-
Sezoni turistik/ Klosi: Jemi larg zbatimit të ligjit! 24 qershor - 20 korrik, inspektime në rrepta në bregdet
Në mbledhjen e Task Forcës, ku të ftuar ishin edhe gazetarë, drejtues dhe autorë të programeve të ndryshme televizive, ministri Klosi kërkoi verifikimin e lajmeve përpara transmetimit, pasi turizmi është një sektor i ndjeshëm, që kërkon kujdes përndryshe mund të ketë pasoja negative tek turistët.
20 Qershor 2019, 17:51 -
Mblidhet Task Forca e Turizmit në Berat, Klosi: Gati dy projekte të mëdha
Në mbledhjen e radhës të Task Forces se turizmit, ne qarkun e Beratit, ministri foli për problematikat e evidentuara gjate vitit turistik 2018 dhe investimet e ardhshme te qeverise për të zhvilluar këtë pol të rëndësishëm turistik të vendit, ose siç e quan ministri, një pikë të çmuar për të gjithë Ballkanin.
19 Qershor 2019, 15:08 -
Klosi në Përmet: Vjosa së shpejti 'Zonë e Mbrojtur'
Ditën e sotme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Përmet, aty ku u prezantua projekti Aquanex, i cili parashikon evidentimin e problematikave në mjedis. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi, se do punohet që zona e sipërme e Vjosës të shpalllet Zonë e Mbrojtur.
18 Qershor 2019, 16:04 -
Çelet sezoni turistik në Sazan-Karaburun, realizohet udhëtimi i parë me anijen turistike Liburna
Në Ditën Botërore të Mjedisit, ministri Klosi, i shoqëruar nga kryetari i bashkise Vlorë dhe prefekti i qarkut çelën sezonin turistik 2019-të në Sazan-Karaburun, ku gjithashtu bënë udhëtimin e parë turistik me anijen Liburna, të inauguruar një javë më parë.
5 Qershor 2019, 15:24 -
Mijëra të huaj marrin pjesë në festivalin UNUM, Klosi: Shqipëria në axhendën muzikore europiane (VIDEO)
Me mijëra turistë të ardhur nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike Unum në Shëngjin. Në këtë festival performuan më shumë se 50 DJ të huaj, ndërsa mbrëmjen e së enjtes këtij eventi iu bashkua edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
2 Qershor 2019, 18:25 -
Shqipëria së shpejti me zyrë për menaxhimin e kimikateve/ Klosi: Bëjmë ligj me standarde BE-je
Së shpejti Shqipëria do të ketë një zyrë për kimikatet. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Mjedisit Blendi Klosi i cili theksoi se për herë të parë në vendin tonë po hartohet një listë për kufizimin e kimikateve, e cila do të kufizojë riskun në mjedis dhe popullatë.
28 Maj 2019, 13:40 -
11-vjetori i parkut 'Shebenikë-Jabllanicë', Balla: 28 mijë vizitorë vetëm në vitin 2018
Për ditëlindjen e 11-të të parkut “Shebenikë-Jabllanicë” Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra u bënë bashkë në festën lokale të organizuar nga drejtoria e Zonave të Mbrojtur.
26 Maj 2019, 13:53 -
Klosi: Deri në heqje lirie për ata që shfyrtëzojnë pyjet ilegalisht
Blendi Klosi ka thënë se projekt ligji parashikon për përshkallëzimin e dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licences, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore.
24 Maj 2019, 13:50 -
Ende ndotin detin! Bizneset në Durrës derdhin ujërat e zeza në gropa septike
"Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bëjnë ende shkarkimet e ujërave të ndotura në gropa septike", tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, në një mbledhje të Task-Forcës së Turizmit në qytetin bregdetar .
21 Maj 2019, 13:32 -
Balluku dhe Klosi me banorët: Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës
HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Cepo në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.
25 Prill 2019, 15:38 -
Turizmi/ Klosi: Problem ndotja akustike dhe mbetjet urbane, brenda muajit ndahen plazhet
Pas Velipojës, ministri Klosi u ndal në Sarandë, me Task Forcën e përbërë nga prefekti, strukturat e mjedisit dhe aktorë lokalë, në zbatim të vendimit të ri të qeverisë për “Stacionet e Plazhit”, i cili shton detyrimet ligjore në kontratat me operatorët privatë, për të siguruar me kushte konkrete jetën e qytetarëve, higjienën, sigurinë ushqimore, ndarjen e shezllonëve, si edhe respektimin e orareve, që kufizojnë apo lejojnë muzikën në bregdet.
