bëhet shkak që të mos kapin orarin e punës dhe të shkollës.
30 Tetor 2019, 17:21 -
Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, bosi i urbanëve urdhër djalit: Digj dokumentet! Justifikimi: Fajin e kanë fatorinot
Zbardhen përgjimet e skandalit për falsifikimin e 105 mijë biletave të urbanëve. Dëshmitë e pronarëve të autobuzave. Ishte informacioni i mbëritur tek Tatimet, që pikasi falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.
30 Gusht 2019, 07:40 -
Biletat false/ 'Bosët' e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti
Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.
29 Gusht 2019, 11:41 -
Balluku tryezë me shoqatat e transportit: Rregullim të linjave të transportit publik
Ministrja tha se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje, teksa i ftoi përfaqësuesit e transportit publik që të bëhet pjesë e procesit. Balluku theksoi se paketa e re që do të hartohet ka për qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë për qytetarët.
24 Mars 2019, 12:43 -
Problemet e transportit publik në Tiranë, qytetarët: Vonesa në stacione, kushte të këqija e faturino arrogantë
Transporti publik në Tiranë vijon të mbetet problematik, kryesisht nga neglizhenca e operatorëve që ofrojnë këtë shërbim. Qytetarët ankohen për vonesa në stacion, si dhe për kushte të këqija. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës bën me dije se në çdo rast janë marrë masa administrative ndaj kompanive abuzuese.
14 Janar 2019, 16:23