-
Me shtëpi të rrënuar dhe dy fëmijë të sëmurë, familja e varfër në Kukës apelon për ndihmë
Një familje e varfër në fshatin Kolosian të Kukësit rrezikon të mbetët pa shtëpi pasi gjendja e saj është tërëshit e amortizuar. Familja e Izet Spahiut prej më shumë se 10 vitesh jeton në kushte të vështira, por këtë dimër ata janë në rrëzikë për jetën. Apeli i kryefamiljarit është për një strehë, ndërsa kërkon ndihmën e ministrisë së Shëndetësisë pasi dy nga 4 fëmijët e kësaj familje janë të sëmurë.
12 Janar 2019, 22:02