23 Prill 2019, 16:13 -
Turizmi/ Klosi te '5 Pyetjet': Dyndje polakësh, kemi paketën më të mirë në rajon, s'ka krizë politike
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv u shpreh se këtë sezon pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë në krahasim me vitin e kaluar.
22 Prill 2019, 21:05 -
1000 vullnetarë për të pastruar Kepin e Rodonit
Klosi: Lufta kundër pisllëkut, është lufta më e rëndësishme që kemi sot, në prag të sezonit të ri turistik. Operacioni i pastrimit do të vijojë në të gjithë bregdetin shqiptar. Nasto: Task Forca e Durrësit do të ndërmarrë disa aksione pastrimi, në: plazhe, rrugë, ura
19 Prill 2019, 17:38 -
Ministri Klosi: Turizmin ta kthejmë në industri, synohet rritja me 35%
Kthimi i turizmit në industri është cilësuar si një nga sfidat kryesore të Ministrisë së Turizmit për vitin 2019. E ndrësa gjatë vitit të kaluar Shqipëria shënoi rritje me 20 % të numrit të turistëve, për këtë vit synimi është rritja me 35%. Minitri Blendi Klosi nuk ka kursyer dhe kritikat ndaj pushtetit qëndror e lokal që sipas tij duhet të bëjnë më tepër për këtë sektor. Ndërkohë krahas promovimit, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe investimet konsiderohen si element kyç.
6 Prill 2019, 18:24 -
Iniciativë për të shpallur shpellat monumente të mbrojtura! Klosi: Si t'i shfrytëzojmë për turizëm
Ministri Klosi prezantoi në një dëgjesë publike me speleologë, profesorë dhe ekspertë të shpellave, projektvendimin për “Rregullat, kriteret dhe procedurat për përdorimin e shpellave për qëllime turistike”, në fshatin Pëllumbas, pranë shpellës së famshme të Pëllumbasit.
4 Prill 2019, 20:22 -
Mbyllen 12 gurore dhe 26 furra gëlqereje në Malin e Krujës, Klosi përplaset me pronarët (VIDEO-FOTO)
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi pati një një debat me një nga biznesmenët e zonës, Qamil Babasi gjatë inspektimit të punimeve në Malin e Krujës, në aksionin e nisur ditën e djeshme nga IKMT për prishjen e 12 guroreve dhe 26 furrave të gëlqeres.
2 Prill 2019, 12:30 -
Ministri Klosi në aksionin e pastrimit në plazh: Kërkoj angazhimin e shoqërisë civile
Ministria e Turizmit po merr masa që sezoni turistik ta gjej bregdetin shqiptar të pastruar dhe të përshtatshëm për plazh. Ministri Blendi Klosi tha se do të ndërmerren operacione pastrimi në të gjithë bregdetin, ndërkohë kërkoi dhe mbështetjen e pushtetit lokal për mirëmbajtjen e plazheve.
30 Mars 2019, 22:10 -
Klosi: Besimi që na dhatë i bëri kundërshtarët tanë të kapitullojnë
Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh në fjalën e tij në seancën e parë të kongresit, se PS është e vetmja forcë politike ku mund të mbështeten shqiptarët pasi në drejtimin e tyre janë ndërmarrë reforma që kanë sjellë zhvillim."Reformat tona i dh
23 Mars 2019, 11:13 -
Sugjeroi dhënien e nënshtetësisë për dy indianët në kërkim, Klosi pa përgjigje për gazetarët
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i është shmangur interesit të gazetarëve lidhur me sugjerimin ndaj presidentit për dhënien e shtetësisë të dy vëllezërve indianë, investitorë në Shqipëri, të cilët janë në kërkim nga India për pastrim të parave, me dyshime të forta se fshihen ende në vendin tonë.
23 Mars 2019, 10:45 -
Klosi: TEC-i pranë qytetit të Korçës, nuk do të bëhet kurrë
Nga Korça, ministri i Turizmit Blendi Klosi, foli për termocentralin që do të ndërtohej në këtë qytet, por që më tej leja nuk u dha për shkak të dëmeve mejdisore që shkaktonte. Opozita ka ngritur spekulime se pas vendimit për revokimin e lejes mjedisore, TEC-i do të ndërtohej sërish, por ministri garantoi se heqja e lejes është e parevokueshme.
18 Mars 2019, 18:54 -
Klosi: Mundësitë për të jetuar dhe fituar në Berat, pritet të çelen qindra vende pune
Ndersa foli ne studion e ERTV per perspektiven e punesimit ne zone, Ministri Blendi Klosi siguroi se fillimi i procesit te nxjerrjes se naftes nga kompania SHELL ne Shpirag, do te sjelle qindra vende te reja pune me paga shume te larta.
17 Mars 2019, 14:38 -
Klosi i refuzon lejen mjedisore kompanisë që do ndërtonte TEC në Korçë, Basha mosbesues
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, firmosi refuzimin e lejes mjedisore për një Termocentral pranë qytetit të Korçës. Një ditë më parë ishte kryetari i Bashkisë së Korçës Ligoraq Karamelo që përmes një letre i kërkoi ministrit të mos aprovojë TEC-in me argumentin se ndot mjedisin.
11 Mars 2019, 13:55 -
Skrapar/ Banorët në protestë, Caka-Klosit: Buxheti mbahet peng nga një individ me diplomë false
Banorët e Bashkisë së Skraparit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi prej muajsh është bllokuar buxheti duke lënë pezull punën në të gjitha institucionet e këtij qyteti, mes të cilëve edhe kopshtet dhe shkollat.
6 Mars 2019, 12:42 -
Sezoni turistik, prezantohet paketa për rritjen e sigurisë në plazhe
Blendi Klosi prezantoi nismat e reja me qëllim rritjen e sigurisë në plazhe. Ministri u ndal edhe tek menaxhimi i plazheve publike dhe private, ndërsa kërkoi që gara politike mos të ndikojë në mbarvajtjen e sezonit turistik.
26 Shkurt 2019, 14:39 -
Turizmi/ Klosi fton biznesin e huaj që të investojë në Shqipëri: Po negociojmë me 15 emra të njohur
Potenciali turistik që të ofron Shqipëria ka bërë që dhe shërbimi i hotelerisë të shihet si një mundësi e mirë investimi e bizneseve të huaja. Në konferencën ndërkombëtare të hotelerisë të zhvilluar në Beograd, ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi ka thënë se kanë nisur investimet e para, ndërkohë që është prezantuar dhe një paketë e përbashkët turistike.
22 Shkurt 2019, 15:17 -
'Dajti n’Fest' bashkon qytetarët, Veliaj: Dallëndyshe e parë, së shpejti hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive
Pas festës lokale të pijes së verës në Prespë, një tjetër festë lokale e shndërroi Dajtin, në një arenë të jashtëzakonshme festive me të ftuar e qytetarë ku morën pjesë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të vazhdohet të investohet në projekte te reja dhe ai i rradhes do jetë ai i shtimit të ambienteve të reja sportive.
10 Shkurt 2019, 13:28 -
Paketa e gjelbër/ Klosi: Edukimi i brezave, mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ishte këtë të martë në kuadër të nismës "Krijo oksigjenin tënd" në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”, ku shpërndau librin "Paketa e Gjelbër", ndërsa u bëri thirrje nxënësve, që më 1 mars, ditën e pemëve të mbjellin nga një pemë, pasi kjo është mënyra më e mirë për edukimin e brezave me dashurinë për natyrën dhe mjedisin.
29 Janar 2019, 15:26 -
Rehabilitimi i zonave të mbrojtura/ Klosi: 1500 pemë i shtohen Parkut Kombëtar të Llogarasë
Në vijim të nismës për mbjelljen e sa më shumë pemëve, 1500 fidanë i janë shtuar Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ishte të dielen në Llogara ku ftoi të gjithë qytetarët të kontribuojnë për një Shqipëri sa më të pastër e të gjelbër.
27 Janar 2019, 15:53